AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kredia për bizneset shënon nivelin më të ulët në gjashtë vjet

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Detyrimet e biznesit shqiptar ndaj sektorit bankar ranë në 322 miliardë lekë në shtator 2018, rreth 17 miliardë më pak se sa një vit më parë. Sasia e kredisë së biznesit është sot në të njëjtin nivel që ka qenë në vitin 2011.

Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet gjatë gjashtë viteve të fundit, e matur sipas Prodhimit të Brendshëm Bruto, por ndërkohë, sasia e kredisë së marrë nga kompanitë e sektorit privat në bankat shqiptare është në nivelin më të ulët në shtatë vjet.

Sipas të dhënave statistikore të publikuara nga Banka e Shqipërisë, teprica e kredisë në ekonominë shqiptare ishte 535 miliardë lekë, shifër kjo e njëjtë me dhjetorin e vitit 2011, ose gjashtë vjet më parë.

Rënia më e madhe në volumin e kredisë është shkaktuar nga rënia në segmentin e bizneseve, të cilave statistikat e BSH i referohen si “korporata të tjera jofinanciare”. Në shtator 2018, kredia për këtë segment ishte në masën 322 miliardë lekë, me rënie 5% ose 17 miliardë në krahasim me shtatorin 2016. Hera e fundit që kredia për bizneset ka qenë në këtë nivel është maji i vitit 2011.

Segmenti i vetëm i kredisë që vijon të rritet është kredia për familjet. Në shtator, borxhet e individëve shqiptarë në sistemin bankar, të cilave në statistika u referohet si “kredia për sektorë të tjerë rezidentë” ishte 183 miliardë lekë, me një rritje prej 4.1% në krahasim me një vit më parë.

Bankat duket se janë djegur nga norma e lartë e moskthimeve të kredive nga bizneset, të cilat në mënyrë tipike, kanë interesa më të ulëta se sa kreditë për individët. Nga ana e tyre, individët, jo vetëm që paguajnë më shtrenjtë për kreditë bankare, por rezultojnë në përgjithësi kreditorë më të mirë përballë bankave.

Problemi është se rritja ekonomike sigurohet nga investimet që duhet të kryejnë bizneset dhe jo individët, të cilët marrin në përgjithësi kredi për konsum.

Rënia e kredisë për bizneset gjatë viteve të fundit është shkaktuar njëkohësisht si pasojë e fshirjes nga bilancet e bankave të kredive të këqija që rezultojnë pa shpresë për t’u rekuperuar ashtu edhe nga volumi më i paktë i kredisë së re në krahasim me shlyerjet e kredive ekzistuese.

Norma mesatare e interesit për kredinë e re për individët ishte 7.1% në shtator 2018, pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë. Kredia overdraft ishte më e shtrenjta në masën 12% ndërsa kredia në euro për blerje banesash ishte më e lira në masën 3%.

Diferenca mes interesit të depozitave dhe interesit të kredive është zgjeruar në maksimum gjatë viteve të fundit. Bankat kanë çuar drejt zeros interesat e depozitave ndërsa kanë mbajtur relativisht të larta interesat e kredive.

Të dhënat mbi volumin e kredive dhe normat e interesave grumbullohen nga Banka e Shqipërisë sipas raportimeve nga bankat e nivelit të dytë. Aktualisht nuk është e mundur që këto të dhëna të përbëjnë realitetin e tregut apo realitetin e raportimit.

Stanjacioni apo rënia e kreditimit në ekonominë shqiptare nuk është gjë e re dhe vijon prej disa vitesh. Por gjatë vitit 2017 dhe vitit aktual vërehet gjithashtu për herë të parë në tre dekada rënia e depozitave.

Në shtator depozitat kishin një rënie në masën 1.2% në krahasim me një vit më parë dhe me gjasa, viti 2018 do të jetë viti i dytë radhazi me rënie të depozitave.

Etiketa: BankatblerjeEkonomiaEkonomia shqiptareEurokredikredialiraMASpaktRritja ekonomikeSHshqipshqiptareshtatorStatistikat
Tjetri
Problemi me azilkërkuesit shqiptarë në BE, rikthehen kontrollet e dyfishta në Morinë

Problemi me azilkërkuesit shqiptarë në BE, rikthehen kontrollet e dyfishta në Morinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.