AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Si të parandalojmë demokracinë ku ‘fituesi i merr të gjitha’

Kaushik BasungaKaushik Basu
8 years më parë
në Analiza, Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Ivana Dervishi.

“Fuqia e të pafuqishmëve” ka një rol kyç për të luajtur në shpëtimin e demokracisë. Ndryshe nga korporatat dhe partitë politike, qytetarët e zakonshëm nuk janë të kyçur në lojën “fituesi i merr të gjitha”, pasi ata mund të ndërmarrin zotime të vogla morale pa vuajtur kosto të patolerueshme.

Foto ilustruese: Ivana Dervishi.

Demokracia është në krizë. Lajmet e rreme dhe pretendimet false për lajme të rreme shqetësojnë ligjërimin publik, ndërkohë që partitë politike po tregohen gjithnjë e më të gatshme të përdorin ksenofobinë dhe strategji të tjera malinje për të fituar zgjedhjet. Në të njëjtën kohë, fuqi revizioniste si Rusia e Vladimir Putin kanë rritur përpjekjet e tyre për të ndërhyrë në zgjedhje përgjatë gjithë Perëndimit.

Rrallëherë Shtetet e Bashkuara kanë parë sulme të tilla të ashpra në sistemin e vet politik dhe rrallëherë ka parë bota të tilla nivele në kohë paqeje.

E megjithatë, kriza e demokracisë nuk është krejt e re. Kur isha student në Delhi në fillim të viteve ’70, supozohej shpesh se Shtetet e Bashkuara ishin “të pranishme” në zgjedhjet indiane. Atëherë si edhe tani, thashethemet e qarkulluara në kanalet informale të komunikimit e bënin të vështirë dallimin e fakteve nga trillimi për qytetarët e zakonshëm. Shakaja-e cila nuk ishte gjithmonë një shaka-ishte se nëse dyshoje për dikë që ishte agjent i CIA-s, duhej të telefonoje menjëherë zyrën indiane të shërbimeve sekrete, por nuk duhej të habiteshe nëse i njëjti person do të përgjigjej në telefon.

Thënë këtë, ngjarjet e ditëve të sotme janë ngritur në një nivel tjetër. Mbretëria e Bashkuar do të lërë së shpejti Bashkimin Europian, me apo pa një marrëveshje formale të daljes. Ndërsa Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë një luftë tregtare në rritje, e cila mund të pasohet nga një luftë e dobësimit të monedhës. Si mund të ndodhin të gjitha këto në demokraci dhe çfarë mund të bëhet?

Për pyetjen e parë, një hipotezë është se teknologjitë e reja dixhitale janë duke ndryshuar incentivat strukturore të korporatave, partive politike dhe institucioneve të tjera të mëdha. Merreni në konsideratë çështjen e korporatave. Pasuria e të dhënave të pronësisë mbi preferencat dhe sjelljet e konsumatorëve po prodhon të ardhura kaq masive sa një numër i vogël gjigandësh janë duke monopolizuar tregjet. Në fjalë të tjera, tregjet janë gjithnjë e më shumë të orientuara në lojën “fituesi i merr të gjitha”; korporata të ndryshme mund të konkurrojnë, por plaçka i shkon fituesit.

Demokracia elektorale është duke lëvizur në të njëjtin drejtim. Përfitimet nga fitorja e zgjedhjeve janë bërë kaq të mëdha saqë partitë politike do të zhyten në nivele edhe më të ulëta për të shënuar një triumf. Dhe njësoj si korporatat, ato mund ta arrijnë këtë me ndihmën e të dhënave mbi preferencat dhe sjelljet elektorale dhe me strategji të reja për të targetuar zgjedhësit e zonave elektorale.

Kjo përbën një dilemë për partitë politike dhe politikanët me qëllim të mirë. Nëse një parti “e keqe” është e gatshme të nxisë urrejtjen dhe racizmin për të rritur shanset e veta të fitores, ç’duhet të bëjë një parti “e mirë”? Nëse i përmbahet parimeve të veta, mund të përfundojë duke ceduar fitoren te një parti “e keqe”, e cila do të bëjë edhe më shumë dëme sapo të marrë qeverisjen. Një parti “e mirë” mundet kështu të përpiqet ta parandalojë këtë rezultat duke zbritur shkallën morale, duke precipituar në një garë të ulët. Ky është problemi me çdo lojë ku fituesi i merr të gjitha. Kur vendi i dytë nuk ofron asnjë përfitim, kostoja e shfaqjes së kufizimit të njëanshëm mund të rritet në mënyrë të padurueshme.

Por ky nuk është një problem aq i pashpresë sa ç’duket. Në ditën e krizës së sotme të demokracisë, ne do të bënim mirë të rilexonim esenë e vitit 1978 të Vaclav Havel “Fuqia e të pafuqishmëve”. I publikuar fillimisht si një kopje klandestine e kontrabanduar jashtë Çekosllovakisë, eseja përmban një argument të thjeshtë por bindës. Diktaturat dhe format e tjera në dukje të plotfuqishme të autoritarizmit mund të duken struktura të mëdha hierarkike, por në analizën finale ato janë thjesht rezultat i besimeve dhe zgjedhjeve të njerëzve të zakonshëm. Haveli nuk i kishte mjetet e teorisë së ekonomisë moderne për ta demonstruar argumentin e tij formalisht. Në librin tim të ri, Republika e Besimeve, tregoj se thelbi i argumentit të tij mund të kthehet në strukturë zyrtare duke përdorur teoritë elementare të lojës. Kjo tregon nga ana tjetër se individët e zakonshëm kanë alternativa morale, të cilat mund të jenë të padukshme për lojtarët e mëdhenj institucionalë.

“Fuqia e të pafuqishmëve” ka një rol kyç për të luajtur në shpëtimin e demokracisë. Ndryshe nga korporatat dhe partitë politike, qytetarët e zakonshëm nuk janë të kyçur në lojën “fituesi i merr të gjitha”, pasi ata mund të ndërmarrin zotime të vogla morale pa vuajtur kosto të patolerueshme.

Konsideroni çështjen e një fabrike të prodhimit të këpucëve në një vend në zhvillim. Nëse janë vetëm dy kompani në sektor, ajo që refuzon të shkelë standardet minimale të punëtorëve rrezikon ta humbasë të gjithë tregun nga një konkurrent imoral, i cili në fund mund t’i shesë këpucët e tij më lirë. Por nëse konsumatorët tregojnë se ata do të paguajnë diçka më shumë për këpucët e prodhuara pa shkelur standardet e punës, ata mund t’i japin fund avantazhit të kompanisë imorale.

E njëjta dinamikë aplikohet edhe në votime. Pjesa më e madhe e teorisë klasike të votimit, e hartuar nga Harold Hotelling, statisticien dhe teorist ekonomik dhe Anthony Downs, ekonomist dhe teorist politik supozon se njerëzit votojnë për interesin e tyre personal. Megjithatë, nëse qytetarët do të vendosnin të votonin për interesin e tyre brenda kufizimeve të një kodi moral, praktikat imorale të fushatave do të përballeshin papritur me kosto në vend që të shënonin një avantazh. Një pikëpamje e ngjashme është shprehur në kujtimet e papërfunduara të Sebastian Haffner, Sfidoni Hitlerin. Siç e thotë Cass Sunstein në komentin e Haffner, “mbrojtja e fundit kundër aspiruesve autoritarë dhe ujqërve të të gjitha llojeve qëndron në ndërgjegjen individuale”.

Që qytetarët e zakonshëm të zhvillojnë dhe të drejtohen nga kode të tilla morale, nevojitet së paku edukim më i mirë qytetar, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë fuqinë e heshtur që ata zotërojnë, ndërkohë që përdoruesit e platformave dixhitale mësojnë të kontrollojnë burimet e lajmeve që ata hasin.

Unë besoj se ka korporata dhe parti politike që dëshirojnë në fakt t’u përmbahen standardeve minimale morale, por nuk munden nga frika e humbjes së gjithçkaje. Ata duhet të investojnë para për të ndikuar në ndryshimin që demokracitë tona kanë nevojë. Votuesit duhet të mësojnë se vendimet e tyre elektorale apo ato të konsumit mund të ndryshojnë rrënjësisht natyrën e lojës që bëjnë korporatat dhe partitë politike. E ardhmja e demokracisë është në duart e qytetarëve të saj.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. How to Prevent Winner-Takes-All Democracy.

Etiketa: AnalizëdemokracidemokraciaIvana DervishiKapitalizmikostoKrizalajmeLigjmarrëveshjeMbretëria e BashkuarMbrojtjaPabaraziaParapasuriaProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëPutinRusiaSHShtetet e BashkuarastudentVendimetVladimir PutinvotuesitzgjedhjeZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Temperaturat e larta zhvendosin foletë e breshkës detare në Shqipëri (Video)

Temperaturat e larta zhvendosin foletë e breshkës detare në Shqipëri (Video)

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.