AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rivarroset me nderime lideri nacionalist shqiptar i Luftës II Botërore

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ceremonia e rivarrimit për Mit’hat Frasherin në Tiranë. Foto: Gent Shkullaku/LSA.

Shkrimtari dhe politikani Mit’hat Frashëri, i lavdëruar për kontributin e tij në kulturën shqiptare, por i kritikuar për bashkëpunim me nazistët, u rivarros në një ceremoni në të cilën mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Ceremonia e rivarrimit për Mit’hat Frasherin në Tiranë. Foto: Gent Shkullaku/LSA.

Trupa e Gardës Kombëtare shqiptare mbajti arkivolin e Mit’hat Frashërit për në vendin ku ai u varros në një park në Tiranë të mërkurën, pasi banda e Ushtrisë Shqiptare luajti një marsh funebër dhe zyrtarë qeveritarë duke përfshirë kryeministrin Edi Rama bënë homazhet e tyre në heshtje.

Për disa, ceremonia ishte një nderim shumë i vonuar dhe i merituar për një nga figurat më të mëdha të Rilindjes Kombëtare, një lëvizje për ringjalljen e kulturës, gjuhës dhe zakoneve shqiptare që filloi në fund të shekullit të 19-të.

Por të tjerë u shprehën se ceremonia përfaqësonte rehabilitimin e një bashkëpunëtori nazist.

Aureli Plasari, një historian shqiptar, mbajti fjalimin kryesor gjatë ceremonisë dhe dënoi ato që ai i quajti “gënjeshtra” të përhapura rreth Frashërit në epokën komuniste.

Kryeministri Edi Rama tha se Frashëri ishte një shqiptar i madh i cili ndihmoi në krijimin e alfabetit modern shqiptar dhe themeloi Institutin Albanologjik të vendit, paraardhësin e Akademisë Shqiptare të Shkencave, por “ka një cen në biografinë e tij”.

“U prehtë në paqe, në nëndheun e Shqipërisë Mit’hat Beu e koha pastroftë më tutje baltën që më së pari, i nderuari shqiptar buzëhollë Aurel Plasari dhe unë mesa munda, filluam t’ia pastrojmë sot,” tha Rama.

Gjithsesi, Odise Porodini, anëtar i një grupi veteranësh komunistë ishte kritik për ceremoninë zyrtare që u organizua për Frashërin.

“Mit’hati ishte kundër vendit të tij me aktivitetin e tij politik. Ai nuk e meriton një ceremoni shtetërore,” tha Porodini.

Frashëri u lind në vitin 1880 në Janinë, në Greqinë e sotme veriore, dhe vdiq në Nju Jork në vitin 1949, ku u varros fillimisht.

Ai njihet si një nga liderët e Kongresit të Manastirit në vitin 1908, në të cilin një grup figurash letrare shqiptare vendosi për alfabetin e parë të unifikuar të vendit, të cilin Shqipëria ende e përdor.

Ai gjithashtu ishte një lider gjatë lëvizjes për pavarësi në vitin 1912 dhe një zyrtar shtetëror në qeveri të ndryshme deri në vitin 1924.

Ai nuk mori pjesë në politikë midis 1924 dhe Luftës së Dytë Botërore, por në vend të kësaj hapi një librari të madhe në Tiranë dhe ndërtoi një bibliotekë private të famshme me rreth 20,000 libra. Ai pati gjithashtu një karrierë letrare nën pseudonimin Lumo Skendo.

Frashëri ishte antifashist në fillim të Luftës së Dytë Botërore, por ishte gjithashtu themelues dhe udhëheqës i Ballit Kombëtar, një organizatë luftëtarësh nacionalistë, e cila në fazat e fundit të luftës u bashkua me Gjermaninë Naziste për të luftuar guerilët komunistë.

Disa nga liderët e tij u ekzekutuan nga komunistët pas luftës, ndërsa shumica prej tyre u larguan në Perëndim, ashtu si Frashëri, i cili emigroi në SHBA pas Luftës së Dytë Botërore.

Balli Kombëtar ishte një grup republikan i cili kishte si anëtarë disa nga shkrimtarët dhe intelektualët më të talentuar të epokës, të cilët ishin si nacionalistë ashtu edhe antikomunistë.

Gjatë sundimit komunist ata u përfolën si bashkëpunëtorë nazistë dhe kriminelë lufte ose hajdutë të vegjël. Vetëm pas rënies së komunizmit një pjesë e literaturës së tyre të ndaluar u botua përsëri.

Etiketa: BandaEdi Ramakriminelë lufteKryeministri Edi RamaLufteMITMit'hat FrasherinazistnazistepaqePunëPunëtorRamaSHSHBAshqipShqipëriashqiptare
Tjetri
Kolegji shqyrton apelimin e Komisionerit Publik ndaj gjyqtarit Edmond Islamaj

Kolegji i Apelimit rihap hetimin për gjyqtarin Edmond Islamaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.