AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Lufta e Polonisë ndaj COVID-19 nxjerr në pah dobësitë e kujdesit shëndetësor

Claudia CiobanungaClaudia Ciobanu
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Oficerë polakë të veshur me kostume mbrojtëse duke kryer kontrollin e temperaturës për personat që hyjnë në një pikë kufitare midis Polonisë dhe Republikës Çeke. Foto: Anadolu.

Lufta e Polonisë kundër COVID-19 nxjerr në pah sfidat me të cilat përballen sistemet e brishta të kujdesit shëndetësor në të gjithë Europën Qendrore dhe Juglindore.

Oficerë polakë të veshur me kostume mbrojtëse duke kryer kontrollin e temperaturës për personat që hyjnë në një pikë kufitare midis Polonisë dhe Republikës Çeke. Foto: Anadolu.

Polonia ka mbyllur kufijtë e saj, qendrat tregtare dhe shkollat ​​dhe ka ndaluar mbledhjet e më shumë se 50 njerëzve. E megjithatë ekspertët thonë se lufta e vërtetë kundër koronavirusit sapo ka filluar.

Paloma Cuchi, kreu i zyrës polake të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha për BIRN se vendi ishte “në rrugën e duhur” për të zbatuar rekomandimet e OBSH për t’iu përgjigjur pandemisë, përfshirë këtu përgatitjen e spitaleve për të trajtuar raste të rënda dhe komunikimin me publikun.

Por ndërsa Polonia konfirmoi 150 raste me virus të hënën në mëngjes, ministri i shëndetësisë Lukasz Szumoëski tha: “Këtë javë duhet të presim një numër katër shifror personash të infektuar me koronavirus.”

Një Szumoëski gjithnjë e më i lodhur ka mbajtur një konferencë të përditshme për shtyp, i shoqëruar shpesh nga kryeministri Mateusz Moraëiecki dhe ministra të tjerë. Szumoëski tani është politikani i dytë më i besuar në Poloni, pas presidentit Andrzej Duda, sipas një sondazhi të fundit.

Polonia ka shpallur gjendje “urgjence epidemiologjike”, por akoma jo një gjendje të jashtëzakonshme të plotë.

Qeveria thotë se planifikon ende të organizojë zgjedhjet presidenciale, të programuara të mbahen në maj, dhe një sondazh i fundit tregon se kriza shëndetësore ka rritur popullaritetin e Dudas në detyrë, duke bërë që me shumë gjasa të fitojë ai në raundin e parë.

Pavarësisht një ndjenje masash vendimtare nga qeveria, mjekët dhe ekspertët në të gjithë vendin kanë ngritur pyetje në lidhje me gjendjen e sistemit të kujdesit shëndetësor polak dhe dobësitë e tij ndaj pandemisë, e cila ka marrë më shumë se 6500 jetë në mbarë botën.

Vitet e fundit, mjekët polakë janë përballur shpesh me qeverinë përsa i takon shpenzimeve shëndetësore. Mjekët rezidentë madje hynë në grevë urie në fund të vitit 2017, duke kërkuar që një pjesë e madhe e produktit të brendshëm bruto të futet në sektor dhe duke bërë thirrje për kushte më të mira pagash dhe pune.

“Sistemet shëndetësore në Europën Qendrore kanë qenë nën presion prej kohësh, duke reflektuar një kombinim mungese stafi – pjesërisht e shkaktuara nga pagat historikisht të ulëta dhe nivelet e larta emigracioni – dhe një histori e gjatë nënvlerësimi”, tha për BIRN Martin McKee, profesor i shëndetit publik europian në Shkollën e Higjenës dhe të Mjekësisë Tropikale në Londër.

Një shqetësim i veçantë ka qenë nënvlerësimi i gjatë në shëndetin publik. Edhe pse është arritur shumë progres në disa vende, në përgjithësi ka qenë e vështirë përfundimi i kalimit në një sistem modern të shëndetit publik, dhe sidomos, me aftësitë e duhura që nevojiten për epidemiologjinë moderne të sëmundjeve infektive.”

Për një dekadë, McKee drejtoi Qendrën Europiane për Shëndetin e Shoqërive në Tranzicion, një ekip studiuesish që punojnë mbi politikat shëndetësore në Europën Qendrore dhe Lindore dhe ish-Bashkimin Sovjetik.

“Një shqetësim tjetër do të ishte mungesa e ambienteve të kujdesit intensiv dhe sidomos i aparaturave të oksigjenit dhe personelit që mund t’i përdorë ato”, tha ai. “Ne kemi gjasa të shohim një nivel të lartë kërkese, siç po ndodh tashmë në Itali.”

Që nga fillimi i marsit, shumë mjekë polakë kanë folur në rrjetet sociale ose nëpër intervista, duke përshkruar atë që ata e shohin si realitetin e zymtë të mungesës së gatishmërisë së sistemit shëndetësor.

Më 11 mars, kur Polonia kishte 31 raste të konfirmuara, një mjek që punonte në një spital të madh rajonal u ankua se spitali nuk kishte në dispozicion asnjë kit testues për koronavirusin dhe argumentoi se në vend kishte shumë më tepër infeksione sesa raste të konfirmuara.

“Një problem tjetër është se ne nuk kemi mjaftueshëm veshje mbrojtëse, maska, syze, doreza, etj.”, shkroi mjeku në një postim në Facebook. “Askush nuk na ka trajnuar se si të heqim pajisjet mbrojtëse dhe është pikërisht ky çasti kur është më e rrezikshme dhe më e lehtë që stafi mjekësor të infektohet.”

Duke përshkruar vështirësitë e gjetjes së një njësie kujdesi intensiv me hapësirën për të vendosur një pacient me aparaturë oksigjeni, mjeku vazhdoi: “Qeveria dhe politikanët vendas po na sigurojnë se kemi mjaftueshëm aparatura oksigjeni, se jemi efikas, të përgatitur dhe do ta menaxhojmë situatën. Ne nuk jemi gati dhe nuk do të arrijmë ta menaxhojmë dot situatën!”

Qeveria është përpjekur të adresojë disa nga çështjet më të dukshme.

Në dy javët e para të marsit, ajo rriti numrin e testeve të kryera për koronavirus, duke arritur në 5,493 të tilla deri më 15 mars, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. (Rreth 1,000 teste janë kryer brenda 24 orëve nga numri i shpallur.) Shifra është e ulët në krahasim me disa vende të tjera.

Polonia ka rikategorizuar 19 spitale si të afta për t’u marrë me sëmundje infektive, duke bërë të mundur që ata të pranojnë pacientë që vuajnë nga COVID-19 në javët që vijnë.

Ministri i shëndetësisë Szumoëski njoftoi më 16 mars se “një mijë maska, syze dhe kostume mbrojtëse” do të dërgoheshin në secilin nga spitalet. (Ai shtoi se në një rast, mjekët polakë kishin përdorur jo më pak se 100 kostume mbrojtëse për t’u marrë me një pacient të vetëm.)

Ministria e Shëndetësisë tha gjithashtu se Polonia ka rreth 10,000 aparatura oksigjeni që mund t’i përdorë për raste të rënda, por shumë prej tyre tashmë janë në përdorim. Për më tepër, ekspertët thonë se problemi nuk është vetëm qasja në aparatura, por edhe disponueshmëria e stafit mjekësor në gjendje të kujdeset për pacientët në kujdes intensiv.

Repartet spitalore të Polonisë kanë qenë të pakualifikuara në mënyrë kronike dhe shumë degë spitalesh në të gjithë vendin kanë njoftuar mbylljen e tyre vitet e fundit, pjesërisht për shkak të mosplotësimit të numrit të stafit të nevojshëm.

Një bisedë midis mjekësh polakë të kujdesit intensiv në një faqe grupi privat në Facebook, e cituar në një artikull të gazetës Wyborcza e botuar më 11 mars, zbulon se në shumë spitale tashmë nuk ka vende të lira në njësitë e kujdesit intensiv.

“Kemi një mbingarkesë sistematike të sistemit”, shkroi një mjek. “Ekziston një mungesë e vazhdueshme e shtretërve të lirë në njësitë e kujdesit intensiv. Këtë nuk mund ta rregulloni dot brenda një muaji.”

Pawel Witt, kreu i Shoqatës Polake të Anestezistëve dhe Infermierëve të Kujdesit Intensiv, tha për gazetën Wyborcza: “Sot ne nuk kemi mjaftueshëm infermierë në njësitë e kujdesit intensiv. Dhe pacientët me insuficiencë respiratore kanë nevojë për kujdes të specializuar. Ata janë në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Kanë probleme me frymëmarrjen, me veshkat…”

Jashtë sistemit shëndetësor, ekspertët thonë se qasja e kufizuar në infrastrukturë mund të pengojë luftën kundër koronavirusit. Në disa vende të rajonit, njerëzit jetojnë duke pasur një mungesë uji të rrjedhshëm, duke e bërë të vështirë zbatimin e masave higjienike mbrojtëse.

“Vendet në Europën Qendrore dhe Lindore mund të përballen me sfida të veçanta për shkak të popullsisë së tyre në plakje, pjesërisht sepse ka pasur shumë emigracion nga ana e të rinjve”, tha eksperti i shëndetit publik McKee.

“Për shembull, në zonat rurale të disa vendeve si Rumania dhe Bullgaria, mosha mesatare në disa prej fshatrave tani është shumë e vjetër. Për më tepër, të moshuarit në Europën Qendrore, dhe veçanërisht gratë, kanë nivele të larta sëmundjesh kronike, duke i bërë këta njerëz më të rrezikur ndaj COVID-19.”

Etiketa: BIRNBullgariaCOVIDCOVID-19emigracionFacebookinfermierëItalikoronavirusKrizaliraLondërLuftaMaskaMjekmjekëOBSHPagatParaPoloniPoloniaprogresQeveriarespiratoreRrjetet socialeRumaniaSHsondazhSpitalspitaletvirusWyborczaZgjedhjet
Tjetri
Në Shqipëri, 16% e të infektuarve me COVID-19 janë mjekë dhe infermierë

Në Shqipëri, 16% e të infektuarve me COVID-19 janë mjekë dhe infermierë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.