AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Aktivistët kroatë nisin luftën për të mbrojtur të drejtat për abort

Anja VladisavljevicngaAnja Vladisavljevic
8 years më parë
në Intervista
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një tekst i projektuar në një ndërtesë të lartë mbrëmjen e një marshimi kundër abortit, maj 2018. Foto: Platforma për të Drejtat Riprodhuese/Facebook.

Me ligjvënësit kroatë të detyruar të rishkruajnë ligjet mbi abortin deri në shkurt 2019, aktivistët pro të drejtës për të zgjedhur druhen se masat e reja kufizuese mund ta bëjnë abortin akoma më të pamundur sesa është tashmë.

Një tekst i projektuar në një ndërtesë të lartë mbrëmjen e një marshimi kundër abortit, maj 2018. Foto: Platforma për të Drejtat Riprodhuese/Facebook.

Në maj, në kryeqytetin kroat, Zagreb, një slogan u projektua në një ndërtesë të lartë në prag të një marshimi kundër abortit, të organizuar nga grupe gjithnjë e më të zëshme konservatore dhe katolike në vend.

“Afati prej 10 javësh po afronte,” shkruhej në të. “I kërkova para një shoqeje. Fatmirësisht, qesh në gjendje t’i merrja borxh.”

Njerëzit pas kësaj ishin anëtarë të Platformës për të Drejtat Riprodhuese, një organizatë e grupeve të shoqërisë civile, nismave feministe dhe aktivistë të pavarur që kanë bashkuar forcat për të mbrojtur të drejtat e abortit në Kroacinë kryesisht katolike.

Me deputetët të urdhëruar nga Gjykata Kushtetuese e Kroacisë që të rishkruajnë ligjin e abortit të vendit deri në shkurt të vitit të ardhshëm, Platforma është bashkë-organizuese e një “Marshimi Solidariteti” më 29 shtator në Zagreb, që do të kërkojë që e drejta për abort, e sanksionuar në ligj që nga viti 1978, të mbetet në fuqi.

Aktivistë pro të drejtës për të zgjedhur druhen se ndërsa parlamenti i Kroacisë mund të ndalojë një ndalim total, masat që mund të miratojnë do ta bëjnë abortin të paarritshëm.

Qasja në abort tashmë po pakësohet në Kroaci, e kufizuar nga numri i zvogëluar i mjekëve të përgatitur për të kryer procedurën, nga kostoja dhe nga një stigmë sociale në rritje.

“Turpi dhe etiketimi i grave nga shoqëria sjell heshtjen e atyre që kanë abortuar apo duan të kryejnë një abort,” tha për BIRN Jelena Tesija, e Platformës për të Drejtat Riprodhuese. “Me këtë marshim ne po bëjmë thirrje për një shprehje solidariteti.”

“Gjithnjë e më shumë i padisponueshëm”

Protestues pro abortit në Zagreb, shtator 2017. Foto: Platforma për të Drejtat Riprodhuese/Facebook.

Të mbështetura nga Kisha Katolike, forcat konservatore në Kroaci janë bërë gjithnjë e më shumë të zëshme dhe me ndikim gjatë viteve të fundit dhe kanë vënë në shënjestër ligjin 40-vjeçar të epokës jugosllave që u jep grave të drejtën për të abortuar me kërkesë.

Një rritje e vlerave konservatore e ka bërë abortin gjithnjë e më të papranueshëm nga ana shoqërore, ndërkohë që një numër në rritje mjekësh tani refuzojnë të kryejnë procedurën, duke përmendur kundërshtim të ndërgjegjshëm. Më shumë se gjysma refuzojnë, sipas raporteve të medias. Në qytetin e Splitit, i dyti më i madh në Kroaci, me rreth 180,000 banorë, vetëm një nga 30 gjinekologë e kryen procedurën.

“Ligjshmëria nuk do të thotë akses,” tha Tesija. “Aborti në Kroaci po bëhet gjithnjë e më i padisponueshëm.”

Në një intervistë me BIRN, Tesija paralajmëroi se qeveria e qendrës së djathtë e Kroacisë mund të zgjedhë të kopjojë ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë duke futur këshillimin e detyrueshëm për çdo grua që kërkon një abort, nevojën për një kërkesë me shkrim për një abort dhe ndoshta një periudhë tre ditore gjatë së cilës pritet që gratë të rimendojë zgjedhjen e saj.

Ndryshime të tilla mund të duken të mira, por Tesija tha se ato kishin rezultuar se ishin një pengesë e fuqishme në Maqedoni.

“Fillimisht, shumë njerëz nuk e kuptojnë se ç’të keqe ka konsultimi, por duke pasur parasysh kontekstin social dhe politik në të cilin jetojmë – ku forcat neo-konservatore po fillojnë këshillime kundër abortit – ne duhet të parandalojmë prezantimin e gjërave të tilla në ligjin e ri.”

Tesija tha se, në vend që thjesht të mbrojë status quo, aktivistët pro-zgjedhjes duhet të nxisin që kërkesat për abort që të ofrohen si një shërbim falas mjekësor, në dispozicion të të gjitha grave pavarësisht nga rrethanat e tyre materiale.

Aktualisht, çmimi i abortit varion nga 270 në 400 euro. Është i ligjshëm në spitalet publike dhe në një spital privat në Zagreb.

Ta bësh dikë të paguajë më shumë sesa paga minimale neto në Kroaci prej 370 eurosh, tha Tesija, do të thotë që aborti është thjesht i pamundur për disa gra.

Detyra patriotike

Kundërshtues të Platformës për të Drejta Rirpodhuese gjatë një marshimi anti-abort në Zagreb, maj 2017. Foto: Platforma për të Drejta Riprodhuese/Facebook.

Në të gjithë rajonin e Ballkanit, ku emigracioni dhe shifrat e lindjeve në rënie nënkuptojnë se popullsitë e disa vendeve po zvogëlohen, lindja shpesh shihet si një detyrë patriotike dhe zgjedhja për të mos sjellë në jetë një fëmijë shihet me pakënaqësi.

“Përveç Maqedonisë, vlen të vihet re se në Kroaci dhe Serbi, nga njëra anë, gratë shihen si ato që mbajnë barrën e rinovimit demografik dhe konsiderohen “inkubatorë të kombeve “, ndërsa nga ana tjetër, ata po përpiqen të heqin të drejtat bazë të punës për femrat dhe u thonë atyre se janë të padobishëm gjatë kohës që janë shtatzënë.”

“Në Kroaci, ne dëgjojmë vazhdimisht se si duhet të lindim, por asgjë serioze nuk është bërë në kushtet materiale për t’u bërë prind.”

Grupet konservatore kanë marshuar kundër abortit që nga viti 2016 nën banderolën “Marshimi për jetën”. Një nga grupet më të shquara është Në Emrin e Familjes, një OJQ që kërkoi me sukses një referendum për të rishkruar kushtetutën, duke e përkufizuar martesën si një bashkim heteroseksual. Referendumi – i mbështetur nga Kisha Katolike – u miratua në vitin 2013, duke ndaluar në mënyrë efektive martesën e homoseksualëve.

Një dokumentar “pro-jetës”, i titulluar “40 ditë”, për grupet konservatore që organizojnë takime lutjesh jashtë klinikave të abortit, do të shfaqet në kinematë në Zagreb dhe në ndërtesat e famullive në të gjithë vendin.

Tesija tha se grupet e anti-abortit kishin financime të rëndësishme, por se lëvizja feministe nuk do të pengohej.

“Vitet e fundit kanë parë hapa të mëdhenj përpara dhe ne vazhdojmë të punojmë,” tha ajo për BIRN.

Etiketa: aktivistAktivistëBIRNdeputetDokumentare drejta për abortEuroFacebookGjykataGjykata KushtetuesegraKisha KatolikeKroacikushtetueseLigjLindjaMaqedoniMjekmjekëndalimndikimpaga minimaleParaprotestuesPunëQeveriaReferendumSerbiSHshtatorSpitalspitalettë drejtaZagreb
Tjetri
Frikë apo përplasje e brendshme: Marku shkëmben akuza me prokurorët

Frikë apo përplasje e brendshme: Marku shkëmben akuza me prokurorët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.