AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ekspertët: Gjykata për krimet e serbëve e propozuar nga Kosova “joreale”

Blerta BegishollingaBlerta Begisholli
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti i Kosovës.

Autoritetet e Prishtinës planifikojnë të kërkojnë krijimin e një gjykate të re ndërkombëtare e cila do të gjykonte serbët për krime lufte në Kosovë, por ekspertët besojnë se nisma është shumë jopraktike dhe mund të krijojë shpresa të rreme për viktimat e konfliktit.

Parlamenti i Kosoves.

Kosova po planifikon t’i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të krijojë një gjykatë speciale që do të gjykonte krimet e kryera nga serbët gjatë luftës në Kosovë, por ekspertët thanë për BIRN se është pothuajse e pamundur që një propozim i tillë të jetë i suksesshëm.

Nisma do të diskutohet nga deputetët në Kuvendin e Kosovës të enjten, si edhe një plan për të ngritur një komision shtetëror për të përcaktuar fakte rreth krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës.

“Kanë kaluar dy dekada është bërë shumë pak ose asgjë në lidhje me këtë çështje,” shkroi në Facebook të shtunën kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili nisi iniciativën në prill.

“Gjykata e Hagës ka lënë të papërfunduara proceset gjyqësore kundër liderëve në pushtet  gjatë regjimit të presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç. Drejtësia ndërkombëtare në Kosovë nuk ka bërë punën që duhej të bënte,” shprehet Veseli.

Iniciativa e tij filloi pasi prokurorët ndërkombëtarë vazhdojnë të marrin në pyetje dëshmitarë të mundshëm për Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, të cilat priten të gjykojnë ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime të kohës së luftës duke përfshirë vrasje, rrëmbime, arrestime të paligjshme dhe dhunë seksuale.

E ashtuquajtura “Gjykata Speciale” është pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës dhe është aprovuar nga deputetët e Kosovës nën presionin e mbështetësve perëndimorë të vendit, por mbetet shumë e papëlqyeshme mes shqiptarëve të Kosovës të cilët besojnë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se serbët kanë shmangur ndjekjen penale për krime të rënda.

Por ekspertët argumentuan se propozimi i Veselit për një gjykatë tjetër të re ndërkombëtare për të gjykuar serbët ishte shumë jopraktike.

“Krijimi i një gjykate ndërkombëtare është një procedurë e komplikuar,” tha për BIRN Ismet Salihu, ish-profesor i së drejtës penale në Universitetin e Prishtinës dhe ish-drejtor i Institutit për Krime Lufte.

“Një zgjidhje shumë më e mirë do të ishte nëse Gjykata Speciale aktuale do të modifikonte mandatin e saj dhe do të përfshinte edhe krime nga serbët në Kosovë në juridiksionin e saj. Është gabim që një gjykatë e tillë është mono-etnike,” tha Salihu.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë u shpreh se nisma për krijimin e një gjykate të re nuk ishte serioze.

“Gjykatat ndërkombëtare krijohen nga Kombet e Bashkuara dhe kjo ishte praktika në themelimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë. Është e vështirë të pritet krijimi i një gjykate, pa llogaritur një gjykatë që do të gjykonte vetëm krimet e serbëve në Kosovë,” tha Blakaj për Radio Europa e Lirë të shtunën.

Si pjesë e nismës së gjykatës, Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë mundësinë e ngritjes së një komisioni shtetëror për të mbledhur fakte për krimet e kohës së luftës, të përbërë nga zyrtarë shtetërorë, politikanë të opozitës dhe përfaqësues të pakicave etnike, shoqata për personat e zhdukur, viktima dhe veteranë të luftës, grupet e shoqërisë civile, institucione gjyqësore dhe akademikë.

Veseli është shprehur se krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës kanë arritur shkallën e gjenocidit.

Blakaj vuri në dukje megjithatë se nuk ka pasur asnjë vendim gjyqësor ndërkombëtar që përcaktonte se gjatë konfliktit në Kosovë është kryer gjenocid, siç ka pasur për gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica në vitin 1995.

Të enjten pritet që parlamenti i Kosovës të dërgojë për diskutim nga deputetet draftin e një rezolute që dënon krimet nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Rezoluta, nëse miratohet, më pas do të shtohet në kërkesën e propozuar për një gjykatë të re ndërkombëtare.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka argumentuar megjithatë se propozime të tilla krijojnë vetëm “shpresa të rreme për familjet e viktimave të luftës”.

Miftaraj tha gjithashtu se autoritetet e Kosovës “janë përpjekur të mbulojnë dështimin e tyre sistematik për të trajtuar krimet e luftës tashmë për 20 vjet”, raportoi gazeta Koha Ditore më 16 prill.

Slavko Simiç, një deputet nga partia kryesore serbe e Kosovës, Lista Serbe, e dënoi nismën e gjykatës, duke e quajtur atë një “veprim agresiv” kundër serbëve dhe “një hap kundër dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve” midis Kosovës dhe Serbisë, raportoi RTS të martën.

Politikanët në Serbi e kanë dënuar gjithashtu këtë nismë, me Milovan Drecun, një deputet nga Partia Progresive në pushtet dhe kreu i komitetit parlamentar serb që merret me çështjet e Kosovës, që e përshkruan propozimin si një “budallallëk”.

“Autoritetet e Kosovës janë ligjërisht analfabetë. Prishtina nuk mund të krijojë një gjykatë ndërkombëtare, vetëm OKB-ja mund ta bëjë këtë. Është propagandë e zbrazët me të cilën ata po përpiqen të margjinalizojnë fillimin e punës së Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së,” tha Drecun për gazetën Kurir të martën.

Nisma e gjykatës po ngrihet në një sfond përkujimoresh me rastin e 20 vjetorit të masakrave të kohës së luftës, të cilat po mbahen prej javësh tashmë në Kosovë.

Etiketa: arrestimeBekim BlakajBIRNdeputetDhomat e SpecializuaraDrejtësiaEhat MiftarajEuropaFacebookgazetagjenocidGjykataGjykata SpecialeGjykatëGjykatësGjyqkadri veseliKombet e BashkuaraKomisionKosovaKosovëKrimekrime lufteKuvendiLigjLuftaLuftenismaOKBPartiaPrishtinaprokurorPunëRezolutaSerbiSHSrebrenicaVendimviktimavrasje
Tjetri
Kreu i akuzës në Gjirokastër mori hua nga biznesmeni i denoncuar për ‘pastrim parash’

KPK shkarkon nga detyra kreun e Prokurorisë së Gjirokastrës, Arben Pasho

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.