Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Vritet punëtori gjatë rikonstruksionit të një kabine elektrike në Pogradec

Dhorjela ÇuleNgaDhorjela Çule
19:38 | 31/10/2019
Në Lajme, Vendi
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Vritet punëtori gjatë rikonstruksionit të një kabine elektrike në Pogradec

Policia në vendin e ngjarjes. Foto: Dhorjela Çule.

Share on FacebookShare on Twitter

Një 40 vjeçar humbi jetën pasi u gotit nga rënia e një muri të një kabine elektrike në Pogradec. Viktima ishte punonjës i një kompanie që po punonte në një projekt të OSHEE për rinovimin e linjës 110/20 KV.

Policia në vendin e ngjarjes. Foto: Dhorjela Çule.

Një 40 vjeçar, punonjës i një kompanie private, e cila po realizon punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të linjës elektrike 220 KV në qytetin e Pogradecit u vra gjatë punës për rikonstruksionin e një kabine elektrike. BIRN mësoi se Paulin Mexhaj nga Tirana u godit nga një mur i kabinës i cili ishte amortizuar dhe u shemb gjatë punimeve.

Drejtori i Operatorit të  Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për Korçën Artur Qeramixhi, i tha BIRN, se punonjësi i aksidentuar ishte punëtor i një kompanie private e cila po kryente punimet e rikonstruksionit të kabinave. Sipas tij bëhej fjalë për punimet e linjës 110/20 KV të Pogradecit financim i Bankës Botërore i cili ka nisur të realizohet gjatë këtij viti nga kompania NOA Development dhe Everest Shpk.

Nga ana e tyre një përfaqësues të kompanisë NOA Development të kontaktuar në telefon pretenduan se punonjësi i vrarë në aksident nuk ishte punëtor i tyre, por kërkuan kohë për të verifikuar zyrtarisht informacionin. Ata nuk iu përgjigjën disa telefonatave të tjera.

Sokol Çupi, përfaqësues i kompanisë “Everest”, që u përgjigj në numrin e telefonit të rregjistruar në Qendrën Kombëtare e Biznesit për këtë kompani, i tha BIRN se punonjësi ishte i kompanisë NOA Development.

Burime të OSHEE Korçë thanë se viktima mund të ishte punonjës i kompanisë publike nga Tirana, por që nuk ishte në Pogradec në funksion të punës së tij pranë OSHEE.

Paraprakisht policia e Korçës njoftoi se “më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, Pogradec, shtetasi P.M, rreth 40 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një kabinë elekrike, ku ka qenë duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen”.

Por pas verifikimit në vendngjarje rezultoi se 40 vjeçari ishte goditur nga një pjesë muri e shkëputur nga kabina, ndërsa po hetohet mbi përmbushjen e kushteve të sigurisë teknike në punë.

Me rastin e fundit numri i punëtorëve që kanë humbur jetën në punë gjatë këtij viti shkoi në 29 sipas të dhënave zyrtare. Sektori i ndërtimit ka numrin më të madh të aksidenteve dhe bashkë me 40 vjeçarin 12 viktima vetëm gjatë 10 muajve të këtij viti.

Një investigim i BIRN publikuar sëfundmi gjeti se numri i aksidenteve të rënda në sektorin e ndërtimit ishte në rritje, ndërsa shteti dështon të mbikqyrë dhe ndëshkojë kompanitë për mungesën e sigurisë, ndërsa ia lë fajin për aksidentet viktimave. Nga të dhënat zyrtare që BIRN ka, kompania publike OSHEE është një prej punëdhënësve publik me më shumë raste aksidentesh të rënda në vendet e punës.

Tjetri
KPA mbyll shqyrtimin gjyqësor për anëtarin e KLP Gentjan Osmani

Mungesa e burimeve të ligjshme ndëshkoi prokurorin Gentjan Osmani

Më të lexuarat

Shtyhet seanca dëgjimore për Altin Abdiun

Vetingu i të birit ekspozon problemet në pasurinë e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu

20:01 | 24/06/2022
Vritet punëtori gjatë rikonstruksionit të një kabine elektrike në Pogradec

Vritet punëtori gjatë rikonstruksionit të një kabine elektrike në Pogradec

19:38 | 31/10/2019
Një sponsor privat financoi aktivitetin e KPK në një resort luksoz në Vlorë

Një sponsor privat financoi aktivitetin e KPK në një resort luksoz në Vlorë

12:33 | 07/01/2022
Gjyqtarja Elsa Ulliri përballet me vetingun

Gjyqtarja Elsa Ulliri përballet me vetingun

16:27 | 28/06/2022
KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në vetingun e Gerd Hoxhës

KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në vetingun e Gerd Hoxhës

21:53 | 22/06/2022
KPK ngre dyshime për pasuri të fshehura ndaj prokurorit Arben Sharra

KPK ngre dyshime për pasuri të fshehura ndaj prokurorit Arben Sharra

18:21 | 27/06/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.