AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Rekomandimet për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim madhor

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti Europian. Foto: Wikimedia.

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociimin nxiti thellimin e reformës në drejtësi si dhe bëri thirrje për konsensus në realizimin e reformës zgjedhore. Shqipërisë i kërkohet të luftojë korrupsionin në nivelet e larta.

Parlamenti Europian. Foto: Wikimedia.

I mbledhur në Bruksel më 15 tetor, Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociimin i bëri thirrje Shqipërisë që të konsolidojë më tej reformën në drejtësi si dhe të arrijë konsensusin për reformën elektorale, me qëllim implementimin në kohë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Dokumenti i miratuar thekson gjithashtu që korrupsioni mbetet një shqetësim madhor për Shqipërinë. Ndërsa vlerësohen përmirësimet e kuadrit ligjor dhe institucional në drejtim të lufës kundër korrupsionit, Komiteti kërkon përpjekje shtesë për rezultate të prekshme.

“…Fuqizimi i mëtejshëm i hetimeve proaktive, procedime dhe dënime përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë nivelet e larta, duhet të mbetet një objektiv vendimtar për Shqipërinë…,” thuhet në dokument.

“Zyrtarët e rangut të lartë nuk duhet të përfitojnë trajtim të ndryshëm nga qytetarët e zakonshëm,” shtohet aty.

Dokumenti i Komitetit të përbërë nga deputetë të Parlamentit Europian dhe të Parlamentit të Shqipërisë përmban 17 rekomandime, të cilat përbëjnë edhe detyrat e shtëpisë së vendit në rrugëtimin e mëtejshëm drejt Bashkimit Europian.

Ky komitet bashkëdrejtohet nga Monica Macovei nga Parlamenti Europian dhe Taulant Balla nga parlamenti i Shqipërisë, prania e të cilit u kundërshtua nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Bruksel.

Ndërsa përsërit mbështetjen e plotë të hapjes së negociatave me Shqipërinë në qershor 2019, Komiteti nxit Shqipërinë që të konsolidojë reformat dhe të ruajë momentumin pozitiv të tyre. Në këtë drejtim, Komiteti nënvizoi vazhdimin dhe konsolidimin e rezultateve konkrete dhe të pakthyeshme të reformës në drejtësi, ndërkohë që bëri thirrje për plotësimin e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese si dhe ngritjen e institucioneve të reja, të tilla si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë apo të Strukturës Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Sa i përket procesit specifik të vetingut, Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit  inkurajoi autoritetet shqiptare që të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit si dhe i bëri thirrje autoriteteve në ekzekutiv dhe në parlament që të financojnë me burimet e duhura institucionet e vetingut.

Përveç vazhdimit të reformës në drejtësi, Komiteti e vë theksin tek nevoja e reformës zgjedhore në Shqipëri si dhe arritja e një konsensusi në Komisionin Parlamentar ad hoc për adoptimin e ndryshimeve në frymën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Çështjet ku kërkohen ndërhyrje lidhen me pavarësinë dhe depolitizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, transparencën e financimeve të fushatës, regjistrimin e votuesve apo fenomeni i shit-blerjes së votave.

“Kujtojmë se adoptimi i reformave është jetësor për besimin publik në procesin elektoral dhe se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një element thelbësor i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë,” thuhet në raport.

Kultivimi i kanabisit dhe trafiku i lëndëve narkotike trajtohen në rekomandimin me nr.10, ku kërkohet forcimi i mëtejshëm i masave kundër trafikimit të të gjitha llojeve të drogërave.

Çështja e pronave dhe klima e biznesit zënë gjithashtu vend në dokumentin e miratuar më 15 tetor nga Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asocimin. Autoriteteve shqiptare u bëhet thirrje që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e kthimit dhe të kompensimit të pronave dhe të tregojnë rezultate të përmirësuara në këtë çështje.

Ndërkohë që Shqipëria inkurajohet që të vazhdojë në rrugën e reformave të ndërmarra në fushën e përmirësimit të klimës së biznesit, autoriteteve shqiptare u bëhet thirrje që “të vlerësojnë siç duhet investimet publike si dhe të forcojnë mbikqyrjen e Partneritetit Publik Privat”.

Shqipërisë i bëhet gjithashtu thirrje që të respektojë të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteteve si dhe të garantojë lirinë e shprehjes dhe të mediave.

Etiketa: Bashkimit EuropianBrukseldeputetGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqKëshilli i Lartë GjyqësorKlima e biznesitKorrupsioniKultivimi i kanabisitkushtetueseliraODIHROSBEparlamentParlamenti EuropianPartisë DemokratikePartneritetit Publik PrivatPiSProcedimeraportshqipShqipëriShqipëriashqiptareSPAKTaulant BallatrafikuZgjedhjet
Tjetri
Viktima kosovare e përdhunimit tregon betejën për drejtësi

Viktima kosovare e përdhunimit tregon betejën për drejtësi

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.