AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia optimiste për ratifikimin e marrëveshjes nga Greqia

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikola Dimitrov. Foto: BIRN.

Maqedonia mbetet optimiste se trazirat e fundit politike në Greqi të shkaktuara nga dorëheqja e një ministri nuk do të ndalojnë miratimin e marrëveshjes historike të emrit në parlamentin në Athinë.

Ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikola Dimitrov. Foto: BIRN.

Ministria e jashtme e Maqedonisë të hënën tha se ka marrë “garanci” nga Greqia se qeveria e Alexis Tsipras, e cila përballet me një mocion besimi këtë javë, do të ratifikojë marrëveshjen historike të emrit në parlament.

Pasi Partia nacionaliste e Grekëve të Pavarur u largua nga koalicioni qeveritar këtë fundjavë në shenjë proteste për marrëveshjen, ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, zhvilloi një bisedë me ministrin e jashtëm të përkohshëm grek George Katrougkalos, tha Ministria e Jashtme e Maqedonisë.

“Dimitrovi mori garancinë se qeveria greke mbetet e vendosur për të përfunduar punën lidhur me marrëveshjen e Prespës,” tha ajo.

Të dielën, Tsipras tha gjithashtu se qeveria e tij nuk do të heqë dorë nga ratifikimi i marrëveshjes së arritur këtë verë, ashtu siç qeveria fqinje e Maqedonisë nuk u dorëzua dhe arriti të siguronte votat e nevojshme të premten.

Tsipras tha se do të thërriste një votim besimi në qeverinë e tij këtë javë, me sa duket të mërkurën, pasi Ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos njoftoi të dielën se ai po largohej nga qeveria për shkak të kundërshtimeve të tij ndaj marrëveshjes së emrit.

Megjithatë, gazeta e përditshme greke Kathimerini të dielën shkroi se trazirat nuk kanë gjasa të rrëzojnë qeverinë e udhëhequr nga partia e majtë Syriza e Tsiprasit dhe të ndalojnë ratifikimin e marrëveshjes.

Gazeta shkroi se, nën një marrëveshje të paracaktuar midis Tsiprasit dhe Kammenos, qeveria do të mbijetonte dhe do të kishte mjaftueshëm vota për të miratuar marrëveshjen në parlament, ndërsa në të njëjtën kohë Kammenos, i cili ka qenë kundërshtar i ashpër i marrëveshjes, mund të fokusohet në përmirësimin e pozicionit të tij para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në pranverë.

Gazeta theksoi se vetë Syriza ka 145 deputetë në parlamentin me 300 vende dhe mund të mbështetet edhe tek votat e disa deputetëve të tjerë. “Ata e arrijnë totalin prej 151 votash të nevojshëm për një shumicë të thjeshtë në parlamentin me 300 anëtarë”, tha gazeta. Sipas gazetës, një shumicë e ngjashme do të mbështesë edhe marrëveshjen e emrit.

Parlamenti i Maqedonisë të premten e kaloi fazën përfundimtare të miratimit të marrëveshjes për emrin e ri të vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut – pas së cilës kryeministri Zoran Zaev i bëri thirrje palës greke që të ratifikojë marrëveshjen dhe të përfundojë procesin.

Nëse gjërat shkojnë siç është planifikuar, Greqia duhet ta bëjë këtë deri në fund të këtij muaji ose në fillim të shkurtit, pas së cilës ajo do të jetë gjithashtu vendi i parë që aprovon pranimin e e Maqedonisë në NATO me emrin e ri.

Greqia e ka kundërshtuar prej shumë kohësh emrin e Greqisë, duke e konsideruar fjalën Maqedoni pjesë të trashëgimisë helene. Megjithatë, qeveria e Tsiprasit, pavarësisht zemërimit të nacionalistëve grekë, ka pranuar një emër kompromis me një përcaktor gjeografik. BE-ja dhe SHBA-ja i kanë bërë thirrje të dyja palëve të arrijnë një marrëveshje dhe kështu t’i japin fund një prej mosmarrëveshjeve me të ashpra dhe të gjata në Ballkan.

Etiketa: Alexis TsiprasBallkanBEBIRNdeputetgazetaGreqiGreqiaMaqedoniMaqedoniamarrëveshjeNATOParaparlamentPartiaprotestePunëQeveriaSHSHBASYRIZAVotavotimZoran Zaev
Tjetri
Prokuroria hap hetim për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike

Balla vs Basha, prokurori kërkon pushimin e çështjes ndaj kreut të PD

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.