AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Treguan krimet e luftës në Kosovë, por nuk gjetën ngushëllim

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mehmet Mazrekaj. Foto: BIRN.

Qindra persona nga Kosova dëshmuan kundër atyre që qëndruan pas luftës së përgjakshme të vitit 1998-1999 në ish-krahinën e Serbisë. Disa nga ata gjetën pak lehtësim pas dëshmisë në Gjykatën e Hagës dhe ende po i ndjek pas ajo çka ata përjetuan.

Mehmet Mazrekaj. Foto: BIRN.

Mehmet Mazrekajt i dridhen duart në prehër derisa kujton një natë marsi të vitit 1999 kur vdekja erdhi në fshatin Beleg të Deçanit, në perëndim të Kosovës.

Arsimtari 74 vjeçar në pension, kujton se si forcat serbe i ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët, pastaj e lidhën dhe e lanë të dëgjojë pareshtur britmat e grave dhe vajzave derisa po dhunoheshin në një stallë bagëtish natën midis 28 dhe 29 marsit 1999. Ai tregon si u largua të nesërmen në mëngjes me një kolonë civilësh për në Shqipëri, dhe për ata që mbetën pas.

“Tërë natën ka vazhduar dhunimi i grave dhe vajzave. Shumica ishin nxënëse të mia në gjimnaz”, tregon Mehmeti për BIRN në shtëpinë e tij në Drenoc të Deçanit. “Pas mbetën 70 burra. Shumica e tyre nuk u gjetën kurrë”.

Në mesin e tyre janë tre familjarë të tij.

Brenda gati dy dekadave, Mazrekaj ka dëshmuar tri herë në gjykatë për masakrën e Belegut, së pari kundër Sllobodan Millosheviçit, si dhe në atë kohë shefave politikë, ushtarakë dhe policorë të tij që udhëhoqën një luftë brutale për të shtypur kryengritjen shqiptare të Kosovës.

Më shumë se 4,600 persona kanë dëshmuar në Gjykatën e OKB-së për krime në ish-Jugosllavi në gjykimet kundër të akuzuarve për planifikim, kryerje të vrasjeve masive, persekutim dhe dëbim, në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, gjatë shpërbërjes së federatës socialiste në vitet 90-ta.

Për disa, të dëshmuarit ishte pak lehtësuese, një mundësi për të treguar historitë e tyre dhe të shohin kriminelët të dënuar. Por për të tjerët si Mazrekaj, fantazma e luftës nuk është mundur, sepse ajo çka përjetuan i la më shumë të traumatizuar, të mllefosur dhe të pakënaqur.

Në ditën kur Mazrekaj dëshmoi, Millosheviçi ishte i sëmurë dhe nuk ishte prezent në sallë të gjykatës. “Unë dëshmova. Por do të doja ta shihja në sy”, thotë ai. Kur Milosheviçi vdiq në dhomën e tij në Hagë në vitin 2006 para se të jepej vendimi i gjykatës për të, Mazrekaj ndjeu “sikur ai fitoi”.

“M’u kujtuan viktimat, ata që ai i vrau pa ndonjë dënim. M’u duk një kasap me fat”, thotë ai.

Në vitin 2007 Mazrekaj dëshmoi sërish për tmerrin e asaj nate (marsit 1999) në Beleg kundër vartësve politikë dhe ushtarakë të Millosheviçit që drejtuan fushatën në Kosovë. Të gjithë ata u dënuan, por Mazrekaj mbeti i zhgënjyer.

“Nuk do ta quaja drejtësi,” thotë ai. “ Jo aspak.”

Mazrekajn vazhdon ta mundojë fakti që ai kurrë nuk mundi të thoshte në gjykatë të gjithë atë që ai e di për atë natë, duke shmangur dëshminë për dhunimet nga frika e stigmës që do të mund të përballeshin viktimat dhe prindërit e tyre në mjedisin shpesh konservativ të shoqërisë kosovare.

“Isha nën presion të madh të viktimave që nuk donin të zbuloheshin”, thotë ai. “Isha në mes dy të zjarreve”.

“Në sytë e tij pashë trupat e vdekur të fëmijëve”

Sabit Kadriu. Foto: BIRN.

Bekim Blakaj, drejtor i Qendrës për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, e cila përgjatë viteve ka dokumentuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, thotë se Kosovës i mungon një mekanizëm mbështetës për njerëzit që dëshmuan në Gjykatën e Hagës.

“Shumica e dëshmitarëve të krimeve të luftës që bashkëpunuan me Gjykatën e Hagës kishin anëtarë të familjeve të vrarë në luftë”, tha Blakaj për BIRN. “Në përgjithësi, nuk ka pasur trajtim për ta, qoftë nga vetë Gjykata apo nga institucionet e Kosovës”.

Helena Vranov Schoorl, drejtuese e Operacioneve për Mbështetje të Dëshmitarëve dhe Viktimave në Gjykatën e Hagës, thotë se shumica e dëshmitarëve të kësaj Gjykate ishin viktima që u kishin mbijetuar krimeve.

“Shumë nga ta ende vuajnë traumat fizike dhe psikologjike nga tmerri nëpër të cilin kanë kaluar”, tha Schoorl për BIRN. “Për këta njerëz, akti i dhënies së dëshmisë është një hap i guximshëm”.

Schoorl thotë se shumica e dëshmitarëve “besuan se Gjykata e Hagës vendosi drejtësinë për atë që ndodhi dhe se ata personalisht kontribuuan për drejtësi dhe rrëfimin e së vërtetës”.

Por duke cituar një studim të bërë nga Gjykata me më shumë se 300 dëshmitarë, ajo thotë se një numër i vogël por i rëndësishëm i dëshmitarëve kanë pasur pasoja negative nga dëshmitë e dhëna dhe “janë përballur me sfida në komunitetet e tyre”.

Sabit Kadriu, një profesor i gjuhës shqipe dhe ish-aktivist për të drejta të njeriut në Vushtrri, punoi në mbledhjen e dëshmive për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë në rajonin e tij, por ndihet skeptik në atë se sa ka arritur puna e rrezikshme që ka bërë ta çoi më tej luftën për drejtësi.

Kadriu dëshmoi kundër Milosheviçit rreth masakrës në fshatin Likoshan ku 24 civilë shqiptarë u vranë në fund të shkurtit të vitit 1998 si dhe vrasjen e mbi 50 anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz.

Kadriu thotë se ende i vjen në vesh zëri i Milosheviçit në sallën e gjykatës duke i thënë “Ndalu”.

“E shikova dhe në sytë e tij pashë trupat e vrarë të fëmijëve”, thotë ai. “Mu duk sikur u ndala, por në fakt isha duke folur”.

“Në atë moment doja ta përpija të gjallë”, tha Kadriu për BIRN duke kujtuar se u ndie i thyer kur Milosheviçi vdiq.

“Bashkë me të ndiq edhe çdo pritje për drejtësi”. Gjykata, tha ai, “dështoi të sjellë drejtësi”.

Dëshmitarët e dhunimeve rrezikojnë të stigmatizohen

Dëshmia lidhur me një dhunim që ishte raportuar në vitin 1999 në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, i cili ishte një nga dokumentet e paraqitura në ICTY.

Viktimat e dhunimeve u përballën me rrezik të veçantë për shkak të stigmës që i rrethon në shoqërinë patriarkale të Kosovës, ku dhunimi shpesh besohet se turpëron viktimave dhe familjet e tyre.

“Dëshmia ime ishte e mbyllur dhe zëri i ndryshuar, por komuniteti ku jetoja më njohu nga përshkrimi i ngjarjeve,” tha për BIRN një e mbijetuar e dhunës seksuale e luftës nga Kaçaniku.

“Burri u bë i dhunshëm në shtëpi”, tregoi ajo. Dhe një ditë, “disa fqinj tentuan të më dhunojnë kur po kthehesha në shtëpi”.

Një vit pasi dëshmoi, viktima kërkoi nga Gjykata që ta ndihmojë që të zhvendoset jashtë Kosovës.

Vëllai i një dëshmitari tjetër të mbrojtur, një serb, tha për BIRN se ai e kishte braktisur Kosovën kur vëllai i tij u pajtua që të dëshmojë kundër ish-komandantit të UÇK-së, tash kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u shpall i pafajshëm në akuzat për krime lufte. Ai tha se ndjente se nuk mund të kthehej më në Kosovë. “Të gjithë ata që dëshmuan… kanë vuajtur dhe mbesin të pakënaqur me vendimin e tyre për të dëshmuar”, tha ai.

Ndjenja e tillë e zhgënjimi flet për sfidat që janë para prokurorëve që po përgatiten të lëshojnë aktakuzat e para në emër të Gjykatës së re të Hagës e themeluar me një mandat për të hetuar dhe gjykuar ish pjesëtarët e UÇK-së për krimet kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës të cilët konsideroheshin bashkëpunëtorë të Serbisë.

Helena Vranov Schoorl nga Gjykata e Hagës tha se është “e rëndësishme” të përgatiten dëshmitarët për përvojën e të dëshmuarit “dhe në mënyrë “adekuate t’i menaxhojnë pritjet, brengat dhe nevojat e tyre në mënyrë që ta parandalojnë zhgënjimin”.

Kadriu është skeptik për gjasat e gjykatës së re.

“Shumë vjet kanë kaluar dhe mund të mos ketë më dëshmi. Ata duhet të sigurohen që dëshmitarët të mos tërhiqen”, tha ai. “Nëse munden”.

E Mazrekaj druan se sikur ai, shumë dëshmitarë në Gjykatë e Hagës nuk kanë mundur t’i thonë të gjitha që i kanë ditur, dhe shpreson që kësaj here do të jetë ndryshe.

“Ata duhet ta flasin të vërtetën”, thotë ai. “Edhe shqiptarët kanë kryer krime.”

Etiketa: aktivistBekim BlakajBIRNdëshmitarëDhunëGjykataGjykatëGjykatësHaradinajish-JugosllaviJugosllaviKosovaKosovëKrimekrime lufteKroaciLuftembështetjeMillosheviçOKBParapasojapersekutimprokurorPunaPunëPunëtorRamush HaradinajromromërrezikSHShpresONshqipShqipërishqiptareSllobodan Millosheviçtë drejtaVendimiviktima
Tjetri
Rrëzohet shumica e kabinetit qeveritar

Rrëzohet shumica e kabinetit qeveritar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.