AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosovë: Thirren në Hagë komandantët e parë guerilas

Die MorinangaDie Morina
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stema e UÇK-së. Photo: SGT Craig J. Shell, Marinsat amerikanë/Wikimedia Commons.

Ndërsa ish-figurat e larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u kërkuan të merren në pyetje nga prokurorët, Kosova e mbylli vitin 2018 me shenjat e para se Gjykata Speciale me bazë në Hagë po bëhet gati të padisë njerëz për krime lufte dhe paslufte.

Stema e UÇK-së. Photo: SGT Craig J. Shell, Marinsat amerikanë/Wikimedia Commons.

Parlamenti në Prishtinë miratoi në vitin 2015 një ligj që lejon funksionimin e Dhomave të Specializuara, por shenjat se aktakuzat e para të gjykatës së re u shfaqën vetëm në dhjetor të këtij viti, kur disa ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së u ftuan të merreshin në pyetje në Prokurorinë e Specializuar në Hagë.

Ftesa e parë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar pas tre vjet heshtjeje i shkoi Rrustem Mustafës, një ish-komandant i UÇK-së i njohur edhe si Remi, të cilit iu kërkua të merrej në pyetje në Hagë më 14 janar. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse ai do të merret në pyetje si i dyshuar apo si dëshmitar.

Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar e Kosovës janë pjesë e sistemit ligjor të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë për detyrë të hetojnë dhe të gjykojnë të dyshuarit për krimet e kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës, 1998-2000.

E ashtuquajtura “Gjykatë Speciale” pritet të padisë figurat e larta të UÇK-së për krime të dyshuara, duke përfshirë vrasje, rrëmbime, ndalime të paligjshme dhe dhunë seksuale. Ajo ende nuk ka bërë publike ndonjë akuzë.

Ish-komandanti Sami Lushtaku dhe ish-kreu i gjykatës ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, u ftuan gjithashtu të flasin me prokurorët.

“Unë mendoj se mund të jem ose dëshmitar ose i pandehur, por nuk kam asnjë ide se pse jam thirrur,” tha Dobruna.

Ai u zotua të bashkëpunojë dhe mohoi që UÇK-ja të ketë qenë e përfshirë në krime lufte.

Por ish-komandanti i njësisë së UÇK-së Remzi Shala, i njohur gjatë kohës së luftës si “Molla e Kuqe”, tha se nuk do t’i përgjigjet ftesës, duke shpjeguar se ai nuk i beson Dhomave të Specializuara të Kosovës, të cilat priten të gjykojnë ish-figurat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të paditur nga Prokuroria e Specializuar.

E ashtuquajtura “Gjykatë Speciale” nuk pëlqehet gjerësisht në Kosovë, pavarësisht se është pjesë e sistemit të drejtësisë të vendit. Shumë shqiptarë të Kosovës besojnë se ajo denigron atë që ata e shohin si lufta e drejtë e UÇK-së për çlirimin nga sundimi serb.

Por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vetë një ish-komandant i UÇK-së i cili u lirua nga akuzat për krime lufte nga gjykata e Hagës, tha pasi ish-shokët e tij u thirrën për t’u marrë në pyetje në Hagë se ata duhet të bashkëpunojnë me prokurorët. “Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e shenjtë dhe kjo do të vërtetohet,” tha ai.

Prokuroria e Specializuar deri më tani nuk ka konfirmuar të ketë thirrur ndonjë nga ish-luftëtarët për ta marrë në pyetje.

Zëdhënësi i saj Christopher Bennett tha se “Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk jep informacion mbi statusin e hetimit, por synon të sigurojë që të gjitha pohimet e përmbajtura në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të përpiluara nga Senatori zviceran Dick Marty do të trajtohen dhe do të hetohen plotësisht.”

Raporti i Dick Marty, i botuar në vitin 2010, pretendonte se disa zyrtarë të lartë të UÇK-së ishin përgjegjës për abuzime serioze të të drejtave të njeriut.

Ndalohen të dyshuarit në rastin e Ivanoviçit

Oliver Ivanoviç. Foto: BETA.

Oliver Ivanoviç, lideri i një partie serbe të Kosovës e quajtur Liri, Demokraci dhe Drejtësi u qëllua jashtë zyrës së tij në qytetin e ndarë të Mitrovicës në janar 2018, por u desh gati një vit që autoritetet të arrestonin ndonjë të dyshuar.

Hetimi, i kryer në mes të një atmosfere armiqësie dhe mosbashkëpunimi midis Kosovës dhe Serbisë, dukej se nuk po shkonte askund, derisa Policia e Kosovës organizoi një operacion në Mitrovicë, që solli arrestimin e tre personave të dyshuar të lidhur me vrasjen.

Dy prej tyre janë anëtarë serbë të forcës policore të Kosovës, ndërsa i treti është një anëtar i klubit të tifozëve të Partizanit të Beogradit. Prokurorët besojnë megjithatë se ata thjesht mbështetën vrasjen, ndërsa vrasësi i vërtetë vazhdon të mbetet i lirë.

Sekretarja në selinë e partisë së Ivanoviçit u ndalua gjithashtu për pak kohë nën dyshimin se kishte futur duart në kamerat e sigurisë të zyrës.

Por një tjetër i dyshuar, biznesmeni Milan Radoiciç, nënkryetar i partisë kryesore serbe të Kosovës, Lista Sebe, arriti ta shmangte arrestimin dhe u arratis në Serbi.

Radoiciç u përshkrua si mbajtësi i vërtetë i pushtetit në rajonin më serb të veriut të Kosovës nga Ivanoviçi pak kohë para se ai të qëllohej për vdekje.

Një deklaratë në lidhje me Radoiçiçin në faqen e Facebookut të Listës Serbe pohoi se policia e Kosovës ka bastisur banesën e tij “të armatosur deri në dhëmbë, me vetëm një qëllim – për të më vrarë”. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç këmbënguli gjithashtu që Radoiciç ishte i pafajshëm.

Në kohën e vdekjes, Ivanoviçi po gjykohej për urdhërimin e vrasjes së shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës në vitin 1999. Ai e deklaroi veten të pafajshëm.

Politikani Fatmir Limaj lirohet përsëri nga akuzat

Fatmir Limaj jashtë gjykatës. Foto: Beta.

Një gjykatë apeli në nëntor la në fuqi vendimin për lirimin nga akuzat të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Fatmir Limaj, i cili tani është zëvendëskryeministër, duke e liruar atë nga përgjegjësia për vrasjen e dy civilëve shqiptarë etnikë në tetor 1998.

Limaj u gjet i pafajshëm për akuzat se ai nuk mori masa të arsyeshme dhe të nevojshme për të parandaluar vrasjet. Aktakuza kishte pretenduar se Limaj pa trupat e viktimave dhe ishte i vetëdijshëm për kryerjen e krimit.

Por gjykata e apelit tha se gjyqi fillestar nuk paraqiti “asnjë provë të vetme që i akuzuari kishte kryer veprën penale”.

Ish-komandanti guerilas, tashmë i kthyer në politikan, i cili aktualisht drejton partinë NISMA (Nisma Social Demokrate), është gjykuar dhe është gjetur jo fajtor për krime lufte disa herë në të kaluarën nga gjykatat në Kosovë dhe Hagë.

Një oficer rezervist serb, Zoran Vukotiç, u lirua gjithashtu nga akuzat në vitin 2018 për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve shqiptarë etnikë.

Vukotiç u gjet i pafajshëm në mars për rrahjen dhe më pas vrasjen e katër burrave në Vushtrri në maj 1999 dhe për përfshirje në mbajtjen e paligjshme të 17 civilëve në një ish-ndërtesë bujqësore në Vushtrri.

Ish-polici u lirua më tej nga akuzat për plaçkitje me dhunë të parave, sendeve prej floriri dhe sendeve të tjera të çmuara nga tetë civilë.

Në një rast tjetër të këtij viti, një burrë i quajtur Skënder Bislimi u gjet fajtor në tetor 2018 për krime lufte kundër civilëve shqiptarë etnikë në Fushë Kosovë.

Prokuroria pretendoi gjatë gjyqit se Bislimi dhe dhjetë paraushtarakë  serbë ngritën një pikë kontrolli në një kryqëzim në Fushë Kosovë, ku torturuan shqiptarët e Kosovës të cilët ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre tri ditë pasi filloi fushata e bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë në mars 1999.

Etiketa: ApelidemokracidemokrateDhomat e SpecializuaraDick MartyFatmir LimajfushataGjykataGjykata SpecialeGjykatësGjyqiHaradinajKontrolliKosovaKosovëKrimekrime lufteLigjLuftaLufteMasaMitrovicëNATOndalimenismaoperacionParapoliciPoliciaprokurorProkuroriaRamush HaradinajRaportisekretarjaSerbiShellsocial demokrateThirrëvdekjevrasje
Tjetri
Krizat dhe sfidat e Europës në vitin 2019

Krizat dhe sfidat e Europës në vitin 2019

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.