AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Balla vs Basha, prokurori kërkon pushimin e çështjes ndaj kreut të PD

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur me gazetarët | Foto nga : LSA

Prokuroria i kërkoi gjykatës pushimin e çështjes për shpifje të ngritur mbi padinë e Taulant Ballës ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Balla kërkoi dënimin e Bashës, ndërsa mbrojtësit e këtij të fundit kërkuan pafajësi.

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur me gazetarët | Foto nga : LSA

Prokurori që shqyrtoi kallëzimin penal për shpifje të kryer nga kryetari i grupit parlamanetar të Partisë Socialiste, Taluant Balla ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkoi të hënën gjykatës pushimin  çështjes.

Prokurori Agron Gjana në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u shpreh se nga hetimi është konkluduar se nga ana e Bashës “nuk janë konsumuar të gjithë elementët e veprës penale për të cilën e ka denoncuar Balla” dhe se për këtë arsye duhet të pushohet çështja.

Në të njëjtën seancë paraqitën konkluzionet edhe palët. Avokati i Ballës kërkoi shpalljen fajtor të kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe dënimin e tij, duke i lënë në dorë gjykatës masën  dënimit. Ndërkohë që mbrojtësit e Bashës kërkuan pafajësi, duke thënë se edhe akuzuesit kishin pretenduar se informacioni ishte i vërtetë duke pretenduar se “Basha kishte nxjerrë sekret hetimorë”.

Padia e Ballës ndaj Bashës lidhet me deklaratat e këtij të fundit qershorin e vitit të kaluar për një automjet tip “Toyota Yaris” që do të mbërinte nga Gjermania, në të cilin gjendej një sasi e madhe parash të përfituara nga aktivitete kiminale.

Ai u drejtua nga grupi i deputetëve të Partisë Socialiste duke u shprehur se garantues ishte njëri prej tyre. Pak ditë më vonë, në qershorin  vitit të kaluar, në portin e Durrësit u zbulua autovetura tip “Toyota Yaris”ku ishin fshehur 3.4 milionë euro, por që ishte nisur nga Belgjika.

Qëndrimi i prokurorit

Gjatë konkluzioneve përfundimtare, prokurori Gjana shpjegoi se nuk arrihet të provohet fajësia e Bashës pasi nuk egziston një lidhje direkte dhe konkrete mes deklaratave dhe atyre që rezultuan më pas. Prokurori shpjegoi se Basha ka pohuar që transportimi i parave ishte zbuluar në Gjermani, ndërkohë që automjetet erdhën nga Belgjika.

Sipas tij, komentet dhe aludimet  që e lidhën këtë akuzë me Ballën janë kryer pas deklaratës së Bashës në parlament nga persona të tjerë apo nga media, por jo prej tij. Lidhur me vërtetësinë e deklaratës, prokurori Gjana shtoi se nuk mund të konkludohet aktualisht pasi çështja për transportimin e parave me anë të automjeteve tip “Toyota Yaris” është ende nën hetim. Ai i cilësoi deklaratat e Bashës si opinione dhe jo si akuza.

Menjëherë pas konkluzioneve të prokurorit të çështjes ka replikuar përfaqësuesi ligjor i Ballës, i cili e konsideroi përfaqësuesin e akuzës si të njëanshëm. Ndërkohë, vetë Balla u shpreh se i vinte keq për pozicionin e prokurorit dhe se ky i fundit edhe pse kishte pasur detyrim të informonte gjykatën për ecurinë e hetimit nuk e kishte bërë një gjë të tillë dhe se nuk e kishte thirrur ndonjëherë.

Kërkesat e palëve

Vetë Balla kërkoi dënimin e Bashës. Para se prokurori i çështjes Agron Gjana të paraqiste diskutimin përfundimtar, në seancën e të hënës kanë paraqitur konkluzionet përfundimtare edhe pala paditëse ajo ajo e paditur.

Sipas përfaqësuesit ligjor të denoncuesit Taulant Balla, Basha nuk e tregoi burimin dhe për këtë arsye rezulton të jetë i pabesueshëm e për pasojë të ketë shpifur. Ai shtoi se përhapja e deklarimeve nga ana e Bashës se Balla është porositësi apo garantuesi i transferimit të parave është një shpifje e kryer botërisht për të denigruar figurën e kreut të krupit parlamentar të PS-së. Ai kërkoi shpalljen fajtor të kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe dënimin e tij, duke i lënë në dorë gjykatës masën  dënimit.

Nga ana tjetër, mbrojtësit ligjor të Bashës pretenduan se nuk u provua që Basha të ketë konsumuar elementët e veprës penale të shpifjes dhe se nuk mund të jetë përgjegjës nëse informacioni është i vërtetë.

Ata theksuan se vetë pala paditëse e pranon se informacioni ishte i vërtetë. “Balla pranon se Basha ka nxjerr sekret hetimor. Rezulton se informacioni egziston dhe se vetë Balla e ka pranuar”, u shprehën avokatët të cilët shtuan se Basha nuk është pjesë e grupit hetimor që ka pasur informacionin.

Avokatat e Bashës deklaruan se Balla nuk provoi se nuk është në ndjekje penale nga Prokuroria për Krime të Rënda që po heton transferimin e shumave të parave, edhe pse këtë vërtetim mund ta siguronte vetëm personi në fjalë.

Duke përmendur raste të proceseve të gjykuara nga gjykatat Evproiane, përfaqësuesit e Bashës u shprehën se kryedemokrati nuk nuk ka pasur si qëllim të dizinformojë ose dëmtojë dikë, por të informojë publikun për këtë çështje që ka interes publik. Në përfundim ata kërkuan deklarimin e pafajshëm të Bashës.

Gjyqtari i çështjes Gerdi Hoxha pasi u njoh me konkluzionet e palëve kërkoi një javë kohë për shqyrtimin e gjithë materialeve dhe marrjen e vendimit përfundimtar.

Etiketa: AkuzaBashadeputetdetyrimEurogazetarGjermaniGjermaniaGjykatëGjykatësGjyqHetimKrimeLulzim BashaMASMediaParaparlamentPartisë DemokratikePartisë SocialistePDProkuroriProkuroriaProkuroria për Krime të RëndaPSsekretShpifjeTaulant BallaToyota
Tjetri
Konkurset publike në Burgje kthehen në fushatë punësimi për zyrtarët e PS

Konkurset publike në Burgje kthehen në fushatë punësimi për zyrtarët e PS

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.