AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Zgjidhja e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi “do të stabilizojë Ballkanin”

Përparim IsufingaPërparim Isufi
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Marija Kapitanoviç. Foto: BIRN

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviç, thotë për BIRN se Kosova dhe Serbia duhet të rifillojnë dialogun e tyre të ngelur tashmë në vend për të mirën e tyre dhe për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.

Marija Kapitanoviç. Foto: BIRN

Ambasadori i Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviç, thotë se Kosova dhe Serbia duhet të rifillojnë dialogun e tyre të ndërprerë për normalizimin e marrëdhënieve dhe të përpiqen të arrijnë një marrëveshje që do të përforconte stabilitetin në atë që është ende një rajon i paqëndrueshëm.

“Stabiliteti dhe prosperiteti i fqinjësisë janë në interesin tonë absolut. Një rajon i suksesshëm dhe i begatë është në interesin e Kroacisë dhe ajo që ka më shumë rëndësi është që marrëveshja të përforcojë stabilitetin e të gjithë rajonit dhe të jetë në dobi të qytetarëve të saj,” tha Kapitanoviç për BIRN.

Ndërsa Kroacia po shijon frytet e anëtarësimit në Bashkimin Europian gjashtë vjet më parë, shumica e republikave të tjera ish-Jugosllave janë ende në dhomën e pritjes së BE-së.

Pesë nga republikat e ish-Jugosllavisë, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut – plus Kosova, e cila ishte një krahinë e Serbisë – ende po luftojnë me procesin e integrimit, me shumë çështje të brendshme dhe të jashtme të pazgjidhura.

Duke folur për dialogun e udhëhequr nga BE-ja Kosovë-Serbi mbi normalizimin e marrëdhënieve – progresi i të cilit është jetësor për proceset e tyre përkatëse të integrimit – Kapitanoviç tha se të dyja palët duhet të kthehen në tryezën e negociatave.

“Është gjithmonë mirë të takohesh dhe të flasësh dhe të ulesh në të njëjtën tavolinë, sidomos pas disa muajsh bllokim. Unë mendoj se qëllimi i tyre është i rëndësishëm, të vazhdojnë përpara me dialogun. Pritshmëritë dhe rezultatet zakonisht rriten me numrin dhe intensitetin e bisedimeve. Është e vështirë të zgjidhen menjëherë çështje komplekse, kështu që duhet kohë,” tha Kapitanoviç.

“Pa dialog nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjidhje. Kjo është arsyeja pse ne e kemi mbështetur atë dhe, për ne, progresi i rajonit është me rëndësi të madhe,” shtoi ajo.

Marija Kapitanoviç. Foto: BIRN

Kroacia hap dyert për të papunët në Kosovë

Ambasada e Kroacisë në Kosovë ka pasur shumë punë këtë vit pasi autoritetet në Zagreb në vitin 2018 ranë dakord të lejojnë mijëra kosovarë të punojnë në sektorin e lulëzuar të turizmit në Kroaci.

Qeveria kroate tha se do të jepte leje pune për më shumë se 65,000 të huaj që të punonin në turizëm, ndërtim dhe hoteleri.

Ambasadorja vuri në dukje se turizmi në Kroaci ishte rritur përsëri në 2018, kur vendi arriti një rekord prej 18.7 milion vizitorësh.

Marangozë, kamerierë, kuzhinierë dhe punë të tjera të sektorit turistik janë vendet vakante që më shpesh kanë nevojë për staf gjatë kulmit të sezonit.

Në Prishtinë, Kapitanoviç ka dëshmuar rritjen e madhe të aplikimeve për leje pune.

“Që nga fillimi i vitit ka pasur më shumë se 2,000 aplikime për viza,” tha ajo.

“Kjo është një rritje e konsiderueshme sepse që nga fillimi i vitit 2018 kemi pasur gjithsej 3,300 aplikime në total dhe vetëm që nga fillimi i këtij viti kemi pasur 2,000 aplikime të tilla,” tha Kapitanoviç për BIRN.

Që kur Kroacia u anëtarësua në Bashkimin Europian në vitin 2013, qytetarët e saj kanë gëzuar lirinë e lëvizjes për të punuar në vendet e tjera të BE-së, me disa kufizime kalimtare.

Këto do të përfundojnë në qershor 2020. Por disa vende, si Gjermania, hapën tregjet e tyre për punëtorët kroatë më herët, duke nxitur migrimin e fuqisë punëtore në Gjermani në një shkallë të madhe.

Gjatë dekadës së fundit, madhësia totale e fuqisë punëtore në Kroaci ka rënë me rreth 500,000 njerëz, me pak të rinj që hyjnë në tregun e brendshëm të punës dhe gjithnjë e më shumë të moshuar që dalin në pension.

Ndërkohë, rreth 250,000 njerëz janë larguar nga vendi, vlerësoi të premten gazetar Novi list e Kroacisë.

Rënia e madhësisë së fuqisë punëtore në Kroaci duket se ka pasur përfitime për Kosovën, e cila ka një shkallë papunësie prej 31.4 për qind dhe një normë papunësie të të rinjve prej 57.3 për qind.

Kapitanoviç tha se Kroacia ishte shfaqur si një destinacion tërheqës për kosovarët që kërkonin punë për disa arsye.

“Kjo është për shkak të kërkesës sonë për punë, sigurisht. Por gjëja e dytë është problemi i papunësisë këtu,” tha ajo.

Një e kaluar e përbashkët në Jugosllavi ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm. Kosovarët dhe kroatët kanë jetuar për 45 vjet nën të njëjtën çati federale jugosllave dhe shumë kosovarë ende flasin serbisht apo kroatisht.

“Kosovarët e flasin ose kuptojnë gjuhën kroate. Ata janë të zotët për gjuhë të huaja. Kosovarët janë gjithashtu shumë punëtorë. Ky është një tipar shumë i mirë për të cilin ata duhet të jenë krenarë,” shtoi Kapitanoviç.

“Shumë prej tyre kanë marrëdhënie miqësore me Kroacinë, si dhe disa miq ose të afërm të cilët janë integruar shumë mirë atje,” përfundoi ajo.

Etiketa: BEBIRNbllokimBosnjaBosnja dhe HercegovinadialoggazetarGjermaniGjermaniaJugosllaviKosovaKosovëKosovë-SerbiKroaciKroaciakufizimeMaliMali i ZiMaqedoniaMaqedonia e VeriutMarrëveshjamarrëveshjePunëPunëtorPunëtorëQeveriarajonSerbiSerbiaserbishtSHTurizmivizaZagreb
Tjetri
Abuzimet me pronat në Spille, nën akuzë kryebashkiaku i Rrogozhinës

Ish-zyrtarët e Kavajës shpallen fajtorë për falsifikimin e pronave në bregdet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.