AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kroacia përballet me një “amulli afatgjatë” rënieje demografike

Tim JudahngaTim Judah
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrimi: Ewelina Karpowiak/Klawe Rzeczy

Shteti më i ri anëtar i Bashkimit Europian ka një histori shpopullimi të pamëshirshëm dhe qeveritë pasardhëse nuk kanë arritur ta zgjidhin dot këtë problem.

Ilustrimi: Ewelina Karpowiak/Klawe Rzeczy

Zor ta bindësh dot Kroacinë dhe botën se kur bëhet fjalë për demografinë, lajmet janë të mira. Por kjo është ajo që duhet të bëjë Ivica Bosnjak, ndihmës ministri përgjegjës për demografinë në Ministrinë e Kroacisë për Demografinë.

Sipas Bosnjak, emigracioni nga vendi arriti kulmin e vitit të kaluar dhe një numër i lart lindjesh në vitin 2018 paralajmëroi disa lajme vërtet të mira.

Në vitin 2020, rënia demografike e Kroacisë do të stabilizohet dhe që atëherë, politikat qeveritare do të çojnë në një rritje të popullsisë, tha ai.

Askush nuk mund të parashikojë dot të ardhmen, por të dhënat nga e kaluara tregojnë një histori të pamëshirshme të një rënie demografike.

Sipas Eurostat, agjencia statistikore e BE-së, e cila i bazon shifrat e saj në të dhënat që merr nga vendet anëtare, në fillim të vitit 2019, popullsia e Kroacisë ishte 4,07 milionë banorë. Kjo është më e ulëta që ka qenë që nga viti 1957.

Infografika: Ewelina Karpowiak/Klawe Rzeczy

Kresimir Ivanda, një demograf në Universitetin e Zagrebit, beson se shifra e vërtetë e sotme është edhe më e ulët dhe se ajo në të vërtetë është 3,95 milionë banorë.

Në vitin 1960, popullsia ishte 4,14 milionë banorë, sipas Byrosë Kroate të Statistikave. Ajo u rrit çdo vit deri në vitin 1991 kur, sipas censusit të fundit jugosllav, ajo arriti kulmin në 4,78 milionë banorë.

Në fakt, së bashku me pjesën tjetër të Jugosllavisë, kjo shifër u rrit duke përfshirë gastarbeiter jo-rezident dhe familjet e tyre.

Sipas hulumtimeve nga Damir Josipioviç nga Instituti i Studimeve Etnike në Ljubljanë, Slloveni, numri i vërtetë i njerëzve që jetonin vërtet në Kroaci në vitin 1989 ishte 4,46 milionë banorë. Sipas Byrosë Kroate të Statistikave, kjo shifër ishte 4,51 milionë banorë.

Periudha e kohës së luftës pati një largim të serbëve nga Kroacia dhe një hyrje të rreth 200,000 kroatëve nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Që atëherë, popullsia e Kroacisë ka vazhduar të tkurret falë numrit të saj të ulët të lindjeve dhe popullsisë së saj të plakur.

Gratë kroate kanë një mesatare prej 1,44 fëmijë, që nuk është vetëm nën 2,1 që nevojitet për të zëvendësuar popullsinë e një vendi, por është e dyta më e ulët nga të shtatë shtetet e krijuara pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Infografika: Ewelina Karpowiak/Klawe Rzeczy

Në 2018, pothuajse 37,000 foshnje lindën në Kroaci, pothuajse 400 më shumë sesa në vitin 2017 – edhe pse nuk ishte një rritje shumë e lartë sa për t’u konsideruar një prirje në rritje, sipas Bosnjak.

Dhe 2017 ishte viti më i keq në rekord që nga viti 1960. Më pas, në republikë lindën 76,156 bebe.

Edhe në vitin 1992, domethënë një vit pas vitit më të keq të luftës në Kroaci, u regjistruan 46,970 lindje, një shifër që supozohet se përjashton shumicën e atyre që lindën në zonat e atëhershme serbe që u shkëputën nga Kroacia.

Qeveritë e njëpasnjëshme kroate janë përpjekur ta zgjidhin problemin demografik, por deri më tani pa sukses.

Një Këshill i Rilindjes Demografike u themelua në vitin 2017 për të koordinuar politikat ministrore. Një strategji e re për ndalimin dhe ndryshimin e rënies demografike të Kroacisë po përgatitet për të zëvendësuar një politikë kombëtare të popullsisë nga viti 2006.

Bosnjak tha se shuma të mëdha po investoheshin kudo, duke filluar nga kopshtet e deri te bujqësia, sidomos në zonat që janë shpopulluar gjatë çerekut të fundit të shekullit, siç është lindja e vendit.

Ndërsa lindjet dhe vdekjet mund të gjurmohen saktësisht, është shumë më e vështirë të përcaktohet se sa njerëz po emigrojnë.

Në vitin 2018, Banka Kombëtare Kroate publikoi një studim, i cili analizoi se sa kroatë ishin larguar nga vendi duke parë jo të dhënat kroate, por statistikat siç janë numrat e sigurimeve shoqërore në 10 vende kryesore të BE-së.

Sipas kësaj, rreth 230,000 njerëz shkuan në ato vende midis vititi 2013, kur Kroacia iu bashkua BE-së, dhe vitit 2016. Relativisht pak besohet se kanë shkuar diku tjetër.

Si Ivanda ashtu edhe Bosnjak u pajtuan me këtë shifër, edhe pse ka debate se sa kroatë që shfaqen në statistika jashtë vendit janë me të vërtetë nga Bosnja, pasi kroatët e Bosnjës kanë të drejtë të marrin pasaporta kroate. Rreth 20 për qind e kroatëve jashtë vendit besohet se janë nga Bosnja.

Studimi i Bankës Kombëtare të Kroacisë zbuloi se 71 për qind e atyre që ishin larguar nga vendi ishin në Gjermani, tetë për qind ishin në Austri dhe shtatë për qind në Irlandë.

Shifrat e atyre që janë larguar nga vendi që nga koha kur Kroacia iu bashkua BE-së përbëjnë pesë për qind të popullsisë së saj. Një pjesë e madhe e tyre janë të rinj, me fëmijë dhe në moshë pune. Janë larguar gjithnjë e më shumë familje të plota.

Drejt Kroacisë nuk ka ndonjë emigrim domethënës. Nga rreth 10,000 në vit që vijnë për të jetuar në vend, përqindja më e madhe janë kroatë që kanë punuar jashtë vendit dhe që tani janë në pension dhe një numër i vogël kroatësh të Bosnjës.

Qeveria shpreson që masa të tilla si kontributet për nënat me leje lindje do të ndihmojnë në rritjen e shkallës së fertilitetit deri në 1.6 në dy vitet e ardhshme. Por një problem i madh është natyra e punësimit të grave.

Në Skandinavi, e cila ka nivele më të larta të pjellorisë, gratë kanë tendencë të punojnë në punë të mira në kujdesin shëndetësor ose arsim, por në Kroaci qindra mijëra gra punojnë në punë të paguara keq dhe të pasiguruara, tha Ivanda.

Nëse ato marrin pak kohë pushim për të sjellë në jetë një fëmijë, gjasat janë që punët e tyre nuk do të jenë më aty kur ato të kthehen, kështu që shumë nuk e bëjnë, sidomos pas lindjes së fëmijës së parë.

Problemet demografike me të cilat përballet Kroacia janë të njëjtat me vendet e tjera të rajonit, tha Ivanda.

“Ky është një fenomen i ri dhe asnjë vend tjetër në botë nuk ka një shkallë kaq të lartë emigracioni dhe një shkallë kaq të ulët lindshmërie.”

Megjithatë, në të kaluarën, valët e mëdha të emigracionit kompensoheshin nga numri i lartë i lindjeve. Norma e lindjeve të Kroacisë ra nën nivelin e zëvendësimit në vitin 1968, por në periudhën pas kësaj, duke qenë një nga pjesët më të pasura të Jugosllavisë, ajo tërhoqi emigrantë nga pjesa tjetër e vendit.

Kriza demografike dhe emigracioni tashmë po shkaktojnë mungesa të forcës punëtore në industrinë sezonale të turizmit dhe në ndërtim. Këtë vit, qeveria dyfishoi numrin e leje të punës për të huajt në 63,900 krahasuar me 39,000 që ishte në vitin 2018.

Në të kaluarën, shumë nga këto punë mbuloheshin nga punëtorë nga pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë, por tani, pasi Gjermania dhe të tjerët kanë hapur tregjet e tyre të punës për ta, ata shkojnë atje për punë të paguara më mirë, me kohë të plotë, sesa të zgjedhin punët sezonale të keqpaguara në Kroaci.

Në një plan më afatgjatë, edhe nëse një pjesë e mirë e atyre që emigrojnë të kthehen, Kroacia do të ketë ende nevojë për imigrim nëse dëshiron të ndryshojë rënien e popullsisë.

Infografika: Ewelina Karpowiak/Klawe Rzeczy

Një studim i Kombeve të Bashkuara parashikon që popullsia e Kroacisë do të bjerë në 3,46 milionë banorë deri në vitin 2050.

Bosnjak tha që qeveria po hartonte një politikë që parashikon mbushjen e shtëpive boshe në zonat e shpopulluara me njerëz nga diaspora kroate dhe vendet që tashmë kanë pakica etnike në Kroaci.

Ai përmendi ukrainasit si një shembull kryesor. Është e paqartë se përse një ukrainas i varfër do të shkonte të jetonte në një zonë që nuk konsiderohet se ia vlen të jetosh kur mund të shkojë në Poloninë apo Gjermaninë e pasur.

Gjithashtu, pakica më e madhe e Kroacisë janë serbët.

I pyetur nëse ata që u larguan në vazhdën e luftës, apo fëmijët e tyre, mund të vendosin të kthehen duke marrë parasysh induksionet e planifikuara, ai tha se mendonte se kjo nuk kishte të ngjarë.

Bosnjak tha se rritja e mundësive për punë dhe mbi të gjitha një cilësi e lartë jetese në Kroaci do t’i tërheqë ata që janë jashtë vendit që të kthehen përsëri.

Ivanda vuri në dukje megjithatë që shumë të rinj shkojnë jashtë vendit, sidomos nga zonat e varfra, sepse nuk kanë besim tek e ardhmja dhe besojnë se lidhjet dhe fati janë më të rëndësishme për të ardhmen e tyre sesa aftësitë dhe njohuritë.

Edhe ai vetë nuk është aq optimist për të ardhmen. Në terma demografikë, tha ai, Kroacia nuk po shkon “drejt ndonjë avarie apo krize të madhe”, por, përkundrazi, ajo po shkon drejt një “amullie afatgjatë”.

Etiketa: amulliAustriBashkimit EuropianBEbesimBosnjaBosnja dhe HercegovinadebateDiasporaEurostatFamiljeGjermaniGjermaniagraKrizakrizeKroaciKroacialajmeLindjaMasapakicapasaportaPunëPunëtorQeveriaSerbiaSHShpresONSkandinaviSlloveniStatistikat
Tjetri
Prokuroria bllokon punën për gjetjen dhe identifikimin e viktimave të komunizmit

Prokuroria bllokon punën për gjetjen dhe identifikimin e viktimave të komunizmit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.