AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Qeveria ul pagesat e katër koncesioneve kontroverse për të përballuar krizën

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke mbrojtur në Kuvend ligjet për kontrollin e medias online. Foto: Malton Dibra/ LSA

Publikisht kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur sugjerimin se disa nga koncesionet më kontroverse të qeverisë së tij dhe të qeverisë paraardhëse, do të duhet të anulohen për të kursyer diçka në kushtet kur vendi përballet me një godite të dyfishtë ekonomike. Jopublikisht, katër nga këto kontrata do të humbasin pjesërisht financimin së paku për këtë vit.

Kryeministri Edi Rama në Kuvend më 21 Janar 2020. Foto: Malton Dibra/ LSA

Qeveria shqiptare ka planifikuar të mos zbatojë ose të mos paguajë pjesërisht faturat e këtij viti të pesë nga lista e gjatë e koncesioneve kontroverse të dhëna gjatë viteve të fundit për të siguruar paratë për të paguar ndihmë ekonomike për ushtrinë e të papunëve të krijuar nga paralizimi ekonomik i pandemisë së koronavirusit të ri. Lajmi bëhet i ditur nga relacioni zyrtar që shoqëron një akt normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit për këtë vit.

Në total, qeveria ka ndër mend të mos paguajë 3.5 miliardë lekë nga fatura prej 14.6 miliardë lekësh e 14 kontratave koncesionare të cilat janë dhënë në shumicën dërrmuese nga qeveria “Rama” ndërsa në dy raste nga qeveria “Berisha”. Nga të 14 kontratat, njëra duket se nuk do të vihet në zbatim këtë vit ndërsa të tjerat do të marrin një financim më të ulët se sa ishte parashikuar në fillim të vitit.

Një kontratë e pestë është pezulluar veçmas më parë ndërsa nëntë kontratat e tjera me një kosto totale prej afro 10 miliardë lekësh, nuk preken nga ndryshimi i buxhetit.

Ndryshimi i buxhetit po bëhet me qëllim që qeveria të anulojë shpenzime apo të rialokojë para nga disa projekte te i ashtuquajturi Fondi Social kundër COVID-19, për të shpërndarë rreth 40 mijë lekë për secilin nga 176 mijë shqiptarët që kanë një biznes të vogël të mbyllur nga kriza ose kanë humbur vendin e punës si pasojë e paralizës.

Projekti i prezantuar fillimisht nga Edi Rama më 13 prill, erdhi pas disa javësh thirrje publike nga segmente të ndryshme të popullsisë për të mbështetur ekonominë me borxh publik, me qëllim që të shpëtoher aq sa të jetë e mundur nga aktiviteti ekonomik privat që është paralizuar që nga 12 Marsi për shkak të pandemisë.

Rama, i cili njihet në veçanti për një numër të lartë kontratash kontroverse të partneritetit publik-privat, është sulmuar nga opozita apo është kritikuar nga ekspertë të ndryshëm për këto kontrata por presioni erdhi në rritje në veçanti pas tërmetit të 26 Nëntorit, i cili shkaktoi rreth 1 miliardë euro dëme, kryesisht në Tiranë dhe Durrës. Opozita i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur të anulojë kontratat koncesionare për të siguruar fonde për rindërtimin apo për të përballuar pandeminë, por Rama ka këmbëngulur që këto kontrata nuk duhet të anulohen. Dhe ndërsa publikisht ai vijon të këmbëngulë te plani i koncesioneve, duket se pa shumë zhurmë, paratë për të financuar skemën e ndihmës sociale për të papunët e COVID-19 mbështetet pikërisht te anulimi i pagesave të këtyre koncesioneve.

Në relacionin shoqërues të aktit normativ për ndryshimin e buxhetit, bëhet e ditur se të 7 miliardë lekët e alokuar për  176 mijë shqiptarë të goditur nga kriza do të vijnë në masën dërrmuese nga mosshlyerja e faturave të koncesioneve. Relacioni bën të ditur se koncesionet e Rapiscan, ai i ndërtimit të shkollave në Tiranë, ai i Rrugës së Arbrit dhe incineratorët e Fierit dhe Elbasanit do të jenë kontribuuesit kryesorë të paketës, ndërsa para të tjera do të vijnë nga kursimet e shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes dhe kursimet nga fondi i pagave.

Kështu, koncesioni Rapiscan, i cili u dha fillimisht nga qeveria “Berisha” në vitin 2013 dhe u ndryshua si kontratë nga qeveria “Rama” nuk do të marrë këtë vit 700 milionë lekë nga kontrata e saj vjetore. Kjo nuk përbën anulim të kontratës, e cila për këtë vit, pritej t’i kushtonte shqiptarëve 1.5 miliardë dollarë për shërbimin e skanimit të konteinerëve në disa pika kufitare. Thjeshtë që kompania do të marrë këtë vit 800 milionë dhe jo 1.5 miliardë. Koncesioni i Rapiscan është tipik si një histori e mbushur me dyshime, ku dyshimi më i madh lidhet me shitjen e 49% të aksioneve të kësaj kompanie për 450 lekë në 16 Shtator 2013, pak ditë pasi një qeveri e re që pati kërcënuar anulimin e koncesioneve “të Berishës”, mori pushtetin në Tiranë.

Koncesioni i dytë ku qeveria do të kursejë para këtë vit është ai i Rrugës së Arbrit. Pjesë e një pakete koncesionesh që është prezantuar nga Rama si “Projekti One Billion”, koncesioni parashikon pagesën e afro 4 miliardë lekëve këtë vit për një total prej 40 miliardë lekësh deri në vitin 2031 në shkëmbim të ndërtimit të një rruge që do të lidhë Tiranën me qytetin e Dibrës. Sipas kontratës, rruga pritet të përfundojë në vitin 2022 ndërsa qeveria deklaroi fillimisht se ajo mund të përfundojë më herët.

Koncesioni i tretë që nuk do të paguhet këtë vit është ai i ndërtimit të disa shkollave në Tiranë, për të cilat banorët dhe bizneset e Tiranës kanë paguar tashmë prej vitesh një taksë ekstraligjore e imponuar pa një ligj parlamentar nga ana e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Kontrata pritej të fillonte këtë vit me një kosto totale prej 1 miliardë lekësh, të cilat u rialokuan të gjitha te fondi social COVID-19.

Relacioni zbulon se qeveria ka në plan të ulë pagesat edhe për dy koncesione të tjera, incineratori i Elbasanit, i cili u akordua në vitin 2014 pa një garë duke shpallur një gjendje emergjence mjedisore, si dhe incineratori i Fierit, i cili u akordua me propozim të pakërkuar për një kompani shqiptare. Këtyre dy projekteve qeveria ka ndër mend të mos i paguajë 800 milionë lekë, nga 1.4 miliardë që ishte plani për t’i dhënë kompanive këtë vit. Në total, të katër koncesioneve do t’u hiqen rreth 3.5 miliardë lekë, të cilat janë të mjaftueshme për të mbuluar gjysmën e 7 miliardë lekëve të fondit social, që do të përfitohet nga 176 mijë shqiptarë.

Veçmas këtyre koncesioneve, muajin e kaluar u njoftua se një koncesion tjetër i debatuar, ai i kontrollit shëndetësor bazë, pezullohet për disa muaj.

Në total, qeveria “Rama” në buxhetin e këtij viti kishte në plan të shpenzonte 14.6 miliardë lekë për kontratat koncesionare të veta dhe të qeverisë paraardhëse ndërsa me aktin normativ po i heq këtyre kontratave 3.5 miliardë lekë ose afro 24% për të krijuar fondin social anti-CODIV-19.

Kontratat koncesionare janë parë edhe si instrumente të krijimit të pabarazive ekstreme në shoqërinë shqiptare. Ulja e pagesave për disa nga këto koncesione për të krijuar fond social dukshëm i tregon këto pabarazi. Ajo çfarë afro 88 mijë biznese të vogla dhe të papunë do të marin një herë në jetë për pezullimin disamujor të aktivitetit të tyre normal, përbëjnë në total vetëm 25% të asaj që 14 kontrata koncesionare përfitojnë çdo vit.

Etiketa: 21 janaranulimBanorëborxh publikCOVIDCOVID-19DibraDurrësEdi RamaEurofinancimFondeIncineratorIncineratori i ElbasanitKoncesionKoncesionetKoncesioniKontrata koncesionarekostoKrizaKryeministri Edi RamaKuvendLigjMASOpozitaParaPunëQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshpenzimeshqiptareshtatorTiranë
Tjetri
Kurbini dhe Kruja bëhen vatrat e nxehta të COVID-19

Kurbini dhe Kruja bëhen vatrat e nxehta të COVID-19

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.