AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Viktima kosovare e përdhunimit tregon betejën për drejtësi

Die MorinaArber KadiungaDie MorinadheArber Kadiu
8 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vasfije Krasniqi Goodman

Një shqiptare e Kosovës ka folur për herë të parë në televizion për eksperiencën e saj si një viktimë përdhunimi gjatë luftës dhe për betejën e saj të pasuksesshme për drejtësi në gjykatë.

Vasfije Krasniqi Goodman

Duke thyer heshtjen mbi përdhunimin në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, një e mbijetuar e dhunës seksuale në kohën e luftës, është bërë gruaja e parë që flet në lidhje me përvojën e saj gjatë luftës në Kosovë midis 1998 dhe 1999 në një intervistë.

Krasniqi Goodman kërkoi drejtësi para gjykatave në Kosovë, por në vitin 2014 Gjykata e Lartë i liroi nga akuzat dy policë serbë, fillimisht të paditur për përdhunimin e saj.

Edhe pse ajo theu një tabu duke folur për përvojën e saj të hidhur dhe frymëzoi shumë njerëz me dëshminë e saj publike, organizatat e të drejtave të njeriut po paralajmërojnë se drejtësia duket larg për Krasniqi Goodman dhe për shumë të mbijetuara të përdhunimit të kohës së luftës.

“Është shumë e vështirë të vërtetosh në gjykatë dhunën seksuale, sidomos kur krimi është kryer shumë kohë më parë dhe shpesh nuk ka prova mjeko-ligjore, një mungesë provash të tjera materiale dhe mundësi të kufizuara për të gjetur ndonjë provë tjetër apo dëshmitarë okularë,” tha për BIRN Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare të Kosovës, FDH.

Blakaj shtoi se identifikimi i autorëve është një sfidë e madhe.

“Gjyqtarët janë të ndjeshëm për dhënien e vendimeve në përputhje të plotë me standardet më të larta të respektimit të të drejtave të të akuzuarit dhe shpesh ‘dyshimi i arsyeshëm’ nuk mjafton për të dënuar autorët,” tha ai.

Ai shtoi se kjo do të thotë që autorët e përdhunimit shpesh mbeten të pandëshkuar.

“Në raste të tilla, sidomos ku përfshihet dhuna seksuale, gjyqtarët nuk duhet të jenë aq të ngurtë. Ata duhet të bëjnë përpjekje shtesë për të kërkuar prova të mundshme që do t’u mundësojnë atyre dhënien e një vendim të drejtë,” tha Blakaj.

Krasniqi Goodman jetonte në fshatin e vogël të Stanoçit të Ulët në Vushtrri me prindërit dhe vëllezërit e motrat kur ndodhi gjithçka.

“Më 14 prill 1999 isha në oborr kur dëgjova të trokitura në derë. Shkova brenda për t’i thënë nënës të hapte derën. Nuk e dinim nëse ata do të vinin për të na vrarë apo për të na bastisur,” tha Krasniqi Goodman, duke kujtuar përvojën e saj të tmerrshme të martën në televizionin publik të Kosovës, RTK.

Ajo tha se një oficer serb kishte ardhur në shtëpi dhe kërkoi të dinte se ku ishin babai dhe vëllai i saj.

“Nëna i tha se ata ishin në Gjermani, por ai tha, ‘Jo, ata kanë shkuar në luftë’ dhe ai hyri brenda dhe më mori,” tha ajo.

Ai i tha Krasniqit Goodmanit se do ta çonin në rajonin e policisë për të dhënë një deklaratë.

Ajo shumë shpejt kuptoi se nuk po shkonte në rajonin e policisë pasi makina mori një kthesë dhe përfundoi në fshatin Babimoc me shumicë popullsie serbe, ku ajo tha se oficeri i policisë e përdhunoi.

Ajo tha se oficeri i tha asaj: “Do të paguash për atë që kanë bërë babai dhe vëllai yt.”

“Në atë moment doja të më vrisnin me një plumb,” tha Krasniqi Goodman.

Brenda disa orësh, ajo tha se po përdhunohej përsëri nga një serb tjetër, i cili nuk ishte me uniformë.

Ai më pas e ktheu atë në shtëpi. Ajo ndjeu se nuk mund ta ndante këtë ngjarje me askënd, derisa më vonë e raportoi rastin tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK.

Krasniqi Goodman ishte me fat që kishte mbështetjen e familjes së saj kur e bëri këtë, gjë të cilën, në një shoqëri konservatore, shumica e rreth 20,000 viktimave të tjera të përdhunimit në luftën e Kosovës nuk kishin.

Duke u druajtur nga stigmatizimi dhe madje edhe nga përjashtimi i plotë nga shoqëria, mijëra prej tyre kanë jetuar në heshtje, disa prej të cilave kanë probleme serioze shëndetësore.

Perceptimet negative të shoqërisë dhe vështirësia në marrjen e trajtimit të përshtatshëm mjekësor në një vend të varfër si Kosova i ka shtyrë disa prej këtyre viktimave të përdhunimit në vetëvrasje.

Beteja e gjatë ligjore përfundon në humbje

Vasfije Krasniqi Goodman në monumentin “Heroinat” në Prishtinë kushtuar viktimave të përdhunimit gjatë luftës.

Fakti i pakontestuar, i mbështetur nga gjykatat e Kosovës, është se Krasniqi Goodman u mor nga shtëpia e saj në prill të vitit 1999 nga një person me uniformë dhe u përdhunua dy herë në dy vende të ndryshme në Babimoc, nga dy individë.

Ajo filloi betejën e saj për drejtësi në vitin 2012, kur Prokuroria Themelore në Prishtinë lëshoi një aktakuzë për rastin e saj.

Kjo akuzoi dy serbë të Kosovës, Jovica Dejanoviç dhe Djorgje Bojkoviç, për krime lufte kundër civilëve dhe në veçanti për përdhunimin e Krasniqi Goodmanit, e cila ishte e mitur kur ndodhi ngjarja.

Gjykata Themelore e Mitrovicës, e përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it, Timo Vuojolahti, Mariola Pasnik dhe Dariusz Sielicki, filluan shqyrtimin gjyqësor më 4 prill 2013.

Brenda shtatë ditëve ata dëgjuan 12 dëshmitarë, nëntë prej të cilëve u ftuan nga prokuroria.

Megjithatë, më 13 prill gjykata i liroi të pandehurit nga akuzat, duke e justifikuar këtë në bazë të shkeljeve ligjore gjatë fazës së hetimit me identifikimin e të akuzuarve nga viktima dhe dëshmitarë të tjerë.

Gjykata tha se procesi i identifikimit të të akuzuarve përmes fotografive nga viktima dhe dëshmitarët përmbante parregullsi, që do të thoshte se identifikimi fotografik nuk mund të përdoret si provë.

Prokuroria më pas apeloi, pas së cilës Gjykata e Apelit e Kosovës dha një vendim ndryshe.

Vendimi i saj, i dhënë më 17 maj 2014, tha se kishte prova të mjaftueshme për fajësinë e Dejanoviçit dhe Bojkoviçit dhe e dënoi Dejanoviçin me 12 vjet burg dhe Bojkoviçin me dhjetë.

Gjykata e Apelit vlerësoi se identifikimi i të akuzuarit kishte qenë i rregullt dhe se kjo provë ishte e mjaftueshme dhe bindëse.

Vendimi i gjykatës, i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it, Manuel Soares dhe Annemarie Meister, dhe një gjykatës vendor, Xhevdet Abazi, gjithashtu tha se gjykata në Mitrovicë kishte përdorur një standard më të lartë të identifikimit të të akuzuarve përmes fotografive sesa kërkonte Kodi Penal i Kosovës.

Gjykata e Apelit pranoi ekzistencën e disa shkeljeve në procesin e identifikimit të të akuzuarve.

Megjithatë, ndryshe nga gjykata e Mitrovicës, ajo nuk e konsideroi si të zvogëluar peshën e provave.

Megjithatë, avokatët e të akuzuarve apeluan kundër vendimit të gjykatës së apelit.

Gjykata e Lartë e Kosovës më pas e anuloi vendimin dhe i liroi të dy të akuzuarit nga akuzat për krime lufte.

Ky organ u udhëhoq për herë të parë nga një gjykatës vendas, Nesrin Lushta, së bashku me dy gjyqtarë të EULEX-it, Willem Brouwer dhe Esma Erterzi.

Gjykata e Lartë gjithashtu u përqendrua në dëshmitë e dëshmitarëve dhe në identifikimin e të akuzuarve përmes fotografive.

Ajo tha se “përshkrimet e autorëve janë të përgjithshme dhe të paqarta”, si rezultat i të cilave nuk ishte në gjendje të verifikonte se të akuzuarit kishin kryer krimet.

Të martën, në intervistën e saj, Krasniqi Goodman tha se asnjë avokat në Kosovë nuk kishte pranuar ta përfaqësonte atë, sepse ata nuk do të merrnin mbrojtje nga EULEX-i për të punuar në pjesën veriore të Kosovës me shumicë serbe.

Krasniqi Goodman gjithashtu tha se një nga përdhunuesit e saj ende jeton në Kosovë “dhe punon për Policinë e Kosovës”.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, Dejanoviç ishte i punësuar me ta midis vitit 2001 dhe 2017, kur kontrata e tij ishte ndërprerë.

Një raport nga Amnesty International tha se vetëm pak prej atyre që janë shpallur përgjegjës për përdhunimet gjatë kohës së luftës në Kosovë janë ndjekur penalisht që nga ajo kohë.

Raporti thotë se në vitin 2009, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dënoi tre nga zyrtarët më të lartë politik, policor dhe ushtarak serbë për një sipërmarrje të përbashkët kriminale në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë, duke përfshirë edhe “sulme seksuale” si formë persekutimi dhe si një krim kundër njerëzimit.

Një zyrtar i katërt i lartë u dënua në vitin 2014 për “persekutime nëpërmjet sulmeve seksuale, si një krim kundër njerëzimit”.

Në Serbi, dy gjyqe për përdhunim lufte në Kosovë janë përfunduar në Dhomën e Specializuar për Krime Lufte në Beograd. Megjithatë, të gjitha ishin kundër ish- pjesëtarëve të UÇK-së; një rezultoi në dënim.

Në Kosovë, janë realizuar vetëm tre gjykime për përdhunime lufte. Secili prej tyre përfundoi në një lirim nga akuzat pas apelimit të vendimit, pasi gjykatat arritën në përfundimin se provat për te identifikuar dhe dënuar autorët e dyshuar nuk ishin të mjaftueshme.

“Të zhgënjyer nga UNMIK, të zhgënjyer nga EULEX-i, nuk është habi që shumë pak të mbijetuar kanë ndopak besim në vetë sistemin e drejtësisë të Kosovës,” thuhet në raportin e Amensty International.

Etiketa: Amnesty InternationalBekim BlakajBeogradBIRNBurgdëshmitarëdhunaDhuna seksualeDhunëDrejtësiaEULEXGjermaniGjykataGjykatësGjyqgjyqtarheroinatKosovaKosovëKrimKrimekrime luftekrimiLufteMakinambrojtjeMitrovicëMjekmjekëParaProkuroriaraportRaportiSerbishqiptareUNMIKVendimVendimiviktimavrasje
Tjetri
Kërcënimi për censurë të faqeve të internetit kritikohet

Kërcënimi për censurë të faqeve të internetit kritikohet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.