AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Refuzohet kërkesa për apel e Radovan Karaxhiçit

Lamija GrebongaLamija Grebo
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Radovan Karaxhiç në gjykatë në Hagë. Foto: Beta.

Gjykata e OKB-së në Hagë hodhi poshtë kërkesën e ish-presidentit serb të Bosnjës Radovan Karaxhiç që të lejohet të paraqesë një apel kundër kohëzgjatjes së dënimit të tij me burg për gjenocid dhe krime të tjera lufte.

Radovan Karaxhiç në gjykatë në Hagë. Foto: Beta.

Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë të mërkurën tha se nuk do të lejonte një apel kundër kohëzgjatjes së dënimit të vendosur muajin e kaluar për ish-presidentin serb të Bosnjës Radovan Karaxhiç.

“Nuk ka baza ligjore në statut apo në rregullat e Mekanizmit në bazë të të cilave Karaxhiç mund të apelojë vendimin e shkallës së dytë ose një pjesë të tij,” thuhej në vendimin e nënshkruar nga kryetari i Mekanizmit Carmel Agius.

Sipas vendimit, MICT refuzoi gjithashtu kërkesën e Karaxhiçit për të miratuar emërimin e një këshilltari ligjor i cili do ta ndihmonte atë të përgatiste një kërkesë për rishqyrtimin e vendimit të shkallës së dytë të marsit që e rriti dënimin e tij nga 40 vjet burg në burgim të përjetshëm.

Karaxhiç paraqiti një mocion javën e kaluar në të cilin ai tha se mendonte se Mekanizmi gaboi kur e dënoi atë me burgim të përjetshëm, sepse nuk mori parasysh “praktikat e gjykatave në ish-Jugosllavi”, duke shkelur kështu të drejtat e tij njerëzore.

Karaxhiç tha gjithashtu se gjykata nuk arriti të ofronte një shpjegim të vendimit të saj për të rritur dënimin e tij me burgim të përjetshëm nga dënimi i shkallës së parë prej 40 vjet burg që u dha në vitin 2016.

Megjithatë, gjykata e OKB-së deri më tani ka ndryshuar një dënim vetëm një herë – në rastin e ish-gjeneralit të Ushtrisë Popullore Jugosllave Veselin Sljivancanin, i cili u dënua për rolin e tij në masakrën e Vukovarit të vitit 1991 në Kroaci.

Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës e reduktoi dënimin me burg për Sljivancanin nga 17 vjet në 10 vjet.

Gjykata bie dakord të shqyrtojë një dënim vetëm në rast se paraqiten prova të reja.

Më 20 mars, Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare e dënoi Karaxhiçin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës.

Ai u gjet fajtor për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje të boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, terrorizim të popullsisë civile të Sarajevës dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Por ai u lirua nga akuzat për gjenocid në komuna të tjera boshnjake në 1992.

Etiketa: ApelBurggjenocidGjykataGjykatëGjykatësish-JugosllaviJugosllaviKrimeKroaciLufteOKBRadovan KaraxhiçSarajevë
Tjetri
Shtete e Ballkanit shfrytëzojnë mundësinë e artë në shitjen e pasaportave

Shtete e Ballkanit shfrytëzojnë mundësinë e artë në shitjen e pasaportave

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.