AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia e Veriut e para në rajon me një aplikacion për gjurmimin e COVID-19

Bojan StojkovskingaBojan Stojkovski
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thonë se ata do të shfrytëzojnë “të gjitha mjetet dhe mundësitë” për të luftuar përhapjen e koronavirusit në vend.

Foto ilustruese: Pixabay.

Maqedonia e Veriut është bërë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që prezantoi një aplikacion për gjurmimin e kontakteve për të trajtuar përhapjen e COVID-19, me qeverinë që vazhdon të theksojë se të dhënat e përdoruesve do të mbrohen.

StopKorona! Doli më 13 prill si një aplikacion smartphone që paralajmëron përdoruesit nëse ata kanë rënë në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv për koronavirusin e ri, bazuar në distancën midis pajisjeve të tyre mobile.

Aplikacioni, i shkarkuar më shumë se 5,000 herë vetëm ditën e parë, u zhvillua dhe iu dhurua autoriteteve maqedonase nga kompania Nextsense me bazë në Shkup.

Shtetet po kërkojnë gjithnjë e më shumë zgjidhjet digjitale për të kontrolluar përhapjen e COVID-19 ndërsa përpiqen të hapin ekonomitë e tyre duke kufizuar barrën për shërbimet e tyre shëndetësore. Megjithatë, Bashkimi Europian dhe fushatat e mbrojtjes së të dhënave kanë shprehur shqetësim për kërcënimin që një teknologji e tillë përbën për privatësin individuale.

Ndërsa prezantonte aplikacionin, ministri i shëndetësisë Venko Filipce tha se Maqedonia e Veriut po kërkon të përdorë “të gjitha mjetet dhe mundësitë” për të luftuar një sëmundje që, nga 15 prilli, kishte vrarë 44 persona.

Ministri i Shoqërisë së Informacionit Damjan Manchevski tha se të gjitha të dhënat do të ruheshin në mënyrë të sigurt.

“Këto të dhëna regjistrohen në një server të sigurt të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Manchevski gjatë prezantimit të aplikacionit. “Dhe asnjë përdorues tjetër nuk ka qasje në numrat telefonikë dhe nuk ruhet ndonjë e dhënë që ka lidhje me pronarin e numrit telefonik.”

Nëse një person teston pozitiv për COVID-19, ata mund “të paraqesin vullnetarisht” të dhënat e tyre në Ministrinë e Shëndetësisë, tha Manchevski, duke i mundësuar aplikacionit të paralajmërojë përdoruesit e tjerë nëse ata bien në kontakt me atë person.

Vazhdojnë shqetësimet për privatësinë e të dhënave

Ministri i shëndetësisë i Maqedonisë Venko Filipce. Foto: gov.mk

Kina, Singapori, Izraeli dhe Rusia janë ndër një një sërë vendesh që kanë zhvilluar aplikacionet e tyre për gjurmimin e koronavirusit, kryesisht duke përdorur Bluetooth, GPS, gjurmimin e vendndodhjes së celularit dhe kodet QR. Aplikacioni i qeverisë kineze i kodon qytetarët me ngjyra sipas nivelit të rrezikut që ata paraqesin.

Megjithatë, teknologjia ka alarmuar aktivistët për mbrojtjen e të dhënave dhe organizatat e të drejtave të njeriut për kërcënimin që oaraqet mbikëqyrja msive dhe lehtësimi i ligjeve për mbrojtjen e të dhënave.

Drejtori i Nextsense, Vasko Kronevski, megjithatë, tha se aplikacioni StopKorona i firmës së tij i përmbahet të gjitha kërkesave ligjore.

“Ky është një aplikacion mobil i krijuar duke ndjekur praktikat më të mira në të gjithë botën në trajtimin e koronavirusit”, tha ai. “ai garanton mbrojtjen e plotë të privatësisë së përdoruesve.”

“Suksesi do të varet nga përdorimi masiv i aplikacionit. Është e rëndësishme të theksohet se kemi shfrytëzuar përvoja globale nga vende të ndryshme.”

Një nga këta shembuj është aplikacioni TraceTogether i Singaporit, i cili ndihmoi vendin aziatik të frenonte me sukses përhapjen e COVID-19 brenda kufijve të tij, ndërkohë që, ndryshe nga shumica e vendeve të tjera, duke mbajtur bizneset dhe shkollat ​​e hapura.

Sipas ekspertëve të privatësisë së të dhënave, modeli i decentralizuar i aplikacionit të Maqedonisë së Veriut garanton se të dhënat do të ruhen në ato pajisje që e kanë aplikacionin vetëm në rast se ata ia dërgojnë këto të dhëna vullnetarisht ministrisë.

“Pjesa kryesore është se qytetari mban kontroll të plotë mbi të dhënat e tij deri në momentin që ata vendosin t’ia dërgojnë ato ministrisë pasi diagnostikohen”, tha Danilo Krivokapic, drejtor i SHARE Foundation me bazë në Serbi.

“Për më tepër, të gjitha të dhënat e ruajtura në telefon fshihen pas 14 ditësh”, tha ai PËR BIRN. “Në këtë kontekst, aplikacioni është në përputhje me legjislacionin që mbulon Mbrojtjen e të Dhënave.”

Krivokapic theksoi se pasi të dhënat ndahen me autoritetet, ministria dhe të gjithë përdoruesit e të dhënave janë të detyruar të respektojnë kuadrin ligjor në lidhje me privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave.

Vendet e BE-së më entuziastë për zgjidhjet digjitale

Foto e aplikacionit StopCorona! në Maqedoninë e Veriut.

Franca dhe Gjermania raportohet se po punojnë për aplikacione të ngjashme për gjurmimin e kontakteve, ndërsa Polonia ka bërë progresin më të madh brenda BE-së.

Autoritetet polake kanë prezantuar tashmë një aplikacion smartphone për ata që janë në karantinë dhe tani po punojnë për një tjetër, të ngjashëm me StopKorona!

Aplikacioni i parë ishte i detyrueshëm për njerëzit në karantinë, që do të thotë se ata duhej të ngarkonin foto selfie në mënyrë që autoritetet të mund të ndiqnin vendndodhjen e tyre të saktë.

Sipas Krzysztof Izdebski, drejtor politikash në ePanstëo Foundation, një OJQ me bazë në Poloni që promovon transparencë dhe të dhëna të hapura, pandemia e koronavirusit tashmë ka paraqitur kërcënime të mëdha për privatësinë, me qeveritë që shfrytëzojnë teknologji të krijuara kryesisht për mbikëqyrjen e qytetarëve të tyre.

Me aplikacionin e dytë, ProteGO, autoritetet kanë publikuar kodin burimor të aplikacionit në internet, për të marrë vlerësime dhe mendime nga ekspertë IT para se ta vënë në zbatim atë.

Pra, ProteGO, tha Izdebski, është një shembull i një aplikacioni që po përpiqet të përmbushë kërkesat e privatësisë.

“Të dhënat ruhen në celularët personalë deri në dy javë dhe vetëm nëse përdoruesi është i sëmurë dhe pajtohet të ndajë të dhënat me autoritetet përkatëse, ato dërgohen në server – pa informacione mbi vendndodhjen”,  tha Izdebski për BIRN.

Dhe ndërkohë që zgjidhje digjitale si këto mund të sjellin vërtet ndryshime porsa i takon frenimit të përhapjes së virusit, ekspertët vërejnë se suksesi ende varet nga sa njerëz janë të gatshëm t’i përdorin ato.

“Që zgjidhja teknike të ketë disa rezultate, një numër i konsiderueshëm qytetarësh duhet t’i përdorin këto aplikacione dhe duhet të vendosin të ndajnë të dhënat e tyre në rast se diagnostikohen”, tha Krivokapic i SHARE Foundation. “Në këtë mënyrë, aplikacioni mund t’i shërbejë qëllimit të tij.”

Etiketa: aktivistAktivistëBashkimi EuropianBEBIRNCOVIDCOVID-19FrancaGjermaniaIzraeliKinaMaqedoniaMaqedonia e VeriutpandemiaParaPoloniPoloniarajonRusiaSerbiSHShkupteknologjiVenko Filipce
Tjetri
Qeveritë e Ballkanit përpiqen të mbrohen kundër COVID-19

Fajësimi i Kinës është një shpërqendrim i rrezikshëm

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.