AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Kriza e demokracisë anglo-amerikane

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Foto: Facebook/Boris Johnson.

Ka një përgjigje të qartë për pyetjen se si dy demokracitë më të vjetra dhe më të nderuara në botë sollën në pushtet mendje të çrregullta dhe u mundësuan atyre të ndjekin politika jopopullore. Por ka gjithashtu edhe një shpjegim më të thellë.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Foto: Facebook/Boris Johnson.

Si përfunduan dy demokracitë më të nderuara dhe më me ndikim në botë – Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara – duke pasur në krye Donald Trump dhe Boris Johnson? Trump nuk gabohet që e quan Johnson-in “Trumpi Britanik”. Kjo nuk është as thjesht një çështje personalitetesh apo stilesh të ngjashme: kjo gjë është gjithashtu një reflektim i gabimeve të dukshme në institucionet politike që u mundësuan njerëzve të tillë të fitojnë pushtetin.

Si Trump ashtu edhe Johnson kanë atë që fizikani dhe psikologu irlandez Ian Hughes e quan “mendje të çrregullta”. Trump është një gënjeshtar kronik, nxitës i racizmit dhe mashtrues i madh taksash. Raporti i Këshilltarit Special të SHBA-së Robert Mueller për hetimin e tij 22-mujor të fushatës presidenciale të Trump të vitit 2016 përshkroi raste të përsëritura pengimi të drejtësisë nga ana e Trump. Trump akuzohet nga më shumë se 20 gra për paragjykime seksuale, një sjellje për të cilën ai është filmuar teksa mburrej dhe e udhëzoi avokatin e tij të bënte pagesa të paligjshme që përbënin shkelje të financimit të fushatës.

Sjellja personale e Johnson është po aq e pakontrolluar. Ai konsiderohet gjerësisht si një gënjeshtar kronik dhe i çrregullt në jetën personale, duke përfshirë dy martesa të dështuara dhe një grindje familjare në prag të bërjes së tij kryeministër. Ai është pushuar vazhdimisht nga puna për gënjeshtra dhe sjellje të tjera të parespektueshme. Ai udhëhoqi fushatën Brexit në vitin 2016 bazuar në pretendime që janë vërtetuar të rreme. Si sekretar i jashtëm i Britanisë, ai ka nxjerrë dy herë informacione sekrete – në një rast, inteligjencës franceze për Libinë dhe në një rast tjetër inteligjencës britanike rreth Iranit. Ashtu si Trump, ai ka një vlerësim të lartë mosmiratimi në mesin e të gjitha grupmoshave dhe mbështetja e tij rritet me moshën e votuesve.

Të dhënat e Trump në detyrë janë një gjëegjëzë politike. Politikat e tij përgjithësisht janë jopopullore dhe rrallë pasqyrojnë shumicën e opinionit publik. Fitorja e tij më e rëndësishme legjislative – ulja e taksave në vitin 2017 – ishte e papëlqyeshme në atë kohë dhe mbetet e tillë edhe sot. E njëjta gjë vlen edhe për qëndrimet e tij mbi ndryshimet klimatike, emigracionin, ndërtimin e një muri përgjatë kufirit meksikan, uljen e shpenzimeve sociale, dhënien fund të dispozitave kyçe të Obamacare, tërheqja nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe shumë të tjera. Vlerësimi i miratimit të Trump është vazhdimisht nën 50% dhe aktualisht 43% e njerëzve mbështesin dhe 53% jo.

Trump përdor dekrete urgjente dhe urdhra ekzekutivë për të zbatuar axhendën e tij jopopullore. Ndërsa gjykatat kanë rrëzuar shumë dekrete, procesi gjyqësor është i ngadaltë, i ngathët dhe i paparashikueshëm. Në praktikë, SHBA-ja është shumë pranë sundimit të vetëm një personi sa mund të imagjinohet brenda kufizimeve të pasigurta të Kushtetutës së saj.

Situata me Johnson mund të jetë e ngjashme. Opinioni publik u kthye kundër Brexit, çështja kyçe e Johnson, pasi negociatat e tërheqjes me Bashkimin Europian nxorën në dritë gënjeshtrat dhe ekzagjerimet e fushatës pro-Brexit para referendumit të vitit 2016. Edhe pse publiku dhe shumica në parlament kundërshtojnë fuqimisht një Brexit pa marrëveshje, Johnson është zotuar ta bëjë këtë vetëm në rast se nuk arrin të negociojë një alternativë.

Ka një përgjigje të qartë për pyetjen se si dy demokraci të nderuara sollën në pushtet mendje çrregullta dhe u mundësuan atyre ndjekje të politika jopopullore. Por ka një përgjigje akoma më të thellë.

Përgjigja e qartë është si Trump ashtu edhe Johnson fituan përkrahjen e votuesve më të moshuar që janë lënë pas në dekadat e fundit. Trump i bën thirrje sidomos meshkujve konservatorë të bardhë të zhvendosur nga tregtia dhe teknologjia, dhe, sipas disave, me lëvizjet e Amerikës për të drejta civile, të drejtat e grave dhe të drejtat seksuale. Johnson u bën thirrje votuesve më të moshuar të goditur rëndë nga deindustrializimi dhe atyre që u mungojnë ditët e lavdishme kur Britania ishte një fuqi globale.

Megjithatë, ky nuk është një shpjegim i mjaftueshëm. Ardhja në pushtet e Trump dhe Johnson gjithashtu pasqyron një dështim më të thellë politik. Partitë që i kundërshtuan ata, Demokratët dhe Laburistët, nuk arritën të trajtonin nevojat e punëtorëve të zhvendosur nga globalizimi, të cilët më pas kaluan djathtas. Megjithatë, Trump dhe Johnson ndjekin politika – ulja e taksave për të pasurit në SHBA, një Brexit pa marrëveshje në Britaninë e Madhe – që bien ndesh me interesat e bazës së tyre.

Gabimi i përbashkët politik qëndron në mekanikën e përfaqësimit politik, sidomos në sistemet e votimit të të dy vendeve. Zgjedhja e përfaqësuesve me një shumicë të thjeshtë në qarqe me vetëm një anëtar ka nxitur shfaqjen e dy partive kryesore në të dy vendet, në vend të shumëllojshmërisë së partive të zgjedhura në sistemet proporcionale të përfaqësimit të Europës Perëndimore. Sistemi dypartiak, i cili më pas çon në një politikë “fitues i merr të gjitha”, nuk përfaqëson interesat e votuesve, si edhe qeveritë e koalicionit, të cilat duhet të negociojnë dhe të formulojnë politika që janë të pranueshme për dy ose më shumë parti.

Merrni parasysh situatën e SHBA-së. Trump dominon Partinë Republikane, por vetëm 29% e amerikanëve e identifikojnë veten si republikanë, me 27% që identifikojnë veten si demokratë dhe 38% si të pavarur, të pakënaqur me asnjërën nga këto dy parti, por të papërfaqësuar nga një alternativë. Duke fituar pushtetin brenda Partisë Republikane, Trump erdhi në pushtet me më pak vota sesa rivalja e tij Hillary Clinton, por me më shumë delegatë të Kolegjit Zgjedhor. Duke pasur parasysh se vetëm 56% e amerikanëve votuan në vitin 2016 (pjesërisht për shkak të përpjekjeve të qëllimshme të republikanëve për ta bërë votimin e vështirë), Trump mori mbështetjen e vetëm 27% të votuesve.

Trump kontrollon një parti që përfaqëson më pak se një të tretën e elektoratit dhe qeveris kryesisht me dekret. Në rastin e Johnson, më pak se 100.000 anëtarë të Partisë Konservatore e zgjodhën atë si udhëheqësin e tyre, duke e bërë atë kryeministër, pavarësisht se ai miratohet nga vetëm 31% (krahasuar me 47% që nuk e miratojnë atë).

Shkencëtarët politikë parashikojnë se një sistem dypartiak do të përfaqësojë “votuesin mesatar”, sepse çdo parti shkon në qendrën politike në mënyrë që të kapë gjysmën e votave plus një. Në praktikë, financimi i fushatës ka dominuar llogaritjet e partisë amerikane në dekadat e fundit, kështu që partitë dhe kandidatët kanë kaluar djathtas për të favorizuar donatorët e pasur. (Senatori Bernie Sanders po përpiqet të marrë shumë para duke mbledhur shuma të mëdha nga donatorë të vegjël).

Në Mbretërinë e Bashkuar, as partia kryesore nuk përfaqëson shumicën që kundërshton Brexit. Sidoqoftë, sistemi politik i Mbretërisë së Bashkuar mund të lejojë një fraksion të një partie të bëjë zgjedhje historike dhe të qëndrueshme për vendin, gjë të cilën e kundërshtojnë shumë votues. Më e keqja, politika “fituesi i merr të gjitha” ka mundësuar që dy personalitete të rrezikshme të fitojnë pushtet kombëtar pavarësisht kundërshtimit të gjerë publik ndaj tyre.

Asnjë sistem politik nuk mund ta përkthejë në mënyrë të përkryer vullnetin publik në politikë, dhe vullneti publik shpesh është i hutuar, i keqinformuar ose i devijuar nga pasione të rrezikshme. Dizajni i institucioneve politike është një sfidë gjithnjë në zhvillim. Megjithatë, sot, për shkak të rregullave të tyre të vjetra sipas të cilave “fituesi i merr të gjitha”, dy demokracitë më të vjetra dhe më të nderuara në botë po performojnë keq dhe në mënyrë të rrezikshme.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate.  The Crisis of Anglo American Democracy

Etiketa: Boris JohnsonBrexitdemokraciDonald TrumpFacebookGjyqglobalizimigrakandidatëtKrizaMarrëveshjamarrëveshjeMbretëria e BashkuarndikimNdryshimet klimatikeParaparlamentPartiaProject SyndicatePunaPunëPunëtorPunëtorëRaportirepublikaneSHBAShtetet e Bashkuaratë drejtaTrumpVotaVotueszgjedhjezhvillim
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Altin Dumani –kandidat për SPAK

Skeda e pasurisë së deklaruar –Altin Dumani –kandidat për SPAK

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.