AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Europa mund të humbasë mundësinë e saj për riorganizim politik

Jean Pisani-FerryngaJean Pisani-Ferry
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti francez Emmanuel Macron. 8 maj 2019. Foto: (Francois Guillot/Pool Photo via AP)

A do t’u ofrohet votuesve të kontinentit mundësia të vendosin mbi sfidat kyçe me të cilat po përballen shoqëritë e tyre apo manovrat taktike do të pengojnë zgjedhjet dhe do të lejojnë dominimin e vazhdueshëm të politikës tradicionale? Nëntë muajt në vazhdim deri në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian do të japin përgjigjen për këtë.

Presidenti francez Emmanuel Macron. 8 maj 2019. Foto: (Francois Guillot/Pool Photo via AP)

“Aktualisht në Europë ka dy palë. Njëra udhëhiqet nga Macron, i cili po mbështet emigracionin. Pala tjetër mbështetet nga shtetet që duan të mbrojnë kufijtë e tyre.” Kështu e përshkroi kryeministri hungarez Viktor Orban peizazhin politik europian gjatë takimit të tij në gusht me Matteo Salvinin e partisë Lidhja, lideri në qeverinë italiane. “Nëse ata duan të më shohin si kundërshtarin e tyre kryesor, kanë të drejtë,” u përgjigj menjëherë presidenti francez Emmanuel Macron.

Orbani dhe Macroni duket se mendojnë se zgjedhjet e Parlamentit Europian në vitin 2019 do të sjellin një riorganizim politik. Por a do të ndodhë vërtet kjo? A do t’u paraqitet votuesve të kontinentit një zgjedhje midis një shoqërie të mbyllur dhe një shoqërie të hapur? Përgjigjja e kësaj pyetjeje – e cila është e rëndësishme për të ardhmen e Europës dhe për besimin e qytetarëve të saj në demokraci – nuk është aspak e sigurt.

Peizazhi politik i Europës ofron një kombinim të veçantë të origjinalitetit dhe thjeshtësisë. Nga njëra anë ai ilustron parimin se “e gjithë politika është lokale”: partitë janë thellësisht të rrënjosura në traditat kombëtare dhe grupimet pan-europiane janë thjesht federata të lira dhe jo-influencuese. Nga ana tjetër, përhapjet politike janë të forta dhe valët e ndryshimit kapërcejnë rregullisht kufijtë, duke arritur në të gjithë kontinentin.

Politika europiane ka kohë që është strukturuar përgjatë një ndarje të majtë-djathtë. Nga zgjedhjet e para popullore në Parlamentin Europian në vitin 1979, deri në ato të fundit në vitin 2014, Partia Socialiste Europiane (PSE) dhe Partia Popullore Europiane (PPE) morën së bashku gjysmën dhe një të tretën e votave (me pjesën tjetër që shkoi për centristët, të Gjelbrit, të majtën radikale dhe, gjithnjë e më shumë, një brez të ri të partive euroskeptike). Për 40 vjet, dy lojtarët kryesorë kanë qeverisur Europën nëpërmjet një lloj koalicioni.

Megjithatë, në më shumë se një pjesë të vogël të vendeve, kjo ndarje nuk karakterizon më skenën politike. Në Poloni, Hungari dhe në pjesën më të madhe të Europës Qendrore, konfrontimi kryesor është midis nacionalistëve iliberalë dhe liberalëve pro-europianë. Në Francë, zgjedhja në vitin 2017 nuk ishte midis të majtës dhe të djathtës, por midis Macronit, kampionit të shoqërisë së hapur (fushatën e të cilit e këshillova) dhe Marine Le Pen, krejtësisht e kundërta e tij. Dhe në Itali, forcat e qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë janë margjinalizuar nga dy parti të reja anti-sistem me rrënjë në të djathtën dhe të djathtën ekstreme.

Në të vërtetë, çështjet më ndarëse të kohëve të sotme – hapja ekonomike, Europa dhe emigracioni – nuk i vendosin qendrën e majtë dhe qendrën e djathtë kundër njëra-tjetrës. Të dy kampet kanë përqafuar globalizimin, edhe pse mund të kenë pikëpamje të ndryshme mbi mënyrën se si të menaxhojnë pasojat e tij. Që të dy kanë qenë pjesëmarrës aktivë në integrimin europian. Dhe ndërkohë që qëndrimet e tyre ndaj emigracionit ndryshojnë, në Europën Perëndimore të dy e kanë pranuar atë si një fakt. Zgjedhja midis së majtës dhe të djathtës nuk u mundëson qytetarëve të mbështesin apo refuzojnë ekonominë e hapur dhe shoqërinë e hapur. Në fakt, të dyja grupimet duken pa asnjë ide kur vjen fjala për fuqizimin e qytetarëve të klasës punëtore të çregjistruar, ndërsa përkrahësit e politikës së identitetit ofrojnë të paktën një përgjigje.

Ndarja e majtë-e djathtë mbetet e dukshme në shumë vende. Ajo gjithashtu strukturon debatin mbi çështjet e brendshme, siç është shpërndarja e të ardhurave dhe roli i shtetit, si edhe disa nga sfidat kryesore të së nesërmes, si taksa globale apo e ardhmja e punës. Por, siç e ilustron gjerësisht politika britanike, kjo nuk vlen për çështjet aktuale: konservatorët dhe laburistët janë protagonistët e vetëm, megjithatë të dyja janë në agoni në lidhje me zgjedhjen që ka vërtet rëndësi – si të menaxhojnë Brexitin.

Qe zgjedhjet e vitit të ardhshëm të Parlamentit Europian të sjellin më shumë qartësi mbi çështjet që kanë rëndësi për Europën, do të duhej të formoheshin kampe të reja. Pavarësisht krisjeve në të dyja anët, kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

E majta është ndarë midis një krahu shumë të dobët dhe të moderuar dhe një tendence radikale kryesisht anti-europiane. Pyetja tani është nëse hendeqet që ndajnë këtë të fundit nga e djathta nacionaliste do të shkelen. Koalicioni qeverisës italian lë të kuptohet një skenar i tillë, ndërkohë që qëndrimi gjithnjë e më shumë anti-emigracion i Sahra Wagenknecht e Die Linke (E majta) dhe fjalimet e ashpra nga anti-europiane nga Jean-Luc Mélenchon i La France Insoumise (Franca e papërkulur) sugjerojnë se disa të majtë radikalë do të preferonin të humbnin më shumë shpirtrat e tyre sesa klasën punëtore. Por edhe nëse hendeqet po shkatërrohen, ata nuk janë shkelur.

Në anën e djathtë, PPE-ja, partia e kancelares gjermane Angela Merkel, ka refuzuar të vendosë një kufi dhe t’i tregojë Orbanit nacionalist, iliberal, anti-mysliman dhe madje edhe anti-semit se ai e ka kaluar atë. Orbani tani pretendon se ai është trashëgimtari i vërtetë i Helmut Kohl dhe përfaqëson thelbin e PPE-së. Në një fjalim në qershor, ai i vendosi vetes detyrë ta kthejë partinë në rrënjët e saj të krishtera. Si rezultat, PPE-ja do të shkojë në zgjedhje si një koalicion i çuditshëm i përbërë nga përkrahës të Europës dhe nacionalistë, liberalët dhe iliberalë dhe përkrahës të diversitetit dhe ithtarë të identitetit të krishterë.

Që të zgjidhen strukturat e vjetra, duhet të lindë një zë i fuqishëm për Europën. Ka pasur shumë spekulime se këtë rol do ta luante Macroni. Por kanë dalë disa pengesa. Reformat e brendshme dhe forcimi i një baze politike në shtëpi janë mëse të mjaftueshme për ta mbajtur të zënë një njeri që e fitoi pushtetin pa mbështetjen e një partie. Përpjekjet e tij për reformën e eurozonës janë frustruar nga formimi i vonuar i koalicionit gjerman dhe humbja e Italisë si partner. Për më tepër, beteja e azilit që Merkel ka luftuar me guxim po humbet: dy vjet pasi pretendoi se Gjermania ishte mjaft e fortë për të hapur kufijtë e saj, ajo pësoi një pengesë të rëndë elektorale, pasuar nga tensione brenda koalicionit të saj dhe tërheqje në frontin europian. Kjo nuk i lejon ata të flasin hapur dhe qartë në lidhje me një çështje përcaktuese. Çështja kryesore tani është nëse Macron mund të shpresojë ende të prishë politikat europiane, ose duhet të pranojë dominimin e pushteteve që të janë dhe të vendosen në një aleancë.

Siç janë gjërat, mundësitë duken të larta që zgjedhjet e majit 2019 do të përfundojnë në një sërë zënkash të panjohura dhe shumë taktike. Kjo do të ishte e keqe për demokracinë, sepse qytetarët meritojnë t’u ofrohen opsione të qarta për çështjet qendrore, dhe do të dëmtonte më tej legjitimitetin e Bashkimit Europian në një kohë kur BE-ja duhet të ripërkufizojë vetveten. Nëntë muajt e ardhshëm do të vendosin nëse ky skenar i zymtë mund të parandalohet ende.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Europe Could Miss Its Opportunity for Political Realignment

Etiketa: AnalizëAngela MerkelBashkimit EuropianBEdemokracie djathtae majtaemigracionEmmanuel MacronEuropaFrancaFranceGjermaniaHungariItaliITSKufiliraLokaleMacronMarine Le PenMerkelMjaftndarjeOrbanpaktParaPartiaPartia SocialistePoloniProject SyndicatePunëReformataksatensioneViktor OrbanzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
KPK e akuzon për deklarim të rremë, por Lazaj vazhdon luftën për konfirmim

Shkarkimi i Artan Lazaj, KPK gjeti “fshehje pasurie dhe deklarime të rreme”

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.