AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shkollat profesionale në Shqipëri hasin vështirësi në ‘laboratorët virtualë’

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një nxënëse gjatë një ore mësimi online përmes platformave të vëna në dispozicion për klasat virtuale nga Ministria e Arsimit.
Foto: LSA

Një sondazh i kryer nga projekti “Aftësi për Punë” tregon se mësimi online për shkollat profesionale nuk po shkon fjollë –ndërsa mësuesit ankohen për mungesën e materialeve dixhitale dhe nxënësit për vështirësitë në kuptimin e mësimeve si dhe për kryerjen e orëve të praktikës.

Një nxënëse gjatë një ore mësimi online përmes platformave të vëna në dispozicion për klasat virtuale nga Ministria e Arsimit.
Foto: LSA

Prej 9 marsit, shkollat dhe universitetet janë mbyllur si pasojë e epidemisë së COVID-19 dhe mësimi online ka fituar popullaritet si asnjëherë më parë në Shqipëri. Megjithatë, jo gjithçka po shkon fjollë, ndërsa mësuesit dhe studentët e arsimit profesional në Shqipëri  duket se e kanë më të vështirë se të tjerët për t’u përshtatur.

Një sondazh i kryer në fund të marsit nga projekti “Aftësi për Punë” i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim tregon se si mësuesit, ashtu edhe nxënësit e shkollave profesionale po përballen me probleme dhe sfida të shumta.

Sondazhi përfshin 297 mësues dhe 2176 nxënës nga dhjetë shkollat e arsimit dhe formimit profesional –të cilët ndonëse nuk shohin zgjidhje tjetër në kushtet e mbylljes së shkollave, ankohen për mungesën e pajisjeve dixhitale dhe për vështirësi në kurset praktike.

Të dhënat e sondazhit tregojnë se rreth 54% e mësuesve ankohen për mungesën e materialeve dixhitale, 27% për internetin dhe 22% për mungesën e pajisjeve elektronike dhe infrastrukturën e përshtatshme fizike.

Në anën tjetër, 42% e nxënësve thonë se po përballen me vështirësi në të kuptuarin e shpjegimit të mësuesve si dhe me probleme të përqendrimit, ndërsa e ndjekin mësimin nga celulari.

“Jam duke i ndjekur të gjitha leksionet, por nuk e kuptoj mësimin aq kollaj siç e kuptoj në klasë, kjo është vështirësia ime,” tha Aldi Habili, nxënës i degës së Kulinarisë në një nga shkollat profesionale të Tiranës.

“Profesori i përgatit gatimet në shkollë duke e kapur me video procesin, dhe ne e ndjekim nëpërmjet videos. Kulinaria mësohet me praktikë, prandaj dhe nëpërmjet mësimit online nuk e kap dot totalisht,” shton ai.

Të mbyllur prej më shumë se një muaji në shtëpi, mësuesit dhe nxënësit e kanë të paqartë se kur do të kthehen në auditore. Të njëjtën paqartësi ndan edhe Ministria e Arsimit, e cila po shqyrton mundësinë e shtyrjes së përfundimit në vitit shkollor.

Sondazhi i projektit “Aftësi për Punë” tregon se pjesa më e madhe e mësimit në kushtet e shtëpisë zhvillohet nëpërmjet aplikacionit WhatsApp. Megjithatë, platforma më profesionale kanë filluar tashmë të përdoren nga shkollat profesionale, të tilla si “MësoVet”, “Google Classroom” apo “Zoom”.

Jona Xhufi nga projekti “Aftësi për Punë” i tha BIRN se në këto kushte, shkollat janë udhëzuar që të rishikojnë programet e tyre, duke përdorur simulatorë të ndryshëm apo programe kompjuterike dhe platforma profesionale të mësimit online.

Platforma “MësoVet” ku gjenden leksionet virtuale për nxënësit e shkollave të përgjithshme dhe profesionale.

“Shkollat janë udhëzuar të rishikojnë programin për të zhvilluar edhe praktikat profesionale në kushtet e izolimit. Mësuesit apo instruktorët ndajnë materiale udhëzuese si manuale apo video që shpjegojnë proceset e punës,” tha Xhufi për BIRN.

Megjithatë, eficenca e praktikës ndryshon nga njëra degë në tjetrën. Ndërsa studentët e elektronikës i thanë BIRN se po aplikojnë laboratorët virtualë, ata të kulinarisë e kanë më të vështirë të përshtaten me praktikën online.

“Në procesin e shpjegimit online nuk kam vështirësi, sepse materialet janë interaktive dhe praktikën e elektronikës po mundohemi t’a zëvendësojmë në laboratorët virtualë të programeve elektronike,” tha Eljando Matoshi, student i Elektronikës në një prej shkollave të arsimit profesional në Tiranë.

“Por vështirësia qëndron te përqendrimi në ambientet e shtëpisë,” shtoi ai.

Pedagogu Alban Veliu nga “Albanian Chef Academy” thotë se teoria dhe videot nuk mund të sigurojnë efikasitetin e duhur në profesione të caktuara.

“Mësimi online nuk e zëvendëson dot dinamikën e profesionit të kuzhinierit,” tha Veliu për BIRN.  “Çdo recetë e dhënë në mënyrë virtuale do të ripërsëritet sërish kur situata t’i rikthehet normalitetit,” shtoi ai.

Profile të tjera, të cilat po hasin vështirësi me mësimin online janë edhe degët e Teknologjisë Ushqimore, Shërbime Sociale dhe Shëndetesore, Elektroteknika apo Mekanika. Ndërkohë, një pjesë e madhe e nxënësve raportojnë vështirësitë në përqendrim në kushtet e shtëpisë.

“Një pjesë e madhe e nxënësve nuk janë prezent në mësimet online, edhe pse ata qëndrojnë në shtëpi, tha Eljando Matoshi për BIRN.

Projekti “Aftësi për punë” është duke organizuar vazhdimisht grupe pune me mësues  për përditësimin e platformave me materiale mësimore sa më interesante për të mbajtur gjallë kuriozitetin e nxënësve. Megjithatë, problem më vete është edhe mungesa e aftësive dixhitale të mësuesve –të cilët po trajnohen gjithashtu përmes video-konferencave.

“MësoVet mundëson organizimin e materialeve në mënyrë tërheqëse për nxënësit duke përdorur parimin e mësimit përmes lojës. Po përdoren maksimalisht materiale vizuale dhe interaktive, me qëllim që të tërheqin vëmendjen e nxënësve,” tha Jona Xhufi nga projekti “Aftësi për Punë”.

Megjithatë, pedagogu Alban Veliu thotë se distanca e ka vështirësuar edhe procesin e vlerësimit të detyrave për studentët e tij.

“Profesorët nuk i monitorojnë dot nga afër nxënësit, nuk i provojnë dot pjatat e tyre dhe rrjedhimisht nuk e vlerësojnë dot performancën e tyre në gatim,” tha Veliu.

Etiketa: BIRNCOVIDCOVID-19GoogleMinistria e ArsimitPiSPunëSHshqipShqipërisondazhstudentTiranëvideozhvillim
Tjetri
Autoritarizmi viral

Autoritarizmi viral

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.