Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Project Syndicate

Miti i stanjacionit shekullor

Joseph E. StiglitzNgaJoseph E. Stiglitz
17:06 | 30/08/2018
Në Project Syndicate
Kohe leximi: 6 minuta
A A
0
Mrekullia e tregtisë së lirë
Share on FacebookShare on Twitter

Ata që ishin përgjegjës për menaxhimin e rimëkëmbjes së vitit 2008 e gjetën idenë e stanjacionit shekullor tërheqëse, për shkak se ajo shpjegonte dështimin në përpjekjet për të realizuar një rimëkëmbje të shpejtë dhe të shëndoshë. Për rrjedhojë, ndërsa ekonomia vuante, koncepti i lindur gjatë Depresionit të Madh të viteve 1930 u rigjallërua.

Në periudhën menjëherë pas krizës financiare të vitit 2008, disa ekonomistë argumentuan se Shtetet e Bashkuara dhe ndoshta e gjithë ekonomia botërore, po vuante nga “stanjacioni shekullor,” një ide e konceptuar për herë të parë në periudhën pas Depresionit të Madh. Ekonomitë e kanë rimarrë veten gjithmonë pas një krize. Por Depresioni i Madh vijoi për një periudhë të gjatë dhe të paprecedent. Shumë besonin se ekonomia u rimëkëmb vetëm për shkak të shpenzimeve të qeverive gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe shumë patën frikë se përfundimi i luftës do të sillte edhe rikthim në rënien ekonomike.

Besohej se kishte ndodhur diçka që, edhe në kushtet kur normat e interesit ishin zero, ekonomia vijonte të vuante. Për arsye tashmë të kuptuar mirë, këto parashikime të zymta për fat të mirë rezultuan të gabuara.

Ata që ishin përgjegjës për rimëkëmbjen pas vitit 2008 (të njëjtët individë që kishin faj për ekonominë e nënrregulluar të ditëve të para krizës, te të cilët Presidenti Barack Obama u mbështet në mënyrë të pashpjegueshme për të rregulluar atë që ata kishin ndihmuar të shkatërrohej) e gjetën idenë e stanjacionit shekullor tërheqëse, për shkak se ajo shpjegonte pikërisht dështimin e tyre për të realizuar një rimëkëmbje të shpejtë dhe të shëndoshë. Pra, për sa kohë ekonomia vuante, ideja u rigjallërua: Mos na e vini fajin ne, dukej se thonin provomuesit e saj, ne po bëjmë gjithçka çfarë mundemi.

Ngjarjet e vitit të kaluar e kanë përgënjeshtruar këtë ide, e cila gjithsesi nuk dukej kurrë shumë e logjikshme. Rritja e papritur e deficitit të SHBE nga 3 në gati 6% të PBB-së, për shkak të një ndryshimi fiskal të keqmenduar dhe regresiv dhe një rritje bipartizave të shpenzimeve, ka rritur ritmin e rritjes në rreth 4% dhe ka sjellë papunësinë në nivelin më të ulët në 18 vjet. Këto masa mund të jenë të keqmenduara por ato tregojnë se me mbështetjen e duhur fiskale, punësimi i plotë mund të arrihet edhe nëse normat e interesit rriten goxha mbi zero.

Administrata Obama bëri një gabim kyç në vitin 2009 duke mos zbatuar një politikë stimuli fiskal më të madh, më të gjatë, më të mirëstrukturuar dhe më fleksibël. Nëse do ta bënte, ekonomia do të rimëkëmbej më shpejt e më fort dhe as nuk do të kishte fare diskutime për stanjacion shekullor. Siç ndodhi, vetëm të ardhurat e atyre që janë në 1 përqindëshin më të lartë të shoqërisë u rritën gjatë tre viteve të para të të ashtuquajturës periudhë rimëkëmbjeje.

Disa nga ne paralajmëruan në atë kohë se kriza ka gjasa do të ishte e thellë dhe e gjatë dhe se ajo që nevojitej ishte më e fuqishme dhe e ndryshme nga ajo që propozoi Obama. Kam dyshime se pengesa kryesore ishte besimi se ekonomia pati përjetuar vetëm një rënie në një gropë të vogël, nga e cila do të rimëkëmbej shpejt. Dërgoji bankat në spital, jepu atyre kujdes me dashuri (me fjalë të tjera, mos mbaj përgjegjës asnjë nga bankierët e madje as mos u mbaj mëri atyre, por në vend të kësaj, rritja mendjen duke i ftuar për t’u konsultuar për mënyrën për të ecur përpara), dhe, më e rëndësishmja, bombardoji me para bankat sa më shpejt aq më mirë.

Por telashet e ekonomisë ishin më të thella nga sa sugjeronte diagnoza. Pasojat e krizës financiare ishin më të rënda dhe rishpërndarja masive e të ardhurave dhe pasurisë drejt atyre që janë në majë e kishte dobësuar kërkesën agregate. Ekonomia po përjetonte një tranzicion nga manifaktura te shërbimet dhe ekonomitë e tregut nuk janë në gjendje të menaxhojnë një tranzicion të tillë mirë pa ndihmë nga jashtë.

Ajo që nevojitej ishte më shumë se sa një shpëtim masiv i bankave nga falimenti. SHBA-të kishin nevojë për një reformë themelore në sistemin e vet financiar. Ligji i vitit 2010 i njohur si Dodd-Frank eci në një farë mase në këtë drejtim por nuk shkoi mjaftueshëm larg në parandalimin e dëmit që mund të na bëjnë bankat ne të gjithëve; por ai bëri akoma më pak që të sigurohej se bankat do të bënin atë që supozohej të bënin, të përqendroheshin më shumë, për shembull, në kreditimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme.

Më shumë shpenzime qeveritare ishin të nevojshme, por po kështu ishte e nevojshme edhe rishpërndarja më aktive dhe programet e parashpërndarjes – duke trajtuar dobësimin e fuqisë negociuese të punëtorëve, aglomerimin e fuqisë në treg nga korporatat e mëdha dhe parandalimin e abuzimeve të korporatave apo abuzimeve financiare. Në mënyrë të ngjashme, politikat aktive në tregun e punës dhe në industri mund të ndihmonin zonat ku vuajtjet ishin më të mëdha si pasojë e deindustrializimit.

Në vend të kësaj, politikëbërësit dështuan të bënin mjaftueshëm për të parandaluar humbjet e shtëpive nga të varfërit. Pasojat politike të këtyre dështimeve ekonomike ishin të parashikueshme dhe u parashikuan: ishte e qartë se kishte rrezik që ata që u trajtuan keq të mbështesnin një demagog. Askush nuk mund ta imagjinonte që SHBA do të merrte një të tillë aq të keq sa Donald Trump: një racist mizogjen i vendosur për të shkatërruar sundimin e ligjit, si në shtëpi ashtu edhe jashtë vendit dhe për të diskretituar institucionet që thonë të vërtetën, përfshirë median.

Një stimul fiskal po aq i madh sa ai i dhjetorit 2017 dhe janarit 2018 (dhe të cilin ekonomia në të vërtetë nuk e kishte nevojë në këtë kohë) do të kishte qenë shumë më i fuqishëm një dekadë më herët kur papunësia ishte aq e lartë. Rimëkëmbja e dobët ishte për rrjedhojë jo rezultat i “stanjacionit shekullor”; ishte pasojë e politikave të papërshtatshme të qeverisë.

Këtu del një pyetje thelbësore: a do të jetë ritmi i rritjes në vitet e ardhshme aq i fuqishëm sa ka qenë në të shkuarën? Kjo natyrisht varet nga ritmi i ndryshimeve teknologjike. Investimet në kërkim dhe zhvillim, veçanërisht në kërkim bazë, janë përcaktues të rëndësishëm, por të mirat e tyre vijnë shumë më pas; shkurtimet në këtë drejtim të propozuara nga administrata Trump nuk janë lajm i mirë.

Por edhe pas kësaj, ka shumë pasiguri. Normat e rritjes për frymë kanë variuar dukshëm përgjatë 50 viteve të fundit, nga 2 ose 3% në vit në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore në 0.7% në dekadën e fundit. Por ndoshta ka pasur tepër fetishizëm me rritjen – veçanërisht kur ne mendojmë për kostot mjedisore, dhe akoma më shumë nëse rritja dështon të sjellë përfitime për shumicën dërrmuese të shtetasve.

Ka shumë leksione për t’u mësuar nga kriza e vitit 2008, por më i rëndësishmi është se sfida ishte – dhe mbetet – politike dhe jo ekonomike: nuk ka asgjë që parandalon ekonominë tonë të ecë në një mënyrë të tillë që siguron punësim të plotë dhe mirëqenie të përbashkët. Stanjacioni shekullor ishte vetëm një justifikim për politikat tona defektoze ekonomike. Deri sa interesi vetjak dhe miopia përcaktojnë politikat tona – veçanërisht në SHBA nën qeverisjen e Trump dhe Republikanëve – një ekonomi që i shërben shumicës dhe jo pakicës do të vijojë të mbetet një ëndërr e pamundur. Edhe nëse PBB rritet, të ardhurat e shumicës së shtetasve do të vijojnë të qëndrojnë në stanjacion.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Myth of Secular Stagnation

Etiketa: EkonomiaStanjacioni Shekullor
Tjetri
Shtohen thirrjet për protesta në Kosovë kundër “korrigjimit të kufijve”

Shtohen thirrjet për protesta në Kosovë kundër “korrigjimit të kufijve”

Më të lexuarat

Mrekullia e tregtisë së lirë

Miti i stanjacionit shekullor

17:06 | 30/08/2018
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.