AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Bashkimi Europian përballet me pesë sfida globale

Sigmar GabrielMichael HütherngaSigmar GabrieldheMichael Hüther
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Për arsye historike, Europa ka qëndruar gjatë në hijen strategjike të Shteteve të Bashkuara, e cila vetë mbështetur financiarisht dekada globalizimi dhe prosperiteti. Por ekuilibri botëror i fuqisë po ndryshojnë shpejt, duke e lënë Europën gjithnjë e më të ekspozuar.

Foto ilustruese: Pixabay.

Bashkimi Europian, dhe në veçanti Gjermania, duhet të ragojnë para sfidës së re të paraqitur nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga lidershipi global. Por, duke pasur parasysh konkurrencën e re nga Kina, së bashku me aspiratat e rinovuara të Rusisë, vendet perëndimore duhet të gjejnë një mënyrë për të bashkëpunuar më ngushtë.

Për këtë qëllim, pesë çështje duken thelbësore. E para është marrëdhënia e Gjermanisë me SHBA-në, e cila tani është nën një stres të madh. Problemi është dështimi i Gjermanisë për të rritur shpenzimet vjetore të mbrojtjes në 2% të GDP-së, siç u pajtua në samitin e NATO-s 2014 në Uells. Për arsye të qarta historike, Gjermania ka hezituar të bëhet fuqia ushtarake de facto e Europës. Nëse do të përmbushë angazhimin e saj për të rritur këto shpenzime, ajo do të ndante 80 miliardë euro (89 miliardë dollarë) në vit për Bundeswehr, që është 46 miliardë euro më shumë sesa shpenzon Franca.

Megjithatë, për të përmbushur pjesën e saj brenda aleancës pa rritur frikën në Europën Lindore, Gjermania mund të shpenzojë 1.5% të GDP-së së saj për materiale dhe personel, ndërsa angazhohet për një shtesë prej 0.5% për të financuar operacionet e NATO-s në Baltik dhe në Poloni. Kjo do të përforconte si aftësinë e shteteve anëtare lindore për të mbrojtur veten kundër agresionit rus, si edhe do të demonstronte gatishmërinë e Gjermanisë për të marrë më shumë përgjegjësi.

Çështja e dytë e madhe janë marrëdhëniet SHBA-BE. Sfidat e menjëhershme me të cilat përballen Amerika dhe Europa kanë ndryshuar gjatë shtatë dekadave të fundit. Së fudmi, Rusia e ka zgjeruar sferën e saj të ndikimit në Krime, Ukrainën lindore, dhe Detin e Azovit, dhe Kina ka filluar të mbrojë dominimin e saj ekonomik dhe teknologjik në Euroazi.

Në të njëjtën kohë, demokracitë perëndimore po përpiqen të përballen me me përçarjet e shkaktuara nga globalizimi, emigracioni, teknologjia dhe ndryshimet klimatike. Mes përkeqësimit të sigurisë ekonomike dhe kohezionit social, lëvizjet populiste dhe nacionaliste kanë shfrytëzuar ankthet e votuesve duke premtuar se do të mbrojnë atdheun kundër elitave kozmopolitane dhe institucioneve multilaterale që kanë mbështetur politikën dhe ekonominë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pavarësisht retorikës populiste, globalizimi ekonomik në të vërtetë ka krijuar prosperitet dhe ka ulur varfërinë, si edhe ka hapur mundësi të reja zhvillimi në të gjithë botën. Por pa mbështetjen e Perëndimit, ky sistem nuk mund të mbahet. Ajo që na duhet tani për të hapur mundësi të reja për rendin botëror është një globalizim i shoqërisë civile, si edhe t’i kujtojmë njerëzve dhe komuniteteteve se shteti është akoma i aftë të të veprojë në mënyrë efektive. Kjo fillon duke investuar më shumë në arsim, studim dhe infrastrukturë, ndërkohë që krijon një ekuilibër midis bashkëpunimit ndërkufitar dhe respektimit të idiosinkracive kulturore.

Kjo na çon në çështjen e tretë: Rusia. Këtu, ndjekja e një politike të ekuilibruar nga ana e BE-së ka krijuar fërkime brenda aleancës transatlantike, siç ilustrohet nga tensionet për gazsjellësin “Nord Stream 2”, një projekt i përbashkët ruso-gjerman. Sipas mendimit të qeverisë gjermane, “Nord Stream 2” është krejtësisht një çështje ekonomike. Kompanitë gjermane, franceze dhe të tjera europiane kanë investuar shumë në këtë projekt. Gjithsesi, do të ishte një gabim i rëndë politikë të ndërhyhej në tregun privat europian të gazit.

Liberalizimi i tregut të gazit ka lejuar një zgjerim të jashtëzakonshëm të furnizimit me energji të Europës. Në fund të fundit, kompanitë, duke ndjekur sinjalet e tregut, duhet të vendosin se nga kush e blejnë gazin e tyre. Por as europianët nuk mund të shpërfillin kërcënimet ndaj pavarësisë politike të vendeve fqinje siç është Ukraina – të cilën “Nord Stream 2” e anashkalon. Në bilanc, një mënyrë më e mirë për të siguruar furnizimin me energji të Europës do të ishte zgjerimi dhe integrimi i mëtejshëm i infrastrukturës së gazit natyror të Europës, duke ndërtuar më shumë terminale për gaz natyror të lëngshëm. Në këtë mënyrë, asnjë vend – qoftë një shtet anëtar ose partner i ngushtë – nuk mund të mbahej peng si rezultat i varësisë së tij ndaj energjisë ruse.

Çështja e katërt është Kina, e cila ka bërë të qartë se kërkon një rishikim të ekuilibrit ndërkombëtar të fuqisë. Nga ana e saj, administrata Trump me të drejtë e sfidoi Kinën në tregti. Nuk mund të ketë “tregti të ndershme” kur një vend që nuk luan me të njëjtat rregulla si të gjithë të tjerët organizon dy të pestat e ekonomisë globale. Kina ofron subvencione në industritë e saj, kufizon hyrjen në tregjet e saj dhe shkel në mënyrë rutinë të drejtat e pronësisë intelektuale. Për më tepër, modeli i kapitalizmit shtetëror autoritar të Kinës paraqet një sfidë të dyfishtë, sepse ai përfaqëson konkurrencë ekonomike dhe një model politik alternativ. BE-ja dhe Amerika duhet të hartojnë urgjentisht rregulla të qarta, të dakorduara reciprokisht, për t’u përballur me Kinën.

Çështja e pestë e rëndësishme është roli i Europës në në botën më të gjerë. Nëse Europa nuk hap sytë para realiteteve të rivalitetit të ri kino-amerikan, ajo mund ta gjejë veten në një pozicion gjeopolitik të parëndësishëm. Në fakt, tashmë ka shenja që tregojnë rënien e rëndësisë globale të Europës. Luftërat dhe konfliktet përgjatë periferisë europiane po vendosen gjithnjë e më shumë nga fuqi të tjera, me Europën që nuk luan asnjë rol të dukshëm në zgjidhjen e tyre.

Ngurrimi i Europës për të treguar veten e saj ka një dimension politik. Për arsye të mira, BE-ja ka qëndruar prej kohësh nën ombrellën e sigurisë së SHBA-së, me Bashkimin që qëndron mënjanë. Por ai konceptim gjeopolitik i Europës është një produkt amerikan, i bazuar në Planin Marshall. Siç e tha edhe sekretari i parë i përgjithshëm i NATO-s, Hastings Ismay, qëllimi i NATO-s ishte “të mbajë rusët jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët poshtë”.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga vitet ’50. Sot, ne europianët po fillojmë gradualisht të kuptojmë se duhet të përshtatemi me realitetet gjeopolitike të shekullit XXI. Epoka e Atlantikut po i hap rrugë epokës së Paqësorit. Europianët nuk duhet të ushqejnë iluzione se gjërat do të përmirësohen vetë. Tani është koha të gjejmë kurajën dhe vullnetin për të marrë përsipër përgjegjësinë për interesat tona strategjike.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Finding Europe’s Way in the World

Etiketa: Administrataadministrata TrumpAmerikaBashkimi EuropianBEEuroEuropaFrancagazGjermaniaglobalizimglobalizimiIntegrimiKinaKrijonKrimeLuftaNATONdryshimet klimatikeParaPoloniProject SyndicaterishikimRusëRusiaSHSHBAshpenzimesubvencionetregtiTrumpUkrainaUkrainëzgjerim
Tjetri
Vini rripin e sigurimit:  Marrëveshja ajrore Serbi-Kosovë një alarm zgjimi për të gjithë

Vini rripin e sigurimit: Marrëveshja ajrore Serbi-Kosovë një alarm zgjimi për të gjithë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.