AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Shpirti i vitit 2019

Dominique MoisingaDominique Moisi
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje nga protestat në Bejrut. Foto: Wikipedia.

Nëse vala e fundit e protestave në mbarë botën ka një fije apo një shpjegim të përbashkët, është thirrja për dinjitet dhe respekt. Njerëzit kanë dalë nëpër rrugë sepse ata ndiejnë se janë poshtëruar, shpërfillur dhe përbuzur për një kohë të gjatë nga elita politike të papërgjegjshme, të korruptuara dhe të largëta.

Pamje nga protestat në Bejrut. Foto: Wikipedia.

Njësoj si në vitin 1848, 1968, 1989 dhe 2010-2012, një valë protestash popullore e ka zënë botën në befasi. Revolta masive të vazhdueshme – në Bejrut, Santiago, Hong Kong, Algjer, Bagdad dhe qytete të tjera – po fitojnë forcë dhe po rrëzojnë qeveri. Por edhe pse tundimi për të kërkuar krahasime historike është i kuptueshëm, kryengritjet e vitit 2019 gjithashtu kanë një shije të veçantë.

Rreth një dekadë më parë, shumë në Perëndim iu referuan “pranverës së popujve” të vitit 1848 kur përshkruan lëvizjet protestuese që filluan në Tunizi dhe u përhapën në Egjipt, Libi, Siri dhe vende të tjera arabe. Në të njëjtën mënyrë, shumë nga libanezët që takova gjatë një vizite të fundit në Katar nuk kishin asnjë dyshim se një cikël i ri “Pranvere Arabe” po shpalosej sot, përveç se këtë herë në një shkallë globale dhe dukej se shoqërohej me emocion dhe ankth.

Protestat e sotme mbajnë edhe jehonat e majit 1968, sidomos në rininë e tyre, spontanitetin dhe mungesën e udhëheqësve të identifikueshëm. Megjithatë, si me çdo zhvillim historik, ngjarjet e vitit 2019 duhet të kuptohen në kushtet e tyre.

Në vitin 1968, në një kohë të punësimi të plotë, një kombinim i mërzisë dhe utopianizmit revolucionar bëri që demonstruesit e rinj të ngrinin barrikada në Paris. Në vitin 1989, shpresa për të arritur lirinë dhe prosperitetin mobilizoi protestuesit për të ndihmuar në rrëzimin e regjimeve komuniste. Por në vitin 2019, zemërimi dhe dëshpërimi kanë zëvendësuar ëndrrat dhe shpresën, pavarësisht nga mundësia e arsyeshme e përmirësimit në vende të tilla si Sudani dhe Algjeria.

Nëse revoltat e vitit 2019 kanë një fije të përbashkët ose një shpjegim unifikues, është dëshira për dinjitet dhe respekt. Njerëzit kanë dalë në rrugë sepse mendojnë se janë poshtëruar, injoruar dhe përçmuar për shumë kohë nga elita politike të papërgjegjshme, të korruptuara dhe të largëta.

Nxitjet e menjëhershme për protestat e ndryshme – qoftë kjo një taksë për përdorimin e WhatsApp-it në Liban, apo një rritje e tarifave të metrosë në Santiago – shpesh duken sekondare apo edhe të parëndësishme. Dhe, ashtu si në Kajro në vitin 2011 apo në Bejrut në vitin 2005 pas vrasjes së kryeministrit libanez Rafik Hariri, celularët janë instrumenti kryesor për të mbledhur rebelë të tjerë.

Por, pavarësisht nëse shkaku fillestar i revoltës ishte kryesisht ekonomik (si në Liban ose në Kili) apo politik (si në Hong Kong), autoritetet në secilin rast janë kapur në befasi dhe janë përgjigjur shumë ngadalë. Protestuesit, gjithashtu, duken të mahnitur nga numri i madh dhe forca e tyre. Duke i nisur protestat për të kundërshtuar një taksë të re, ata papritmas e gjejnë veten duke kërkuar fund të regjimit.

Camillo Cavour, arkitekti i bashkimit italian në shekullin XIX, dikur theksoi se, “Reformat e bëra me kohë dobësojnë frymën revolucionare.” Reformat që vijnë shumë vonë, nga ana tjetër, janë të suksesshme vetëm për të ushqyer zemërimin popullor.

Si rezultat, liderët politikë që kishin refuzuar prej kohësh çdo lloj kompromisi apo lëshimi, tani të lënë përshtypjen se i ka zënë paniku. Ata në dukje janë të gatshëm të zvogëlojnë privilegjet e tyre qoftë në mënyrë spektakolare, si në Liban, ose më shumë në mënyrë simbolike, si në Kili. Por, për shumë prej demonstruesve, çfarëdo që bëjnë qeveritë tani duket shumë pak dhe tepër vonë.

Duke i komplikuar akoma më shumë gjërat, protestat po zhvillohen në një kohë paqëndrueshmërie të jashtëzakonshme gjeopolitike, të nxitura nga mos angazhimi strategjik i Shteteve të Bashkuara nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump dhe ngritja e vazhdueshme e fuqive autoritare. Prishja e rendit në rrugë po përforcon një ndjenjë trazirash globale dhe anasjelltas.

Si fillim, Shtetet e Bashkuara nuk duken më të gatshme apo të afta të luajnë një rol të rëndësishëm në Amerikën Latine. Mos angazhimi i Shteteve të Bashkuara në rajon e ka ndihmuar presidentin Venezuelës Nicolás Maduro të mbetet në pushtet, pavarësisht protestave masive popullore kundër sundimit të tij. Po ashtu, edhe pse kilianët mund të kenë me të drejtë frikë nga një rikthim i një lloj dhune civile që vendi s’e ka përjetuar tashmë prej dekadash, ata, si amerikano-latinët e tjerë, duhet të përballen krejt të vetëm me fatin e tyre.

Shtetet e Bashkuara janë akoma një lojtar i rëndësishëm në Lindjen e Mesme, siç tregoi vrasja së fundmi e liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi, por tërheqja e saj nga ai rajon po ashtu. Rusia po e zëvendëson dalëngadalë Amerikën, të paktën në Siri, dhe ndoshta në një pikë do t’i hapë rrugë edhe Kinës. Edhe atje, ata që kërkojnë reforma politike dhe ekonomike do ta gjejnë veten krejtësisht të vetëm. Është e vështirë të shohësh s si kërkesat popullore për liri dhe barazi në rajon mund të pajtohen me rritjen e fuqive autoritare, si Rusia dhe Kina, pa përmendur pastaj lojtarët rajonalë si Irani dhe Turqia. Të gjithë i druhen protestave pro-demokracisë si të ishin vetë murtaja.

Në këtë sfond, prania e presidentit egjiptian Abdel Fattah el-Sisi në samitin e parë Rusi-Afrikë në Soçi së fundmi ishte tepër e rëndësishme. Kjo sugjeron se Egjipti, i cili u bë aleat i SHBA-së në vitet 1970, po mbron veten duke ringjallur aleancën e tij tradicionale me Rusinë (dhe më parë Bashkimin Sovjetik).

Në Liban, protestuesit janë bashkuar nën banderolën “Ne jemi një popull”, duke sfiduar kështu aktet e balancimit sektar që kanë formësuar gjatë politikën e vendit. Por mbetet për t’u parë nëse kjo revoltë popullore do të riorganizojë kartat gjeopolitike si protestat në Gjermaninë Lindore në vitin 1989 apo si ato në Siri në vitin 2011.

Protestuesit në mbarë botën po ngrihen kundër sistemeve që shpesh janë kalbur në thelb dhe nuk mund të reformohen. Por krijimi i një rendi të ri, më të drejtë dhe më të qëndrueshëm, do të jetë një detyrë jashtëzakonisht e vështirë.

Për këtë arsye, viti 2019 mund të përfundojë duke i ngjarë “pranverës së papërfunduar” të viteve 2010-2012. Por duke pasur parasysh frymën unike të protestave aktuale dhe gjendjen aktuale të fluksit gjeopolitik, pothuajse çdo parashikim është thjesht spekulim. E ardhmja, siç është gjithmonë në momente të tilla historike, është e hapur.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Spirit of 2019

Etiketa: AlgjeriaBejrutDonald TrumpEgjiptegjiptianIraniKartatKiliKinaLibanLibipaktpanikuProject SyndicateProtestatPunëPunësimirajonReformaRusiRusiaSHSHBAShtetet e BashkuaraSiriTrumpTurqiaVrasjaWikipediazhvillim
Tjetri
Vritet punëtori gjatë rikonstruksionit të një kabine elektrike në Pogradec

Vritet punëtori gjatë rikonstruksionit të një kabine elektrike në Pogradec

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.