AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Do ta shikoni ku fle lepuri”: Gjyqtari fajëson Ministrinë për konfliktin e Duty Free

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambientet e Duty Free ne aeroportin e Rinasit. Foto: BIRN

Gjykata Administrative e Tiranës i dha të drejtë kompanisë ADFD për të vazhduar aktivitetin në aeroportin e Rinasit –një vendim që u kritikua nga Ambasada Amerikane si tregues i pengimit të investimeve të huaja në Shqipëri.

Ambientet e Duty Free ne aeroportin e Rinasit. Foto: BIRN

Gjykata Administrative e Tiranës shfuqizoi të martën një vendim të Ministrisë së Financave për anulimin e aktivitetit të kompanisë “Albanian Duty Free Development” në aeroportin e Rinasit, duke i hapur rrugën vazhdimit të aktivitetit të kësaj kompanie.

“Kur të lexoni vendimin e zbardhur do të shikoni ku fle lepuri,” tha gjyqtari Avni Sejdi në sallën e gjyqit, ku ishin të pranishëm edhe tre përfaqësues të Ambasadës Amerikane.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Tiranës bllokon fillimin e aktivitetit për kompaninë amerikane “International Cruise Duty Free”, ICDF, e shpallur fituese nga Tirana International Airport për ofrimin e shërbimit Duty Free në aeroportin e Rinasit.

Përmes një deklarate, ambasada amerikane në Tiranë shprehu zhgënjim për vendimin e gjykatës, ndërsa deklaroi se klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Gjyqtari Avni Sejdi e argumentoi vendimin e tij përgjatë një ore, duke fajësuar Ministrinë e Financave se me veprimet dhe mosveprimet e saj kishte shkaktuar pamundësinë e vendosjes së ligjshmërisë në këtë çështje.

Kompania ADFD në pronësinë e Elona Çaushit, bashkëshorte e gjyqtarit Gjin Gjoni zotëronte më parë autorizim nga Ministria e Financave për të ushtruar aktivitetin në zonën pa taksa të aeroportit të Rinasit. Sipas gjyqtarit Sejdi, para skadimit të afatit 5 vjeçar të këtij autorizimi, Ministria e Financave nuk ishte shprehur brenda afatit ligjor 60 ditor për vazhdimin ose jo të autorizimit.

Gjyqtari shtoi se ADFD ka kërkuar rinovimin automatik të kontratës, gjë që është pranuar fillimisht nga Ministria e Financave, pavarësisht se ka pasur mangësi të dokumentacionit të nevojshëm. Më pas, me kërkesë të TIA, Ministria e Financës e ka anuluar autorizimin.

Gjyqtari Sejdi pranoi se në kërkesën për rinovimin automatik të autorizimit, paditësi ADFD nuk kishte dorëzuar dokumentacion të plotë, siç është kontrata e qirasë së ambienteve si dhe nuk e kishte njoftuar ministrinë për mbarimin e kontratës.

Por ai fajësoi sërish Ministrinë.

“Midis paditësit dhe aeroportit Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ nuk kishte një kontratë qiraje dhe Ministria e Financave e dinte këtë gjë. Ndërsa tani bënë të paditurin…,”deklaroi më tej Sejdi.

Duke argumentuar se anulimi ka të bëjë me të shkuarën, ndërsa revokimi me të ardhmen, gjyqtari tha se Ministria duhej të kishte bërë revokimin e autorizimit për ADFD.

Gjyqtari Sejdi u ndal edhe në procedurën e ndjekur nga Ministria e Financave për nxjerrjen e aktit administrativ për anulimin e autorizimit dhe për njoftimin e tij kompanisë ADFD.

“Nga ana e Ministrisë së Financave nuk janë respektuar të drejtat e paditësit për t’u dëgjuar, për të dorëzuar prova apo për dëshmitarë. Njoftimi është bërë në të njëjtën ditë kur ka dalë akti, duke i cënuar paditësit të drejtën për t’u dëgjuar,” tha Sejdi, duke e konsideruar jo-ligjor procesin e ndjekur nga Ministria e Financave.

Çështja gjyqësore ishte konsideruar një provë për klimën e biznesit në Shqipëri nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Në një postim në Facebook të martën, ambasada nuk e kurseu zhgënjimin.

“Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme,” theksoi ambasada.

Ndërsa Dhoma Amerikane e Tregtisë e konsideroi vendimin një mesazh tepër negativ për komunitetin e investitorëve të huaj.

“Në fakt është shumë zhgënjyes. Qe një mesazh tepër negativ ndaj komunitetit të investitorëve të huaj. Në këtë rast nuk jam në gjendje të them se çfarë do të jenë hapat e ardhshme të investitorit, por është një shembull i keq dhe një mesazh shumë negativ që po u dërgojnë jo vetëm investitorëve, por edhe gjithë klimës së investimeve,” tha drejtuesi i Dhomës Amerikane, Enio Jaçe.

Edhe Ministria e Financave shprehu keqardhjen për rrëzimin e vendimit të saj nga Gjykata Administrative e Tiranës.

“Ministria nuk komenton vendimarrjen, por thekson rëndësinë që ka sistemi gjyqësor në klimën e biznesit dhe forcimin e shtetit të së drejtës, edhe si një prioritet i qeverisë shqiptare,” thuhet në reagim.

Etiketa: AdministrativeAvni SejdiBIRNEnio JaçeFacebookGjin GjoniGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e TiranësGjykatëGjykatësGjyqMinistria e FinancaveParaQeveriaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptaretaksatë drejtaTIATiranaTirana International AirportTiranëVendimVendimiYuri Kim
Tjetri
Europa duhet të pranojë kërcënimin që përbën Kina

Europa duhet të pranojë kërcënimin që përbën Kina

Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.