AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Tarifa e Kosovës ndaj Serbisë e kreu qëllimin e saj, shprehen ekspertët

Blerta BegishollingaBlerta Begisholli
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prishtina. Foto: (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kosova nuk mund t’i lejojë vetes të humbasë mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së nëse tarifa prej 100 për qind për mallrat serbe mbetet në fuqi, thonë grupet e shoqërisë civile, pavarësisht se e mbështesin këtë masë.

Mbledhje e qeverisë së Kosovës. Foto: Zyra e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Tarifa prej 100 për qind e Kosovës për importet e bëra nga Serbia ka përcjellë mesazhin e dëshiruar, por tani duhet të rishqyrtohet për t’i dhënë negociatave me Serbinë të ndërmjetësuara nga BE-ja, një shans të ri, thanë grupet e shoqërisë civile në vend.

Tarifa u rrit në nëntor të vitit të kaluar nga qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj, në hakmarrje për lobimin e Serbisë kundër pranimit të Kosovës në Interpol dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Ajo vlen gjithashtu për produktet nga Bosnja, e cila njësoj si Serbia nuk e njeh Kosovën si të pavarur.

Kjo lëvizje ishte një gjest pavarësie dhe vendosmërie nga ana e Kosovës për t’u përballur me ndërhyrjen e vazhdueshme të Serbisë në integrimin e saj ndërkombëtar, thonë figura të shoqërisë civile, por kërcënimi që kjo lëvizje paraqet ndaj marrëdhënieve të ish-krahinës serbe me mbështetësit e saj më të mëdhenj diplomatikë dhe financiarë në Uashington dhe Bruksel nuk mund të shpërfillet.

“Është një nga vendimet e para të shtetit në Kosovë,” tha Luljeta Aliu, drejtore e Inject – Iniciativës për Drejtësi dhe Barazi, një OJQ që punon për të fuqizuar komunitetet e margjinalizuara.

“Deri më tani, qeveria është ankuar vetëm për shkeljet e Serbisë, pa pasur pushtet të marrë masa të tjera.”

Afrim Hoti, profesor i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, u pajtua se tarifa ishte e nevojshme, por “këto vendime nuk janë rregulla të pandryshueshme”.

“Vendimet politike duhet të përshtaten dhe duhet të pasqyrojnë ndryshimet në shoqëri,” tha ai për BIRN. “Ishte koha e duhur për të vendosur tarifën, por tani është koha për reflektim.”

Paralajmërimet e SHBA-së

Vuçiç, Mogherini dhe Thaçi në Bruksel. Foto: Beta/Keshilli Europian /Mario Salerno/MO

SHBA-ja dhe BE-ja e kritikuan tarifën si një shkelje të angazhimeve të Kosovës ndaj një pakti tregtar të tregtisë së lirë, CEFTA, dhe një kërcënim për negociatat me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Brukseli me qëllim të nënshkrimit të një marrëveshje për të zgjidhur marrëdhëniet midis dy vendeve më shumë se një dekadë që kur Kosova shpalli pavarësinë.

Tre zyrtarë të lartë brenda administratës së presidentit amerikan Donald Trump i shkruan liderëve të Kosovës këtë muaj duke paralajmëruar se Uashingtoni do të rishikonte se cilat fusha bashkëpunimi midis SHBA-së dhe Kosovës mund “të kufizoheshin” nëse Prishtina refuzon të tërhiqet pas.

Letra dhe një paralajmërim i ngjashëm nga të dërguarit e SHBA-së në Beograd dhe Prishtinë, zbuluan krisje në rritje në marrëdhëniet e Uashingtonit me qeverinë e Haradinajt.

BE-ja paralajmëroi gjithashtu se nuk mund të ketë progres në dialogun e Brukselit midis Beogradit dhe Prishtinës derisa Kosova të heqë tarifën.

“Kjo e kthen Kosovën pas në kohë,” tha serbi i Kosovës, Dusan Radakoviç, drejtor i OJQ-së Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike në gjysmën kryesisht serbe të qytetit të Mitrovicës në Kosovë.

“Shqiptarët e Kosovës janë ata që vuajnë më së shumti pasojat e kësaj tarife,” tha ai për BIRN.

Hoti tha se Kosova nuk mund të përballojë “të humbasë mbështetjen ndërkombëtare për shkak të tarifës, sidomos kur bëhet fjalë për SHBA-në”.

Taulant Kryeziu, kryetar i bordit ekzekutiv i Institutit të Politikave Europiane të Kosovës, EPIC, tha se ajo gjithashtu kërcënonte të destabilizonte aleancën në pushtet.

“Nëse tarifa qëndron, ajo mund të sjellë një mocion besimi ose një tërheqje të Partisë Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeverisës.”

Besueshmëria e BE-së në pikëpyetje

Shumica e analistëve me të cilët foli BIRN thanë se tarifa duhet të hiqet ose pezullohet për t’i dhënë dialogut të Brukselit një shans tjetër.

Kjo nuk do të thotë se analistët besojnë se BE-ja është treguar e drejtë në marrëdhëniet e saj me Kosovën dhe Serbinë, duke i bërë jehonë zemërimit mbi dështimin e vazhdueshëm të bllokut për t’i dhënë kosovarëve udhëtimin pa viza dhe një besim të gjerë në Kosovë se Brukseli bën një sy qorr ndaj lobimi ndërkombëtar të Beogradit kundër ish-krahinës së tij jugore.

“Presioni ndaj qeverisë kosovare është i padrejtë, sepse ne nuk shohim të njëjtin veprim ndaj qeverisë serbe, që ka qenë vazhdimisht shkatërrimtare,” tha Avni Zogiani, një anëtar i partisë opozitare Vetëvendosja dhe një ish-aktivist i shoqërisë civile.

Aliu, e Inject, tha se ekipi negociator i Kosovës “duhet të këmbëngulë që Serbia të kërkojë falje për krimet e luftës”, duke iu referuar valës së vrasjeve dhe dëbimeve të civilëve shqiptarë të Kosovës gjatë një lufte kundër-kryengritëse të viteve 1998-1999 të kryer nga forcat serbe nën drejtimin e Sllobodan Millosheviçit.

Dajana Berisha, drejtoreshë e Forumit për Iniciativa Qytetare, tha për BIRN se “askush nuk mund të garantojë” se Serbia nuk do të vazhdojë të heqë dorë nga angazhimet e bëra përmes përpjekjeve të njëpasnjëshme ndërkombëtare për të zgjidhur lidhjet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Etiketa: aktivistBEBeogradbesimBIRNBosnjaBrukselBrukseliDonald TrumpFushaHaradinajHotiImportetInterpolKeshilli EuropianKosovaKosovëkryetarLobimiLuftemarrëveshjeMASMasaMbledhjeMillosheviçMitrovicëParaPartisë DemokratikePrishtinaprogresQeveriaRamush HaradinajSerbiSerbiaSHBASllobodan MillosheviçTrumpVendimetviza
Tjetri
Projektligji i ri për mbrojtjen nga dhuna në familje ngjall shpresë për ndryshim

Dhuna në familje, rritet numri i grave që kërkojnë urdhra mbrojtjeje

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.