AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Vatë Staka zgjidhet mes debatesh anëtari i ri i KLP-së

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtari i KLP-së, Vatë Staka | Foto : BIRN

Mes debatesh të ashpra midis prokurorit Sokol Malaj dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arata Marku, mbledhja e përgjithshme e prokurorëve votoi si anëtar të KLP-së prokurorin Vatë Staka.

Mbledhja e përgjithshme e prokurorëve për zgjedhjen e anëtarit prokuror të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, u zhvillua të enjten me debate mes Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku dhe prokurorit në Prokurorinë e Tiranës, Sokol Malaj – i cili në emër të 45 prokurorëve kërkoi ndryshimin e rregullores lidhur me zgjedhjen që do të kryhej.

Që në çelje të seancës, kur kryeprokurorja Arta Marku bëri me dije pjesëmarrjen e 229 prokurorëve në këtë mbledhje dhe sipas rendit të ditës ftoi kandidatin e vetëm, prokurorin Vatë Staka që të parashtronte  platformën e  tij, në foltoren e sallës ka mbërritur prokurori Sokol Malaj, i cili në emër të një grupi kolegësh propozoi ndryshimin e nenit 18 të rregullores, duke kërkuar që zgjedhja të kishte elementin e konkurrencës.

Malaj kërkoi që në mungesë të më shumë se një konkurrenti, zgjedhja të kryhej me 50+1 përëind të votave. Sipas prokurorit Malaj, me rregulloren aktuale në këtë rast nuk mund të kishte zgjedhje, pasi gjithçka ishte paracaktuar dhe kandidati i vetëm mund të shpallej fitues edhe vetëm me votën e tij.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku kërkoi që mbledhja të ndërpritej për 15 minuta për të shqyrtuar kërkesën e me shumë se 1/10 –ës së trupës së prokurorëve.

Pas rifillimit të mbledhjes, Marku u shpreh se kërkesa kishte të bënte me fletën e votimit që sipas saj ishte miratuar para dy ditësh dhe se ishte ekskluzivitet i Prokurorit të Përgjithshëm. Ajo e cilësoi kërkesën e prokurorit Malaj në kundërshtim me frymën e ligjit dhe tha se do të vazhdohej me rendin e ditës. Pas deklaratës së Markut ka ndërhyrë sërish prokurori Sokol Malaj, i cili tha se ishin aty për të zgjedhur një anëtar jo të paracaktuar. Ai pohoi se kërkesa ishte në parim me Kushtetutën dhe se ishte e bazuar në ligj, ndërsa e pyeti kryeprokuroren Marku se më kë frymë të ligjit ishte në kundërshtim. Malaj vazhdoi më tej duke theksuar se anëtarët e tjerë prokurorë në KLP-ssë u zgjodhën me shumicë votash dhe se duhej që të hidhej në votim propozimi për ndryshimin e rregullores.

“Ka nevojë për ndryshim. Përderisa është lënë e drejta për t’u ndryshuar kjo rregullore mund të ndryshohet. Me shumicën e anëtarëve pjesëmarrës ndryshohet. Është vullneti i shumicës dhe vullneti i shumicës nuk mund të dhunohet”, u shpreh Malaj.

Por kryeprokurorja Marku e cilësoi propozimin për ndryshimin e rregullores si në kundërshtim me frymën e ligjit dhe kërkoi vazhdimin e rendit të ditës. Prokurori Malaj ndërhyri sërish se një gjë e tillë nuk ishte në kundërshtim me ligjin, por e bazuar në Kushtetutë. Ai kërkoi që të vendoste shumica lidhur me ndryshimin ose jo të rregullores, por kjo gjë nuk u pranua nga Marku, e cila u shpreh se kush nuk donte të qëndronte në këtë mbledhje mund të largohej.

“Unë po bëj një propozim që duhet respektuar dhe ju nuk mund të dhunoni vullnetin e shumicës”, vijoi prokurori Malaj, por numri një i kauzës, Arta Marku, insistoi për vazhdimin e mbledhjes sipas rendit të ditës.

Pas fjalës së prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Vatë Staka, 216 nga 229 prokurorët që u paraqitën në fillim të mbledhjes votuan. Komisioni i numërimit të votave deklaroi se pro prokurorit Staka kishin votuar 135 prokurorë, ndërsa në kuti u gjetën 81 vota të pavlefshme.

Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me vlerësim minimal për aftësitë profesionale. Gjatë garës së parë  për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në KLP, prokurori Staka ishte një prej kandidatëve, por u skualifikua. Ai do të zërë vendin e ish-anëtares së KLP-së, Antoneta Sevdari, e cila u shkarkua nga detyra prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Etiketa: aftësitë profesionaleAntoneta SevdariArta MarkudebateGjykatëGjykatësGjyqKeshilli i Larte i ProkuroriseKLPKomisioni i Pavarur i KualifikimitLigjMbledhjeParaprokurorProkuroriSHShkodërSokol MalajTiranëVate StakaVotavotimzgjedhje
Tjetri
Projekti i shkollës në kampusin e UBT, përplas universitetin me bashkinë dhe banorët

Projekti i shkollës në kampusin e UBT, përplas universitetin me bashkinë dhe banorët

eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.