AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mungesa e burimeve të ligjshme ndëshkoi prokurorin Gentjan Osmani

Besar LikmetangaBesar Likmeta
7 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, KPA, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anetari i KLP, Gentjan Osmani, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit te Larte te Prokurorise, KLP, i cili ka miratuar shtyrjen e afatit per verifikimin e plotesimit te kushteve ligjore nga kandidatet per Prokurore te Pergjithshem./r/n/r/nKLP member Gentjan Osmani, speaks during a meeting of the High Prosecution Council, KLP which has approved the postponement of the deadline for verifying the fulfillment of the legal conditions by the candidates for the General Prosecutor.

Koherenca e munguar për të shpjeguar shtesat dhe pakësimet e pasurisë gjatë dy viteve të karrierës që rezultonin me një bilanc negativ të ardhurash dhe shpenzimesh, e shtyu Kolegjin ta përmbyste vendimin e KPK-së duke shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentjan Osmani.

Prokurori i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Gentjan Osmani, | Foto nga :LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli me 31 korrik masën disiplinore shkarkim nga detyra për subjektin e rivlerësimit, Gentjan Osmani – me detyre anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke përmbysur konfirmimin e tij në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

“Trupi gjykues vlerëson se mungesa e burimeve të ligjshme për të justifikuar shpenzimet dhe kursimet për vitet 2011 dhe 2013 e klasifikon subjektin e rivlerësimit në situatën e parashikuar nga neni D, pikat 1 e 3 të Aneksit të Kushtetutës dhe neni 61, pika 3 e ligjit nr. 84/2016, sipas së cilës subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pamjaftueshëm, si një kriter që justifikon zbatimin ndaj tij të masës disiplinore, shkarkim nga detyra,” shprehet Kolegji në vendimin e zbardhur.

Ankimi i Komisionerit Publik, Dariel Sina kundër konfirmimit në detyrë të prokurorit Gentjan Osmani, u shqyrtua nga trupi gjykues i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz anëtarë.

Osmani e ka filluar karrierën në vitin 2003 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2014 ai është komanduar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe një vit më vonë ai është kthyer në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Në vitin 2018, Osmani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë  dhe kandidatura e tij e ka shtuar në listën prioritare të vetingut.

Prokurori është hetuar nga KPK për të tre kriteret e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve – përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin dhe me 2 gusht 2018, KPK ka shpallur vendimin për konfirmim e tij në detyrë.

Trupi gjykues i KPK-së ka konstatuar se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, një nivel të besueshëm të kontrollit të figurës, si dhe një nivel të lartë të vlerësimit të aftësive profesionale.

Megjithatë, Komisioneri Publik nuk ka qenë dakord me përfundimet e KPK-së për sa i përket vlerësimit të pasurisë së subjektit dhe ka paraqitur ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Në ankimin e paraqitur kundër vendimit të Komisionit, bashkëlidhur tij Komisioneri Publik ka paraqitur dhe një denoncim anonim nga publiku drejtuar ONM-së.

Shkaqet e ankimit të paraqitura në Kolegj nga Komisioneri Publik, Dariel Sina lidhen ngushtë me burimet e ligjshme të subjektit dhe personave të lidhur për blerjen e një apartamenti në vitin 2009 në Tiranë me vlerë 67,800 dhe sipërfaqe 72 m2, mungesën e burimeve të ligjshme për shlyerjen e një huaje që ka shërbyer për blerjen e apartamentit në vitit 2011, 2012, 2013. Mungesën e burimeve të ligjshme për shtesën e likuiditeteve në vitin 2009, vit kur është blerë dhe apartamenti. Mosdeklarimin e një makinë Volswagen Golf në vitin 2005, si dhe aftësinë e personave të lidhur për një dhuratë prej 1.5 milionë lekë, që ka shërbyer gjithashtu për blerjen e apartamentit në vitin e 2009.

Ndërkohë në denoncimin që i bashkëlidhur ankimit të Komisionerit hidhen akuza për tre rrethana që lidhen me pastërtinë e figurës, në lidhje me faktin nëse është ushtruar hetim penal ndaj një shtetasi që i ka dhënë në përdorim një automjet Mercedes Benz subjektit, vendimmarrja e subjektit të rivlerësimit mbi një çështje penale, si dhe rrethanat e një udhëtimi në Turqi nga subjekti i rivlerësimit me avokatin e një të pandehuri.

Kolegji me vendim të ndërmjetëm ka verifikuar të tre rrethanat e referuara nga denoncimi anonim dhe në bazë të verifikimit të bërë në disa institucione ka arritur në përfundimin se akuzat e bëra ndaj prokurori Osmani janë të pavërteta.

“Në përfundim të hetimit të kryer për të verifikuar faktet e pretenduara në denoncim, pasi dëgjoi edhe Komisionerin Publik, Kolegji konstatoi se ato nuk u provuan si të tilla prej hetimeve të kryera dhe se për pasojë nuk mund të konsiderohen relevante në lidhje me kontrollin e verifikimin e kritereve të tjera të rivlerësimit, siç kishte pretenduar Komisioneri Publik në ankim,” shprehet Kolegji në vendim.

Trupi gjykues ka shqyrtuar gjithashtu aktet dhe prapësimet e paraqitura mbi pretendimet për ankimin e paraqitur në themel për kriterin e pasurisë.  Hetimi i Kolegjit ka hedhur poshtë shumicën e pikave të ankimit të Komisionerit Publik, përfshirë burimet e ligjshme të personave të lidhur për huanë 20,000 euro dhe dhuratën cash prej 1.5 milionë lekë, burimet e ligjshme për blerjen e apartamentit në vitin 2009 si dhe të automjetit  Volswagen Golf në vitin 2005.

Megjithatë, nga analiza financiare e kryer nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, subjekti ka rezultuar me diferenca negative në vitin 2011 dhe 2013 – periudhë kur ka deklaruar edhe shlyerjen e huasë me vlerë 20 mijë euro dhe shtim të likuiditeteve në cash.

“Në përfundim të kësaj analize, rezultoi se subjekti i rivlerësimit për vitin 2011 nuk kishte burime të mjaftueshme financiare për të përballuar shpenzimet e krijimin e kursimeve të tij, në shumën 586.542 lekë dhe për vitin 2013 në shumën 1.173.955 lekë,” nënvijëzon shprehet Kolegji.

Kolegji shprehet se subjekti nuk ka qenë koherent në deklaratat e tij përpara trupës gjykuese në lidhjet me shtimet e gjendjes cash gjatë viteve 2005 dhe 2009 dhe kjo mungesë koherence ka pasur si qëllim shpjegimin e balancës negative në vitet 2011 dhe 2013.

“Në përfundim të analizës për këtë shkak ankimi, Kolegji arrin në konkluzionin se subjekti i rivlerësimit ka mungesë të burimeve të ligjshme për të justifikuar pasurinë, gjendjen cash e për të përballuar shpenzimet e kryera për vitet 2011 e 2013 në shumën 1.760.497 lekë, duke u gjendur për pasojë përpara parashikimeve të nenit 33, pika 5, germa “b” e ligjit nr. 84/2016,” shprehet Kolegji.

“Për pasojë, përfundimisht ky shkak ankimi konsiderohet i drejtë dhe vendimi i Komisionit për këtë pjesë është i cenueshëm,” shtoi KPK.

Trupi  gjykues arriti në konkluzionin se ankimi i Komisionerit Publik qëndronte dhe rezultoi i bazuar për sa i përket shkakut që lidhet me mungesën e burimeve financiare të ligjshme për të përballuar krijimin e pasurisë likuiditet, në formën e gjendjes cash, dhe të shpenzimeve për jetesë e shlyerjen e detyrimit ndaj personit tjetër të lidhur, në vitet 2011 e 2013. Kjo mungesë e çoi Kolegjin në konkluzionin se subjekti i rivlerësimit Gentjan Osmani nuk ka justifikuar bindshëm burimin e ligjshëm të pasurisë në pronësi të tij.

Duke qenë se edhe bashkëshortja e prokurorit me profesion gjyqtare është subjekt rivlerësimi, Kolegji ka nënvijëzuar se vendimi për ta shkarkuar prokurorin “nuk paragjykon të drejtën e saj për një hetim të pavarur, të paanshëm dhe një rivlerësim në përputhje me ligjin nga organet e rivlerësimit.”

Etiketa: AkuzaAlbana ShtyllaAnaliza financiareAnalizëAnkimAnkimiArdian HajdariDariel SinaDenoncimDurrëselbasanEuroGentjan OsmaniGjyqgjyqtarGjyqtareHetimIna RamaKolegjKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonfirmimKPKMASNatasha MulajONMprokurorProkuroriProkuroria e Krimeve të RëndaRamarivlerësimiSHShkarkimshkarkim nga detyraTurqiVendimVendimi
Tjetri
PD publikon dokumentet: Kryebashkiaku i Vorës rrezikon 10 vjet burg në Greqi

‘Institucionet janë institucione’; KQZ shkarkon një tjetër kryebashkiak socialist

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.