AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Presidenti i Maqedonisë mohon të ketë pasur gisht në dhunë në parlament

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov. Foto: BETA

Pa dëshmisë së ditës së enjte nga një dëshmitar në gjyqin për mësymjen në parlament vitin e kaluar, presidenti i Maqedonisë – dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë – kanë mohuar të kenë qenë pjesë e planit të koordinuar për të destabilizuar vendin.

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov. Foto: BETA

Presidenti Gjorge Ivanov të enjten mohoi të ketë luajtur ndonjë rol në dhunën në parlament më 27 prill 2017 apo të ketë planifikuar të shpallë gjenden e jashtëzakonshme dhe të arrestojë krerët e opozitës.

Duke reaguar ndaj dëshmisë së dëgjuar në gjykatë, zyra e tij e quajti “një plan të dyshuar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme më 27 prill 2017 thjesht një më shumë në vrazhdën e përpjekjeve të dëshpëruara për të ndërtuar një skenar i cili, pa asnjë bazë, do të implikonte presidentin si pjesë e ngjarjeve të 27 prillit”.

Më herët të enjten, një i pandehur kryesor në gjyqin për mësymjen në parlament, Aleksandar Vasilevski i njohur ndryshe si Ninja, tha në Gjykatën Penale të Shkupit se ngjarjet e asaj dite ishin planifikuar dhe koordinuar nga kati i tetë i selisë së partisë së atëhershme qeverisëse VMRO DPMNE .

Vasilevski tha se plani ishte që dhuna synonte që presidenti Ivanov të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme dhe të nxirrte ushtrinë në rrugë, duke penguar kështu formimin e një qeverie të re. Ai tha se kjo nuk ndodhi për shkak të presionit të fortë ndërkombëtar ndaj Ivanovit për të mos e bërë këtë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë gjithashtu hodhi poshtë përfshirjen e tij të dyshuar në këto ngjarje, duke këmbëngulur se ky ishte “dezinformim”. Ai tha se mbetej i gatshëm të bashkëpunonte me hetimin.

Hetimi mbi mësymjen më parë tregoi se disa oficerë të ushtrisë dhe ushtarë profesionistë ishin pjesë e ngjarjeve.

Megjithatë, asnjë nga ushtria nuk ka përfunduar në mesin e 30 të pandehurve që tani janë në gjyq për përfshirjen e tyre.

Partia tani opozitare VMRO DPMNE nuk ka bërë asnjë koment për pretendimet se ish-anëtarë të lartë të partisë organizuan skenat e dhunshme.

I vetmi reagim ka ardhur nga ish-zëvendësministrja e drejtësisë Biljana Briskovska, e cila u përmend gjithashtu në dëshminë e Vasilevskit si pjesë e strukturës organizative.

“Jam pa fjalë nga mungesa e së vërtetës në dëshminë që më referohet mua dhe e hedh totalisht poshtë si të pavërtetë,” tha shkurtimisht Briskovska të enjten.

Briskovska tashmë është në gjyq për përfshirjen e dyshuar në ngjarje, por ende mbetet aktive në politikë si një përfaqësuese e VMRO DPMNE në një organ që po diskuton reformat gjyqësore me qeverinë.

Dëshmia nga Vasilevski mund të ndikojë në procesin e vazhdueshëm parlamentar të “pajtimit kombëtar”.

Një komision parlamentar të premten duhet të dorëzonte një projektligj për një amnisti për disa nga pjesëmarrësit në dhunën në parlament.

Pritshmëria ishte që kjo amnisti do të zbatohej për ata që nuk morën pjesë drejtpërdrejt në dhunën që la 100 të plagosur ose që nuk organizuan ngjarjet.

Megjithatë, raportet e fundit nga ky organ treguan se prezantimi do të shtyhej për javën e ardhshme.

Etiketa: dhunaDhunëGjykatëGjyqKomisionparlamentPartiaProjektligjUshtriaVMRO DPMNE
Tjetri
Anëtarët e rinj të KED përzgjidhen me short dhe debate

Kuvendi hedh shortin për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.