AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Artizanet kthejnë në suvenire atraksionet turistike të Beratit

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
8 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Suvenir i përgatitur nga qëndistarja Shqiponja Hysko. Foto: Eriola Azizolli.

Shqiponja Hysko, një qëndistare 49-vjeçare i kthen bezet e bardha të pambukut në suvenire që tregtohen tanimë në të gjithë botën-dhe bashkë me 50 artizanë të tjerë mbajnë gjallë traditën e zejeve në zonën e Beratit.

Suvenir i përgatitur nga qëndistarja Shqiponja Hysko. Foto: Eriola Azizolli.

E zhytur mbi një copë të bardhë pambuku, Shqiponja Hysko, 49-vjeç po i jep dorën e fundit qëndisjes, ku duket tanimë ura e Goricës. Përmes mjeshtërisë së saj dhe ngjyrave të penjëve, një nga objektet më të njohura të qytetit të Beratit kthehet në një suvenir të veçantë.

“Kjo qendisje që bazë ka copën e bardhë dhe penjtë me ngjyra, molinetë, do të shkojë në Amerikë, pasi e ka porositur një emigrant beratas,” thotë me krenari Hysko, ndërsa është duke përfunduar këmbën e fundit të urës mbi copë.

Qëndisja është pasioni i saj, por Shqiponja Hysko e ka kthyer atë prej vitesh në një profesion që i siguron të ardhura për familjen. Artizania i tha BIRN se historia e saj nisi fillimisht me punëdore për të zbukuruar shtëpinë dhe pajat e kushërirave, ndërsa sot ajo është ndër të pakëtat që mban veten dhe shtëpinë me shitjen e punëve të saj.

Hysko është gjithashtu pjesë e shoqatës së artizanëve të Beratit, të cilët falë organizimit në qendrën “Margarita”, ia kanë dalë të promovohen dhe të bëhen pjesë e tërheqjes turistike të Beratit. Bashkë me 50 artizanë të tjerë të qendrës në zanate të ndryshme, ata prodhojnë suvenirë që jo vetëm i ndihmojnë të mbajnë familjet, por edhe të jenë pjesë e atraksionit turistik të qytetit, ndërsa punimet e tyre udhëtojnë në të gjithë botën.

49-vjeçarja është në gjendje të “pikturojë” gjithçka me penj; nga lagjet muze, kishat e vjetra dhe xhamitë- simbole të qytetit, por dhe kujtime personale, të cilat shndërrohen më pas në punime me shumë vlerë.

Shqiponja Hysko në panairin e artizanëve në Sarandë. Foto: Facebook.

“Kam qenë jo më shumë se 13 vjeç kur mësova të qëndis nga gjyshja ime,” thotë Hysko, ndërsa shpjegon se pasionin e saj e ushqeu edhe fakti i të qenit pjesë e një

familjeje artizanësh. Nëna punonte me shtiza ndërsa babai i saj thurte shelgun për

të krijuar zbukurime.

Prej momentit që mësoi të krijonte vizatime e detaje të imëta mbi copë, ajo nuk u nda prej saj. Të gjitha mbulesat, çarçafët, jastëkët dhe çdo zbukurim për shtëpinë qendisej prej saj. Pasi punoi për disa vite në Kombinatin e Tekstileve në Berat, Hysko e gjeti veten pa punë në filim të viteve ‘90. Qëndistaria iu bë në këtë kohë mjet mbijetese.

Hapja e Shqipërisë me botën bëri që punimet e artizanes të kalonin kufinjtë dhe kjo e shtyu atë drejt mundësisë për të shtuar të ardhurat nga puna e saj.

“Fillimisht kam qendisur për të afërmit që u larguan në Itali dhe Greqi. Isha e papunë, kohë kisha plot dhe e vetmja gjë që mund të bëja ishte të qëndisja. Punët që u kam çuar njerëzve të mi, tërhoqën vëmendjen e të njohurve të tyre atje, shqiptarë dhe të huaj dhe kështu filloi puna ime me shitjen e qendisjeve,” thotë Hysko.

Prej gati 10 vitesh ajo ka qëndisur për eksport në mënyrë krejtësisht të pavarur, duke shfrytëzuar njohjet dhe punën e saj që ka shkruar në çdo cep të botës.

Dhuratë e personalizuar nga Shqiponja Hysko. Foto:E.Azizolli.

“Sot nuk e mbaj mend se sa krijime kam bërë dhe se ku janë shitur ato. Por di që qëndismat e mia janë krijuar me shumë pasion dhe përkushtim,” thotë ajo, ndërsa shton se fitimi është megjithatë minimal, “pasi materialet kushtojnë, qendismat të marrin shumë orë dhe në fund të ardhurat janë të pakëta”.

Megjithatë qëndistaria dhe zhanre të tjera të artizanisë ndihmojnë gratë në Berat të sigurojnë të ardhura për familjet dhe i japin qytetit një dimension shtesë turistik. Ky është edhe misioni i qendrës “Margarita”, e cila i ka vënë vetes si qëllim ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe përcjelljes së saj te brezat e rinj si dhe ringjalljen e zejeve në zonën e Beratit.

Përmes aktiviteteve të qendrës, artizanet si Shqiponja Hysko kanë mundësinë që të promovohen më mirë dhe të shesin më lehtë produktet e tyre, përmes pjesmarrjes në panaire.

“Unë jam gjithmonë në kërkim të artizanëve të mirëfilltë dhe pasi i identifikoj, mundohem që nëpërmjet trajnimeve që organizojmë në qendër, t’i ndihmoj të prezantojnë produktet si suvenire turistike, pasi Berati është kthyer sot në një destinacion turistik,” thotë drejtuesja e qendrës “Margarita”, Adelina Theodhori.

Ajo tregon se Shqiponja ka spikatur me punën e saj si qëndistare dhe për këtë është përzgjedhur të përfaqësojë qendrën “Margarita” në disa panaire kombëtare. Madje në panairin e fundit të suvenireve turistike, që është organizuar më 15 Gusht në Sarandë nga bashkia e këtij qyteti, artizania beratase është vlerësuar me çmimin e dytë, ndërkohë që punimet e saj kanë tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve.

Etiketa: BashkiaBeratBIRNFacebookGreqiItaliPunaPunëQendistariaSHshqipShqiponjaTurizmiURA
Tjetri
Ish- këshilltari i Trump vajton mundësinë e humbur rreth Kosovës

Bolton: SHBA nuk do të kundërshtojë ndryshimin e kufirit Serbi-Kosovë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.