AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Kultura

“Pronari-shtet” kujtohet të hipotekojë monumentet e kulturës

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
6 years më parë
në Kultura, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit | Foto : Gëzim Kabashi

Disa nga monumentet më të rëndësishëm të trashëgimisë historike e kulturore në qarkun e Durrësit nuk janë të pasqyruar si objekte në hartat kadastrale zyrtare, duke i hapur oreksin privatëve për t’i tjetërsuar dhe për t’i dhënë me qira.

Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit | Foto : Gëzim Kabashi

Monumente të rëndësisë së veçantë si kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit, apo muret bizantine dhe Torra mesjetare në qytetin e Durrësit janë të pahipotekuar, ndërsa në dokumente vendndodhjet e tyre shënohet vetëm me togfjalëshin: “Lloji i pasurisë – TRUALL” dhe pranë: “Pronari – SHTET”.

Drejtori i Muzeut Arkeologjik Kombëtar të Durrësit, Alban Ramohito i tha BIRN se edhe godina e institucionit që ai drejton është gjithashtu e pahipotekuar.

“Territori i godinës së Muzeut, që u përurua në vitin 2002, në hartat e pronësisë konsiderohet truall shtetëror, por aty nuk pasqyrohet prania e ndërtesës ku prej gati 20 vitesh hyjnë e dalin çdo vit mijëra vizitorë,” shpjegoi ai.

Në vitin 2011, godina e Muzeut arkeologjik në Durrës iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë që zgjati afro tre vjet, por problematikat themelore të pronësisë dhe të muzealizimit të të gjithë sipërfaqes vazhdojnë të jenë të pazgjidhura.

Qyteti i dytë më i madh në vend është gjithashtu një nga qytetet më të lashtë në bregdetin e detit Adriatik, ku është jetuar në mënyrë të pandërprerë që nga themelimi i tij në shekullin e shtatë para Krishtit.

Drejtoria e Muzeut arkeologjik më të madh të vendit tonë, që sapo ka marrë statusin Muze Kombëtar, po punon për të zgjidhur përfundimisht me anë të kompensimit problematikën me dy familje, të cilat kanë paraqitur dokumentet për një sipërfaqe të vogël toke, brenda truallit shtetëror që i takon Muzeut.

Sipas Ramohitos në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit në Tiranë ndodhet edhe projekti mbi të cilin në fillim të viteve 1980 nisi ngritja e godinës aktuale të Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

Që kur u përurua godina e re, në Muze janë paraqitur në eksponate vetëm zbulimet që i përkasin periudhës së antikitetit, deri në shekullin e 4-rt të erës sonë.

“Për plotësimin e dy kateve të sipërm ne do mbështetemi në Platformën e hartuar nga projektuesit, arkitektët dhe arkeologët, që e përgatitën atë katër dekada më parë,” nënvizon Ramohito.

Por ai nuk e fsheh shqetësimin për vonesat që do të krijojnë të dy procedurat për hipotekimin e godinës dhe ekspozimin e qindra objekteve të tjerë, që i përkasin periudhës mesjetare apo arkeologjisë nënujore dhe që gjenden ende në fondet e muzeut më të madh të specializuar në të gjithë vendin.

Në një “kthim përgjigje” zyrtare për Drejtorinë e DRKK në Durrës më në gusht 2019, Agjencia shtetërore e Kadastrës në Durrës sqaron se Pasuria nr. 4 në Zonën Kadastrale ZK 3365 me sipërfaqe 1,300 metra katrorë është një “Truall” me pronar “Shtet”.

Vizatimi zyrtar bashkëngjitur shkresës korrespondon me vendndodhjen e Kalasë së Skënderbeut në Kepin e Rodonit. Ndërtimi 500-vjeçar është injoruar krejtësisht në planimetrinë e hipotekave dhe kadastrës në territorin që sipas ndarjes së re territoriale i përket Bashkisë Durrës.

Vetëm 10 vjet më parë në Kalanë e shpallur “Monument Kulture” është realizuar një restaurim i pjesshëm, që ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj në një nga pjesët më të bukura të bregdetit shqiptar.

Kjo situatë e paqartë i ka dhënë të drejtën një subjekti privat që të vendosë “post-bllokun” për hyrje me pagesë në plazh dhe në zonën e monumenteve, ndërsa ka shkuar edhe më tej me pagesat që kryejnë të sapomartuarit për xhirimet e videoklipeve pranë mureve të Kalasë.

Megjithëse faktet janë kokëfortë, “monumenti” sipas institucioneve të specializuara shqiptare nuk ekziston. Njihet vetëm pronësia shtetërore mbi truallin, ku ndërtuesit në mesin e shekullit 15-të ngritën në breg të detit kalanë që njihet me emrin e heroit tonë kombëtar.

Tashmë qeveria ka bllokuar dokumentacionin përkatës, për të shmangur rrezikun e abuzimit “për marrjen në përdorim ose me qira të truallit” mbi të cilin realisht ngrihet një nga kalatë më interesante mesjetare të vendit tonë.

Drejtori Ramohito pohon se të njëjtën problematikë kanë edhe dy nga monumentet më të rëndësishme të historisë së qytetit të Durrësit. Torra mesjetare dhe muret bizantine,  në një gjatësi prej disa qindra metrash deri në kullën e vogël mbi kodër kanë statusin “Monument kulture-Mbrohet nga shteti”, institucionet e të cilit kanë ndërhyrë disa herë për restaurime të plota apo të pjesshme. Ndërkaq, misione arkeologjike të ndryshme kanë vijuar sondazhet si pranë mureve të periudhës bizantine në Durrës, ashtu edhe në Kepin e Rodonit, 40 kilometra në veri të qytetit bregdetar.

“Në hartat kadastrale të dy objektet historiko-arkeologjikë mungojnë,” nënvizoi Ramohito, duke shtuar se në dokumentet zyrtare shënohet termi “Truall – pronë shtetërore”, ndërsa shtoi se problematika ka hyrë në rrugën e zgjidhjes, duke lehtësuar edhe të ardhmen e administrimit të monumenteve nga Drejtoria e Muzeut Arkeologjik Kombëtar Durrës.

Etiketa: AdriatikAgjencia Shtetërore eAlban RamohitoarkeologBashkisë DurrësBIRNDurrësFamiljeKultureMonument KultureMonumentet e KulturësParapasuriaplazhQeveriaSHshqiptareTorra
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Miliana Muça –Gjykata e Posaçme

Skeda e pasurisë së deklaruar –Miliana Muça –Gjykata e Posaçme

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.