AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Fajësimi i Kinës është një shpërqendrim i rrezikshëm

Jim O NeillngaJim O Neill
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Askush nuk e mohon që përpjekja fillestare e zyrtarëve kinezë për të mbuluar shpërthimin e koronavirusit në Wuhan në fund të vitit të kaluar ishte një vendim tepër i gabuar. Por kushdo që vazhdon të përqendrohet ende te gabimet e Kinës në vend që të punojë për gjetjen e një zgjidhjeje, në thelb po bën të njëjtin gabim.

Foto ilustruese: Pixabay.

Ndërkohë që kriza COVID-19 vazhdon të përkeqësohet, e njëjta gjë ndodh edhe me debatet për rolin e Kinës në të. Bazuar në atë që dihet, është e qartë se disa zyrtarë kinezë bënë një gabim të madh në fund të dhjetorit dhe në fillim të janarit, kur u përpoqën të fshihnin lajmet për shpërthimin e koronavirusit në Wuhan, madje duke heshtur punonjësit e kujdesit shëndetësor që u përpoqën të lajmëronin për këtë. Liderët e Kinës do të duhet të jetojnë me këto gabime, edhe nëse ata arrijnë të zgjidhin krizën dhe të marrin masa të përshtatshme për të parandaluar një shpërthim të ardhshëm.

Ajo që është më pak e qartë është pse vendet e tjera mendojnë se është në interesin e tyre të vazhdojnë t’i referohen gabimeve fillestare të Kinës, sesa të punojnë drejt zgjidhjeve. Për shumë qeveri, përmendja dhe fajësimi i Kinës duket se është një marifet për të larguar vëmendjen nga mungesa e gatishmërisë nga ana e tyre. Po aq shqetësuese janë edhe kritikat ndaj Organizatës Botërore të Shëndetit, sidomos nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili e ka sulmuar organizatën për dështimin nga ana e saj për mbajtjen përgjegjëse të qeverisë kineze për pandeminë. Në një kohë kur përparësia kryesore globale duhet të jetë organizimi i një përgjigje të gjithanshme dhe të koordinuar ndaj krizës shëndetësore dhe ekonomike që ka shkaktuar koronavirusi, kjo lojë faji nuk është vetëm e padobishme, por e rrezikshme.

Në nivel global dhe në nivel vendor, ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të përshpejtuar zhvillimin e një vaksine të sigurt dhe efektive, ndërsa ndërkohë forcojmë përpjekjet kolektive për të vënë në punë mjetet diagnostikuese dhe terapeutike të nevojshme për të mbajtur nën kontroll krizën shëndetësore. Duke pasur parasysh se nuk ka asnjë organizatë tjetër globale shëndetësore me aftësinë për të përballuar pandeminë, OBSH-ja do të mbetet në qendër të përgjigjes, pavarësisht nëse e duan udhëheqës të caktuar politikë.

Duke qenë se jam marrë me OBSH-në në një shkallë modeste gjatë kohës time si kryetar i Rishikimit mbi Rezistencën Antimikrobike (AMR) në Mbretërinë e Bashkuar, mund të them se ajo është e ngjashme me shumicën e organizatave ndërkombëtare të mëdha dhe burokratike. Ashtu si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara, ajo nuk është dinamike apo e prirur të mendojë në mënyrë kreative. Por në vend që të kritikojmë këto organizata, ne duhet të punojmë për t’i përmirësuar ato. Në krizën aktuale, ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të ndihmuar si OBSH-në, ashtu edhe FMN-në që të luajnë një rol efektiv dhe drejtues në reagimin global.

Siç kam argumentuar edhe më parë, FMN-ja duhet ta zgjerojë fushën e vlerësimeve të Nenit IV për të përfshirë sistemet kombëtare të shëndetit publik, duke pasur parasysh se këto janë përcaktues kritik në aftësinë e një vendi për të parandaluar ose për të paktën për të menaxhuar një krizë si ajo që po përjetojmë aktualisht. Unë madje e kam ngritur këtë ide me zyrtarët e FMN-së, por më kanë thënë se raportime të tilla bien jashtë kompetencave të tyre, sepse atyre u mungon ekspertiza përkatëse.

Kjo përgjigje nuk ishte mjaftueshëm e mirë atëherë dhe përfundimisht nuk është mjaftueshëm e mirë tani. Nëse FMN-së i mungon ekspertiza për të vlerësuar sistemet e shëndetit publik, ajo duhet ta fitojë atë. Ndërsa kriza COVID-19 e bën tepër të qartë, midis shëndetit dhe financës nuk mund të bëhet asnjë dallim i dobishëm. Këto dy fusha janë thellësisht të ndërlidhura dhe duhet të trajtohen si të tilla.

Kur mendojmë për një përgjigje ndërkombëtare ndaj urgjencës shëndetësore dhe ekonomike të ditëve të sotme, analogji e dukshme është me krizën financiare globale të vitit 2008. Të gjithë e dinë se kriza filloi me një flluskë të paqëndrueshme, e cila kur më në fund plasi, shumë vende të tjera u dëmtuan më shumë sesa SHBA-ja, ashtu si pandemia COVID-19 ka goditur disa vende më rëndë sesa goditi Kinën.

E megjithatë, jo shumë vende të botës u përpoqën të veçonin SHBA-në për ta fajësuar për këtë krizë, edhe pse plagët nga ajo krizë e mëparshme janë ende të dukshme. Përkundrazi, shumë e mirëpritën rikthimin e ekonomisë amerikane në rritje të qëndrueshme vitet e fundit, sepse një ekonomi e fortë amerikane është në dobi të pjesës tjetër të botës.

Pra, në vend që të zbatojmë një standard të dyfishtë dhe të fiksohemi pas gabimeve të mëdha që bëri Kina, do të bënim më mirë të merrnim në konsideratë atë që mund të na mësojë Kina. Në mënyrë specifike, ne duhet të përqendrohemi të kuptojmë më mirë teknologjitë dhe teknikat diagnostikuese që Kina përdori për të mbajtur numrin e saj të vdekjeve shumë më të ulët në krahasim me vendet e tjera dhe për të rifilluar pjesë të ekonomisë së saj brenda pak javëve nga kulmi i shpërthimit të virusit.

Dhe, për të mirën tonë, duhet të marrim gjithashtu në konsideratë se çfarë politikash ndërmori Kina për ta vendosur veten përsëri në një rrugë drejt rritjes vjetore prej 6%, sepse ekonomia kineze, në mënyrë të pashmangshme, do të luajë një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen globale. Nëse modeli i rritjes së ekonomisë së Kinës pas pandemisë përmirëson përpjekjet e saj të viteve të fundit për të rritur konsumin e brendshëm dhe importet nga pjesa tjetër e botës, të gjithë do të jemi më mirë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Blaming China Is a Dangerous Distraction

Etiketa: COVIDCOVID-19Donald TrumpekonomiEkonomiaFMNFushaImportetKinaKombet e BashkuaraKrizakryetarMasaOBSHpaktpandemiaProject SyndicateSHSHBAshpërthimTrumpVendimWuhan
Tjetri
Milano nën karantinë: kryeqyteti financiar i Italisë i zbrazur nga COVID-19

Qytetet post-pandemike

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.