AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Prokuroria bllokon punën për gjetjen dhe identifikimin e viktimave të komunizmit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mathew Holliday, drejtori i ICMP për Ballkanin Perëndimor duke folur në konferencë për shtyp në Tiranë më 31 tetor 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Afro dy vjet pas fillimit të një projekti të drejtuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Njerëzit e Zhdukur, ICMP, për identifikimin e një pjese të viktimave të regjimit komunist në Shqipëri, drejtuesit e projektit bënë të ditur se kanë arritur të kryejnë dy identifikime dhe zero gërmime për shkak se prokuroritë e rretheve Tiranë dhe Fier nuk kanë lëshuar urdhra.

Mathew Holliday, drejtori i ICMP për Ballkanin Perëndimor duke folur në konferencë për shtyp në Tiranë më 31 tetor 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Komisioni Ndërkombëtar për Njerëzit e Zhdukur (ICMP) njoftoi të Enjten në Tiranë se ka identifikuar dy nga 13 viktimat e komunizmit të gjetura në varrin masiv 313 në Dajt gati një dekadë më parë por progresi i mëtejshëm për identifikimin e disa prej mijëra viktimave të regjimit komunist u bë i pamundur për shkak të sjelljes jobashkëpunuese dhe efektivisht bllokuese të prokurorive të Tiranës dhe Fierit.

“Familjet e mbi 6 mijë personave të zhdukur gjatë regjimit komunist vijojnë të presin për përgjigje, shumë tepër kohë pas tranzicionit nga regjimi komunist në demokraci” deklaroi për mediat Matthew Holliday, drejtues i programit për Ballkanin Perëndimor në ICMP të Enjten.

“Ne jemi ende duke pritur që prokuroria e Fierit dhe ajo e Tiranës të lëshojë urdhrat për gërmimet në varrezat e Dajtit dhe Ballshit,” shtoi ai.

Të njëjtin shqetësim ngriti edhe Monica Bilayte, drejtuese e seksionit për çështje politike, ekonomike dhe të informacionit në Delegacionin e BE-së në Tiranë.

“Ka rëndësi absolutisht kritike që prokurorët përgjegjës të lëshojnë urdhrat për të gërmuar në vendvarrimet e Dajtit dhe Ballshit ndërkohë që ministritë e linjës dhe bashkitë bëjnë pjesën e tyre të punës,” tha Bilayte.

Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Fierit nuk iu përgjigjën pyetjeve me sms dhe email të BIRN mbi akuzat e ngritura nga Holliday dhe Bilayte.

Projekti i ICMP, i cili nisi dy vjet më parë, pritet të përfundojë në fund të këtij viti, por Holliday tha se është bërë sakaq kërkesa për vijimin e tij me shpresë se më shumë viktima të komunizmit do të mund të identifikohen.

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda theksoi me forcë gjatë konferencës për shtyp se qeverisë aktuale “nuk i mungon vullneti” për të çuar procesin përpara, por afro një nga dy vitet e projektit u humbën fillimisht për ratifikimin e marrëveshjes mes qeverisë dhe ICPM në parlament dhe me më pas me siglimin e marrëveshjes mes ICMP dhe Ministrisë së Brendshme. Në vitin e dytë të projektit, ICMP priti për urdhrat e prokurorive, të cilat duhet të autorizojnë dhe mbikëqyrin gërmimet. I vetmi urdhër i lëshuar deri tani nga prokuroria lidhet me lejimin e ekspertëve të ICMP-së të analizojnë eshtrat e zbuluara afro një dekadë më parë nga gërmimet e kryera privatisht nga familjarët.

Në shkurt të vitit 2010, disa familjarë të të zhdukurve gjatë kohës së komunizmit kryen gërmime private në një zonë të njohur si varri 313 pranë fshatit Linzë në Dajt, ku besohet se janë ekzekutuar dhe groposur në varre pa emër një pjesë e viktimave të komunizmit. Prokuroria e Tiranës hapi në atë kohë hetime, të cilat nuk identifikuan asnjë nga viktimat e gjetura. Afro një dekadë më vonë, prokuroria lejoi ICMP të kryejë një vëzhgim të dytë të eshtrave të gjetura, të cilat janë ruajtur në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. ICMP mblodhi kampionë gjaku nga disa prej familjarëve të të zhdukurve dhe arriti të ballafaqojë ADN-të për identifikimin përfundimtar të dy prej 13 personave.

Emrat e personave të identifikuar mbahen konfidencialë. Holliday nga ICMP theksoi se funksioni i këtij komisioni është që të asistojë autoritetet shqiptare me ekspertizë, por procesi duhet të mbetet një hetim ligjor mbi zhdukjet e kohës së komunizmit, hetim që duhet të kryhet nga prokuroritë shqiptare.

“Ne nuk mund të shkojmë në terren pa një urdhër gjykate. Ajo për të cilën po flasim këtu është për mbledhjen e provave të cilat mund të përdoren në hetime kriminale. ICMP nuk mundet thjeshtë të shkojë të gërmojë. Kjo duhet të bëhet në bashkëpunim me autoritetet, në bashkëpunim me prokurorinë. ICMP i përqaset kësaj çështjeje si një çështje e sundimit të ligjit,” tha Holliday.

“Ne shpresojmë që prokurorët do të angazhohen menjëherë për të çuar përpara gërmimet për hatër të familjeve,” shtoi ai.

Plani fillestar i ICMP ishte që të identifikonte mbetjet e eshtrave të zbuluara në Dajt në vitin 2010 dhe të kryente gërmime të mëtejshme në terren në Dajt dhe në Ballsh, ku gjendet një varrezë tjetër e njohur e një kampi përqendrimi të përdorur për punë të detyruar nga regjimi komunist. Sipas ICMP-së, deri tani rreth 600 shqiptarë kanë raportuar për të humburit e tyre në faqen e internetit të ICMP-së ndërsa rreth 50 familjarë kanë dhënë gjak për analizat e ADN-së.

Pyetur nëse ai shihte mungesë vullneti politik për kryerjen e këtij procesi, Holliday refuzoi të përgjigjet prerazi, por theksoi se prokurorët po marrin shumë tepër kohë për të dhënë urdhrat e gërmimeve.

Një numër i panjohur shqiptarësh u zhdukën ose u ekzekutuan me ose pa gjyq gjatë regjimit komunist. Shifra e përafërt është rreth 6 mijë vetë. Shqipëria është nga të paktat vende të Europës Lindore që nuk është përballur me të shkuarën e vet përmes proceseve ligjore. Asnjë nga personat përgjegjës për krimet e komunizmit nuk është hetuar dhe vënë përballë përgjegjësisë për krimet e kryera.

Lexo më shumë

Kërkimi për eshtrat e babait zbulon varrin masiv të komunizmit

Qeveria zvarrit marrëveshjen për identifikimin e viktimave të komunizmit

Shqipëria miraton marrëveshjen për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve të komunizmit

Shqipëria nënshkruan kërkimin e viktimave të komunizmit mes skepticizmit

Etiketa: ADNBallshBEBIRNdemokraciFierGjergj ErebaraGjyqHetimhetimeICMPKrimet e komunizmitMatthew HollidayMjekmjekëparlamentprokurorProkuroriaProkuroria e FieritProkuroria e TiranësPunëQeveriaregjimi komunistRovena VodaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptaretë zhdukurTiranëvarre pa emërviktimaviktimat e komunizmit
Tjetri
Shpirti i vitit 2019

Shpirti i vitit 2019

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.