AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Opozita maqedonase akuzohet për “lojë të dyfishtë” në lidhje me referendumin

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kundërshtarë të marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e ri të vendit “Maqedonia e Veriut” ndezin fishekzjarrë duke protestuar jashtë parlamentit në Shkup. Foto: Boris Grdanoski/AP.

Partia opozitare VMRO DPMNE përballet me pretendimet se po bën një lojë të dyfishtë në lidhje me referendumin – duke i bërë qejfin faktorëve ndërkombëtarë në publik ndërkohë që fshehurazi nxit drejt bojkotit.

Kundërshtarë të marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e ri të vendit “Maqedonia e Veriut” ndezin fishekzjarrë duke protestuar jashtë parlamentit në Shkup. Foto: Boris Grdanoski/AP.

Ndërsa partia kryesore opozitare maqedonase VMRO DPMNE vazhdon të dërgojë mesazhe kontradiktore në lidhje me qëndrimin e saj për referendumin e 30 shtatorit mbi marrëveshjen me Greqinë, disa e akuzojnë partinë se nga njëra anë po i bën qejfin faktorëve ndërkombëtarë që kërkojnë që ajo të marrë pjesë në plebishit, ndërsa pas krahëve ajo nxit një bojkot të heshtur.

Orë pasi lideri i VMRO DPMNE, Hristijan Mickovski, të mërkurën tha se nëse referendumi do të rezultonte i suksesshëm, partia e tij do ta respektojë rezultatin dhe do të mbështesë ndryshimet kushtetuese për të miratuar emrin e ri të rënë dakord për vendin, deputetët e tij në Facebook dukshëm në një lëvizje të organizuar dolën me një qëndrim kundërshtar.

“Ne nuk do të mbështesim një ndryshim të emrit kushtetues të vendit, por – nëse referendumi është i suksesshëm dhe nëse shumica voton në mbështetje të marrëveshjes së emrit – si parti politike do të respektojmë vendimin e popullit,” tha Mickovski të mërkurën.

Kjo ishte në kontrast me atë që disa deputetë të VMRO DPMNE kishin për të thënë në Facebook menjëherë pas deklaratës së tij.

Të paktën 25 nga 42 deputetë të VMRO DPMNE u zotuan me mesazhe të formuluara në mënyrë të ngjashme në Facebook se do të kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese në parlament, pavarësisht nga rezultati i referendumit.

“Betohem për Perëndinë, për besimin dhe në atdheun tim Maqedoninë se nuk do të votoj kurrë për ndryshime kushtetuese. Nëse jo, më lejoni të vritem nga një prej vëllezërve maqedonas me revolver ose thikë!” një mesazh dramatik nga deputeti i VMRO DPMNE Johan Tarculovski.

Ndër ata që shprehën një qëndrim të ngjashëm ishin ish-kryetari i parlamentit Trajko Veljanovski dhe ish-kryeministri i përkohshëm Emil Dimitriev, të dy tani deputetë.

Motivi është të shmangë presionin ndërkombëtar

Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras pas nënshkrimit të marrëveshjes. Foto: Wikipedia.

“Mund të tingëllojë e palogjikshme, por ka plotësisht kuptim,” tha një burim i paidentifikuar nga partia për Deutsche Welle të premten.

Ai argumentoi se qëndrimet kontradiktore nuk janë shprehje të rastësishme të pikëpamjeve të ndryshme, por një mënyrë e mençur për të anashkaluar presionin ndaj partisë që vjen nga faktorë ndërkombëtarë.

Ata po i bëjnë presion partisë të mos kërkojë haptazi bojkotin e referendumit për të rritur shanset për një pjesëmarrje të suksesshme.

“Këto nuk janë qëndrimet personale të deputetëve, por një plan i përafruar dhe i menduar mirë, i cili po zbatohet me një ritëm të përcaktuar saktësisht,” citohet të ketë thënë i njëjti burim.

Ai vazhdoi duke thënë se Mickovski duhet “të krijonte zyrtarisht një “imazh konstruktiv” – jo të bënte thirrje për bojkot, por duke i lënë mbështetësit e tij të vendosin vetë”.

Që partia të jetë në gjendje të nxisë drejt një bojkoti prapa skenave, për të shmangur referendumin, tha burimi, “zgjidhja u gjet që kjo të bëhej nëpërmjet deputetëve: ata duhet të bëjnë thirrje për një bojkot dhe të thonë se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese”.

Lideri i opozitës Hristijan Mickovski. Foto: MIA

Mickovski më pas mund të këmbëngulë se ai nuk i kontrollon deputetët, pasi ata u zgjodhën gjatë mandatit të liderit të mëparshëm të VMRO-së Nikola Gruevski “dhe janë ende besnikë ndaj tij. Ai mund t’ia përcjellë gjërat Gruevksit dhe vetë të mbetet i pastër,” tha burimi.

Ish-lideri i partisë dhe ish-kryeministri, i cili akuzohet për autoritarizëm dhe korrupsion, tani pret një vendim të gjykatës së apelit për dënimin e tij me burg ndërkohë që përballet edhe me katër gjyqe të tjera.

Shumë prej bashkëpunëtorëve të tij të afërt gjithashtu përballen me akuza serioze dhe raste gjyqësore.

Shumë nga deputetët që përdorën Facebookun për të denoncuar çdo ndryshim kushtetues janë ish-bashkëpunëtorë të Gruevskit, përfshirë edhe ish-kryetarin e parlamentit Veljanovski dhe ish-kryeministrin e përkohshëm Dimitriev.

Ai zëvendësoi Gruevskin pasi ky i fundit dha dorëheqjen në fillim të vitit 2016, nën një marrëveshje krize politike të ndërmjetësuar ndërkombëtarisht.

Përpjekje për të nxitur një pazar amnistie

Gjatë përgatitjeve për referendumin në korrik dhe gusht, socialdemokratët në pushtet e akuzuan Mickovskin se po vononte mbajtjen e një qëndrimi pë të, me qëllim që të përpiqej të negocionte një amnisti për mentorin e tij të vjetër.

Mickovski, i cili mori udhëheqjen në fund të vitit 2017 me ndihmën e paraardhësit të tij, i ka mohuar akuza të tilla.

Megjithatë, një veteran i VMRO DPMNE, ish-deputetja Gjulistana Markovska, tha se manovra të tilla politike të ndërlikuara nuk kanë gjasa të japin fryte.

Ajo tha se forcat pranë Gruevskit po punonin që referendumi të dështojë, duke shpresuar që kjo do ta vendoste qeverinë në një pozitë të vështirë. Ata mund të bëjnë një përpjekje të re për të arritur një tjetër marrëveshje për një amnisti.

“Lojërat e dyfishta janë zbuluar gjithmonë dhe organizatorët e tyre nuk kanë përfituar kurrë prej tyre,” paralajmëroi ajo.

“Partia që ka hedhur themelet e shtetësisë maqedonase tani po humbet busullën e saj.”

Markovska ishte një nga disa veteranë të VMRO-së, themelues dhe ish-udhëheqës të cilët kohët e fundit kërkuan pjesëmarrjen e partisë në referendum.

Të tjerë përfshinin ish-kryetarin e partisë Lubco Georgievski, ish-ministri i brendshëm Ljube Boskoski dhe ish-ministri i shëndetësisë Nikola Todorov.

Disa anëtarë aktualë të kryesisë së partisë, të cilët janë pjesë e valës së re në parti dhe që gjatë kohës së Gruevskit ishin ose kritikë të qeverisjes së tij ose të anëtarë të rangut më të ulët, kanë bërë gjithashtu thirrje për pjesëmarrje, duke këmbëngulur që secili duhet të marrë përgjegjësinë për të ardhmen e vendit.

Ata përfshijnë zv/sekretarin e përgjithshëm të partisë Petar Bogojevski dhe një anëtar tjetër të komitetit ekzekutiv, Kostadin Bogdanov.

Fakti që deputetë të tjerë të VMRO DPMNE kanë shprehur mosdakordësinë me këtë në Facebook i shtohet tezës së një ndarjeje të brendshme partiake.

Kjo i vendos ata që kanë motive të mëtejshme për bojkotimin e referendumit kundër një grupi tjetër që mund të mbështesë ndryshimet kushtetuese, me kusht që referendumi të ketë sukses.

Profesoresha e drejtësisë Besa Arifi mendon se nuk ka gjasa që lojërat e mundshme me një amnisti të mund të japin fryte tani.

Nëse referendumi dështon, “nuk mendoj se mund të ketë ndonjë amnisti pasi nuk është më temë diskutimi”, tha ajo.

“Nëse nuk ka ndodhur në të kaluarën, gjatë periudhave të ndjeshme të krijimit të qeverisë së re të drejtuar nga socialdemokratët, në vitin 2017 kur ata kishin një shumicë të hollë, nuk e kuptoj si mund të ndodhë tani, kur vlerësimet e qeverisë janë të larta,” shtoi Arifi.

Etiketa: AkuzaAlexis TsiprasBurgdeputetFacebookGjykatëGjykatësGjyqGruevskiKorrupsionkrizekushtetueseMaqedoniaMaqedonia e VeriutmarrëveshjembështetjeNikola GruevskiOpozitapaktparlamentPartiaPunëPunëtorPunëtorëReferendumSHShkupVendimVMRO DPMNEWikipediaZoran Zaev
Tjetri
Fantazmat e Lesbosit, turpi i Europës

Skandali i refugjatëve të Europës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.