AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Pas tensioneve më Turqinë, Greqia një mjedis armiqësor

Corina PetridingaCorina Petridi
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Foto: Facebook/Kyriakos Mitsotakis.

Në Greqi, në vijën e parë të krizës për refugjatët dhe emigrantët, tensionet vazhdojnë të rriten nga dita në ditë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Foto: Facebook/Kyriakos Mitsotakis.

Refugjatët, emigrantët, punonjësit e ndihmës së shpejtë dhe gazetarët po përballen me një mjedis gjithnjë e më armiqësor në Greqi pasi Turqia hoqi kufizimet në fund të muajit të kaluar për sirianët, afganët dhe të tjerë që përpiqen të arrijnë në Europën Perëndimore.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka përshkruar grumbullimin e emigrantëve dhe refugjatëve në kufijtë dhe ishujt e Greqisë si një “kërcënim asimetrik”.

Përdorimi i ushtrisë dhe policisë për t’i ndaluar ata ka mbështetjen e Bashkimit Europian, por grupet e të drejtave të njeriut janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar për kërcënimet me të cilat përballen punëtorët e tyre, reporterët dhe vetë emigrantët dhe refugjatët në mes të një rritje armiqësie nga ana e grekëve vendas.

Ndërsa fokusi i mediave ka qenë në kufirin tokësor që kur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan braktisi një marrëveshje emigracioni të vitit 2016 me BE-në, Vasilis Stravaridis, menaxheri i përgjithshëm i “Medecins sans Frontieres”, MSF, në Greqi tha se tensionet në ishujt grekë tashmë po shtoheshin.

“Fatkeqësisht, në tre javët e fundit tensionet janë shtuar, me banorët e ishujve që janë të lodhur nga përballja me barrën e së të ashtuquajturës krizë refugjatësh gjatë gjithë këtyre viteve”, tha Stravaridis për BIRN.

Ai tha se stafi i MSF në ishullin Lesvos kohët e fundit ishte përballur me dy incidente të dhunshme, gjë që ka çuar në mbylljen e një klinike të MSF-së në ishull për dy ditë.

“Për ne kjo është e paprecedentë”, tha Stravaridis. “Kjo ishte hera e parë në praninë tonë 30-vjeçare në Greqi që ne u sulmuam.”

Ai tha se mediat dhe qeveria greke bartin një pjesë të përgjegjësisë për polarizimin e shoqërisë greke.

Nuk pritet ulje e përshkallëzimit së shpejti

Njerëz nga Siria, Afganistani dhe vende të tjera mbërrijnë në ishullin grek të Lesbos më 1 qershor 2015. Foto: Kostas Koukoumakas

Të shtunën, në një qendër komunitare në Lesvos, e cila punonte me refugjatët dhe operohej nga OJQ-ja zvicerane “Një familje e lumtur” ra zjarr. Shkaku i zjarrit është ende nën hetim.

Emigrantët dhe refugjatët, punonjësit e ndihmës së shpejtë dhe vullnetarët e kanë gjetur shënjestër të banorëve të zemëruar të ishujve grekë. Disa grekë në Lesvos janë përpjekur të bllokojnë varkat me refugjatë dhe emigrantë. Ka edhe një video të një grupi njerëzish të veshur me të zeza teksa rrahin një gazetar të pavarur gjerman dhe hedhin në det kamerën e tij.

Më 3 mars, mediat holandeze raportuan se punonjësit e fondacionit Dutc Bootvluchteling ishin fshehur pasi u sulmuan nga banorët në Lesvos.

Banorët e Lesvosit dhe policia greke tashmë janë përplasur në lidhje me planet e qeverisë për të kërkuar tokë për ndërtimin e qendrave për emigrantët dhe refugjatët.

Lefteris Papagiannakis, kreu i avokatisë, politikave dhe hulumtimit në OJQ-në “Solidaritet tani” me bazë në Athinë, tha se situata në ishuj ishte më alarmante dhe mundësisht më e gjatë sesa në lumin Evros midis Turqisë dhe Greqisë.

“Ajo që ndodhi në Evros ishte një krizë e organizuar nga Turqia, por nuk do të zgjasë”, tha ai për BIRN.

“Përkundrazi, në ishuj mbizotërojnë narrativat dhe politikat toksike dhe nuk mendoj se do të ketë së shpejti ndonjë ulje të përshkallëzimit të situatës.”

Asnjë bazë ligjore për të pezulluar kërkesat për azil

Në kufirin tokësor, Greqia thotë se po përdor “forcë proporcionale”.

Forcat greke të sigurisë dhe emigrantët dhe refugjatët janë përleshur në mënyrë të përsëritur, ndërsa grupet e policisë janë gjithashtu aktive nga pala greke. Ka pasur raporte kontradiktore nëse një sirian u qëllua për vdekje nga forcat greke të hënën, më 2 mars, siç u raportua nga Turqia, por që u mohua nga Greqia.

Më 6 mars, gazetari holandez Olaf Koens postoi në Tëitter se forcat greke të sigurisë kishin zhveshur, rrahur dhe shtyrë pas refugjatët në Turqi.

Greqia thotë se ka pezulluar përkohësisht regjistrimin e kërkesave për azil dhe se do të deportojë këdo që kapet duke hyrë në vend me mjete të parregullta pa shqyrtuar rastet individuale.

Stella Nanou, përfaqësuese në Greqi e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, tha se nuk kishte asnjë bazë ligjore për një veprim të tillë.

“Shtetet kanë të drejtë të monitorojnë kufijtë e tyre dhe të menaxhojnë lëvizshmërinë e paligjshme, por ata gjithashtu duhet të vazhdojnë të përpunojnë kërkesat për azil në një mënyrë të strukturuar”,  tha Nanou për BIRN.

“As Konventa e vitit 191 për Refugjatët dhe as ligji për refugjatët nga Bashkimi Europian nuk japin ndonjë bazë ligjore për pezullimin e regjistrimit të kërkesave për azil.”

Etiketa: afganAfganistaniazilBanorëBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBIRNErdoganFacebookFamiljegazetarGreqiGreqiaHetimKyriakos MitsotakisLesbosmarrëveshjeMjedisOLAFPoliciaPunëPunëtorPunëtorëQeveriareporterRexhep Tajip ErdoganSHSiriasirianTurqiTurqiauljevdekjevideovullnetarëZjarr
Tjetri
COVID-19 me shifra

COVID-19 me shifra

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.