AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Viktima e përdhunimit të luftës në Kosovë thirrje Kongresit Amerikan të kërkojë drejtësi

Blerta BegishollingaBlerta Begisholli
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Atifete Jahjaga, Paul Williams, Ilir Bytyqi dhe Vasfije Krasniqi Goodman dëshmojnë në Kongresin Amerikan. Foto: BIRN.

Vasfije Krasniqi Goodman, një e mbijetuar përdhunimi e luftës në Kosovë, bëri thirrje në komisionin e çështjeve të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara se Uashingtoni duhet të bëjë më shumë për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për krimet e kohës së luftës.

Atifete Jahjaga, Paul Williams, Ilir Bytyqi dhe Vasfije Krasniqi Goodman dëshmojnë në Kongresin Amerikan. Foto: BIRN.

Vasfije Krasniqi Goodman, një nga gratë e para në Kosovë që ka treguar publikisht se ishte një viktimë e përdhunimit gjatë kohës së luftës, dëshmoi në një seancë të komisionit të punëve të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në Uashington të martën se SHBA-ja duhet të kërkojë drejtësi për viktimat e krimeve të luftës.

Në dëshmi shumë emocionale, Krasniqi Goodman tha në seancën e komisionit, të titulluar “Viktimat e kohës së luftës në Kosovë: Kërkimi për drejtësi”, se ajo ishte 16 vjeçe kur u përdhunua nga policia serbe në fshatin e saj në vitin 1999.

“Më pas qava shumë, duke iu përgjëruar atij që të më vriste. Jo, tha ai, nuk do ta bëj, sepse në këtë mënyrë do të vuash më shumë. Ai pati të drejtë. Kam vuajtur shumë,” tha ajo.

Ajo tha në seancë se donte vetëm drejtësi.

“Nuk do të bëj kurrë paqe me të kaluarën time derisa të vendoset drejtësi. Kështu që sot i bëj thirrje përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara që të trajtojnë mosndëshkimin për krimet e luftës dhe abuzimet duke ndërmarrë veprime të menjëhershme për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarit,” tha ajo.

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Citaku, vlerësoi dëshminë e Krasniqit Goodman, duke thënë se ajo pati një ndikim të madh emocional tek anëtarët e Kongresit të SHBA-së që ishin të pranishëm.

“Në sallë pati heshtje dhe lot,” shkroi Citaku në Twitter.

Ilir Bytyqi, një shqiptaro-amerikan, tre vëllezërit e të cilit u vranë pasi u arrestuan nga policia serbe në vitin 1999 pas përfundimit të luftës së Kosovës, dëshmoi gjithashtu në seancën e komisionit për fushatën e tij për drejtësi.

Bytyqi akuzoi autoritetet serbe për mbrojtjen e vrasësve.

“Presidenti Aleksandër Vuçiç mbron kriminelët që vranë vëllezërit e mi,” tha ai.

Trupat e tre vëllezërve u gjetën në një varr masiv në një qendër trajnimi në Petrovo Selo në Serbinë lindore. Autoritetet serbe hapën një hetim për rastin në vitin 2002, por deri më tani nuk janë ngritur akuza.

Eliot Engel, kongresmeni që kryeson komisionin e punëve të jashtme, tha se kishte takuar Vuçiçin dy herë në zyrën e tij dhe të dyja herë lideri serb i kishte thënë se do të bënte një përpjekje për të zgjidhur rastin e vëllezërve Bytyqi, por pas kësaj nuk ishte bërë asgjë.

“Kjo do të thotë se fjalët e tij nuk kanë asnjë vlerë,” tha Engel.

Seanca e komisioni gjithashtu diskutoi për Dhomat e reja të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, që priten të gjykojnë ish-guerrilasit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krimet e luftës dhe të pasluftës.

Paul Williams, një profesor drejtësie dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare në College of Laë në Uashington, spekuloi nëse kompetenca e të ashtuquajturës Gjykata Speciale mund të shtriheshin deri te serbët përgjegjës për përdhunimet dhe sulmet seksuale gjatë luftës.

“Asnjë nga paditë e autorëve të krimeve të regjimit serb nuk përfshinte akuza për përdhunim ose dhunë seksuale si një mizori të pavarur. Vetëm gjashtë autorë u dënuan nga gjykata e OKB-së për ish-Jugosllavinë,” tha Williams.

Ai tha se gjykimet për dhunën seksuale gjatë luftës duhet të jenë një fokus i veçantë për gjykatën.

“Kjo gjykatë ka mbrojtje të avancuar të dëshmitarëve, gjë që e bën atë ideale për gjykimin e krimeve seksuale të lidhura me konfliktin,” shtoi ai.

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha ndërkohë në seancë se përdorimi i përdhunimit si një armë lufte kishte pasur një ndikim të përhershëm te viktimat dhe komunitetet.

“Kam takuar me qindra gra të mbijetuara të dhunës seksuale. Përvoja e tyre e frikshme është ende e gjallë. Ato vuajnë ende nga lëndime fizike dhe nga çrregullime post-traumatike,” tha Jahjaga, e cila mbështeti të drejtat e viktimave të përdhunimit gjatë kohës së luftës gjatë kohës që ishte në detyrë.

Etiketa: AkuzaBIRNdëshmitarëDhunëGjykataGjykata SpecialeGjykatëgraHetimJahjagaKompetencaKosovëLuftembrojtjendikimOKBpaqeParaPoliciaPunëSeancaSHBATwittervarrvarr masivVasfije Krasniqi GoodmanviktimaVloravuçiç
Tjetri
Kroacia i bashkohet fushatës për të shpëtuar breshkat në rrezik zhdukje të Adriatikut

Kroacia i bashkohet fushatës për të shpëtuar breshkat në rrezik zhdukje të Adriatikut

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.