AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Referendumi i Maqedonisë një ditë e rëndësishme për të ardhmen e saj

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri maqedonas dhe ai i NATO-s.

Ekspertët thonë se nëse referendumi i 30 shtatorit në Maqedoni dështon, vendi mund t’i thotë lamtumirë çdo shprese të tanishme për t’iu bashkuar BE-së dhe NATO-s.

Flamuri maqedonas dhe ai i NATO-s.

Referendumi i kësaj të diele në Maqedoni për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit është një mundësi që të jepet vetëm një herë në jetë që vendi që të kapërcejë bllokadën greke në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, thonë vëzhguesit.

Ata paralajmërojnë se një shans tjetër nuk ka gjasa të vijë në një të ardhme të afërt.

“Kjo është mundësia e fundit për këtë brez maqedonasish për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje dypalëshe,” tha Kurt Bassuener, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin e Politikave të Demokratizimit.

Një pjesëmarrje e lartë për referendum dhe një shumicë votash në favor të marrëveshjes, shihen si çelësa për të siguruar suksesin e tij.

Të gjitha rezultatet e tjera përfshijnë rreziqe të mëdha për vendin, mundësisht izolimin e vendit nga fqinji i saj jugor dhe nga qëllimet e tij kyçe strategjike.

Pjesëmarrja e madhe është çelësi i suksesit

Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras pas nënshkrimit të marrëveshjes. Foto: Wikipedia.

Ndërsa referendumi zyrtarisht është vetëm “konsultativ” dhe u vu si opsion, jo si kërkesë, në marrëveshjen e nënshkruar në qershor, rezultati i tij do të ketë efekte të rëndësishme.

Një votim i madh “po” do t’i japë deputetëve maqedonas dritë jeshile për të miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të vënë në zbatim përdorimin e ardhshëm të emrit të ri të vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut – pas së cilës parlamenti grek me shumë gjasa do të ratifikojë marrëveshjen.

Por parlamenti mund t’i bëjë këto ndryshime kushtetuese të mëdha vetëm me mbështetjen e të paktën dy të tretave të deputetëve, që do të thotë të paktën 80 nga 120 deputetë.

Shumica qeverisëse, plus ata deputetë të opozitës që mbështesin marrëveshjen dhe janë të angazhuar në fushatën “po”, mbajnë vetëm 71 vende, nëntë më pak nga dy të tretat e shumicës.

Qeveria dhe fushata “po” shpresojnë se kjo mungesë mund të kompensohet duke fituar të paktën 48 deputetë nga – ose afërsisht – partia kryesore opozitare VMRO DPMNE, e cila aktualisht kundërshton marrëveshjen e emrit.

Por duke qenë se VMRO DPMNE nuk i ka bërë thirrje mbështetësve të saj që të votojnë në referendum, ekziston mundësia e një “bojkoti të heshtur” që e ul pjesëmarrjen nën minimumin ligjor të kërkuar prej 50 për qind të të gjithë votuesve.

“Shanset e marrëveshjes varen nga një referendum i suksesshëm,” thotë Florian Bieber, profesor për Historinë dhe Politikën e Europës Juglindore në Universitetin e Gracit dhe Koordinator për Ballkanin për Grupin Këshillues të Politikave Europiane, BiEPAG.

“Sa më i madh të jetë numri i përgjithshëm i votave afirmative, aq më pak mundësi ka për pengim, fillimisht nga opozita maqedonase dhe pastaj nga partitë greke që kundërshtojnë marrëveshjen,” tha ai për BIRN.

“Një shumicë e madhe për marrëveshjen do të forconte rastin për anëtarësimin në NATO dhe për fillimin e pranimit në BE,” shtoi Bieber.

Bieber vuri në dukje se suksesi i referendumit do të jetë shumë më i madh “nëse rezultatet tregojnë qartë se jo vetëm shumica e qytetarëve kanë marrë pjesë, por shumica e të gjithë qytetarëve pjesëmarrës e mbështesin marrëveshjen dhe kjo përfshin shumicën e maqedonasve (etnikë)”.

Shqiptarët etnikë që përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së vendit multietnik janë më pak të shqetësuar për çështjet e identitetit siç është emri i vendit. Çështja ka të bëjë më shumë me ndjenjat kombëtare të shumicës maqedonase.

“Ndërsa marrëveshja prek të gjithë qytetarët, një shumicë e kësaj mazhorance do të forconte marrëveshjen dhe do ta bënte opozitën më pak të besueshme,” vuri në dukje Bieber.

Marko Kmeziç, hulumtues i lartë në Qendrën për Studime Europiane Juglindore në Universitetin e Gracit, pajtohet se ndikimi i pjesëmarrjes do të ndihet drejtpërdrejt në parlamentin e Maqedonisë.

“Nëse kalon pragun e nevojshëm, shumica në pushtet do ta ketë më të lehtë të sigurojë mbështetje për marrëveshjen nga kolegët e tyre të opozitës në parlament,” tha ai.

Në të kundërt, opozita “do të ketë argumente dhe një alibi për mos mbështetjen e marrëveshjes me Greqinë”, shtoi ai.

“Nëse marrëveshja dështon, druhem se qytetarët maqedonas nuk do të kenë një mundësi tjetër për të siguruar integrimin euroatlantik të vendit dhe me këtë, do të mbeten për një kohë të gjatë në një kuptim gjeopolitik në periferi të Europës”.

Bassuener u pajtua me idenë se një pjesëmarrje e lartë është thelbësore. “Duket qartë se frika e VMRO-së që synon të ulë pjesëmarrjen nuk është e sforcuar, kështu që pjesëmarrja është e rëndësishme,” tha ai.

“Nëse shifrat janë mbi 50 për qind, do të jetë e vështirë që kundërshtarët e marrëveshjes të pretendojnë se fitorja për kampin “po” është e paligjshme,” shtoi Bassuener.

Beteja pa pragun

Foto arkiv nga zgjedhjet ne Maqedoni. Foto: (AP Photo/Boris Grdanoski)

Bieber thotë nëse pragu nuk kalohet në mënyrë të qartë, do të jetë shumë më e vështirë të shpëtohet marrëveshja e “emrit”.

“Ka shumë nivele të mos ia dalë mbanë,” shpjegoi ai.

“Nëse ka një shumicë të qartë në favor të marrëveshjes, por pragu nuk arrihet – me një diferencë të ngushtë – do të jetë ende e qartë se shumica e qytetarëve e mbështesin marrëveshjen, edhe nëse kërkesat nuk janë përmbushur formalisht,” vuri në dukje ai.

Regjimi zgjedhor i Maqedonisë ka të meta dhe përmban më shumë votues sesa ka qytetarë që përmbushin kriteret për të votuar.

Lista zgjedhore përmban rreth 1.8 milion votues. Shumë ekspertë thonë se disa qindra mijëra prej tyre ka gjasa të mos jenë në vend për shkak të shkallës masive të emigrimit në vitet e fundit.

“Kështu që, referendumi mund të mos jetë teknikisht i vlefshëm, por pasqyron qartë një shumicë,” tha Bieber.

“Në këtë rast marrëveshja mund të riparohet, por kjo do të varet nëse opozita është e gatshme në tërësi ose pjesërisht të mbështesë marrëveshjen, duke njohur mbështetjen e përgjithshme popullore,” shtoi ai.

“Megjithatë, kjo do të jetë një luftë e vështirë dhe mund të kërkojë ndërmjetësim dhe mbështetje shtesë të jashtme,” shtoi Bieber.

Nga ana tjetër, “Nëse referendumi në mënyrë të qartë nuk arrin pragun, dmth. Pjesëmarrja është më pak se 45 për qind apo votimi pozitiv është më i ulët se sa pritej, do të jetë pothuajse e pamundur të ripërtërihet marrëveshja,” paralajmëroi ai.

Është në rrezik e ardhmja e vendit

Vëzhguesit janë dakord se implikimet pozitive të një referendumi të suksesshëm do të ndihen si nga vendi ashtu edhe nga rajoni në tërësi.

“Kjo do të tregonte se ka një votë popullore besimi në daljen e Maqedonisë nga purgatori i saj 27-vjeçar. Anëtarësimi në NATO do të pasojë pak kohë pas kësaj. Rifillimi i progresit drejt BE-së do të kthejë fokusin në reformën dhe ristrukturimin e brendshëm, të cilat nuk janë ndjekur pothuajse fare ose jo mjaftueshëm,” theksoi Bassuener.

Në kuptimin rajonal, “Maqedonia gjithashtu mund të shihej si një dash këmbore për një lloj përtëritje të demokracisë, e nxitur nga kërkesa popullore për drejtësi, llogaridhënia dhe dinjiteti që i nevojitet BE-së,” përfundoi ai.

Kmeziç tha për BIRN se BE aktualisht është e shqetësuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe problemeve të hapura në rajon, si ajo midis Kosovës dhe Serbisë dhe e ardhmja e Bosnjës.

Por nëse Maqedonia bën progres në mosmarrëveshjen e saj me Greqinë, kjo do të mund t’i hapte rrugë vendeve të tjera, tha ai – duke dërguar një sinjal se rruga drejt integrimit euroatlantik vjen nëpërmjet progresit në demokraci, sundim të ligjit, administratës publike dhe ekonomisë.

Ka një dobësi po aq të parashikueshme nëse Maqedonia nuk arrin të dalë e suksesshme.

“Shanset janë, një qeveri më konservatore dhe nacionaliste do të vijë në pushtet në Greqi dhe me më pak vullnet për të trajtuar çështjen,” tha Bieber.

“Nëse marrëveshja mposhtet në Maqedoni, një qeveri greke ka pak përfitime për të rinegociuar,” shtoi ai.

Kmeziç paralajmëron se nëse të dielën nuk kapet shansi, “do të kalojnë shumë vite deri në mundësinë e ardhshme”, ndërsa është gjithashtu e mundur që “një mundësi tjetër të mos vijë kurrë”.

“Pasojat për popullin e Maqedonisë do të përfshijnë sigurisht vazhdimin e vetos greke për BE-në dhe NATO-n, të shoqëruara nga të pasoja në siguri, ekonomi, infrastrukturë dhe pasoja të tjera.”

Vëmendja aktuale nga afër e komunitetit ndërkombëtar do të zhvendoset shpejt në vende të tjera, tha Kmeziç, ndërsa Maqedonia do të mbetet e vetme dhe e izoluar.

Etiketa: Alexis TsiprasBEBiEPAGBIRNDASHdemokracideputetekonomiEmriFlorianfushataGreqiKosovëkushtetueseMaqedoniMaqedoniaMetaNATOOpozitapaktparlamentPartiapasojaprogresPunëPunëtorQeveriarajonrajoniReferendumrrezikVëzhguesitVMRO DPMNEvotimVotimiVotuesWikipediaZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Raporti i Euralius: Legjislacioni shqiptar i pronës shkel të drejtat e njeriut

Raporti i Euralius: Legjislacioni shqiptar i pronës shkel të drejtat e njeriut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.