AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Pse e përbuzën mediat serbe një mesazh paqeje nga Srebrenica

Marija RisticSofija TorodovicngaMarija RisticdheSofija Torodovic
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një vajtuese në memorialin e Srebrenicës. Foto: Beta

Kur Qendra Përkujtimore Srebrenicë bëri homazhe për serbët, romët, hebrenjtë dhe viktimat e tjera të kohës së Luftës së Dytë Botërore, disa media serbe vepruan shpejt duke e akuzuar atë se në fakt po tregohej anti-serbe.

Një vajtuese në memorialin e Srebrenicës. Foto: Beta

Në vitin në të cilin do të shënohet 25 vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, Qendra Përkujtimore Srebrenicë, e cila punon për të ruajtur kujtesën e viktimave kryesisht boshnjake të masakrave të vitit 1995, bëri ​​një deklaratë në nder të viktimave të një lufte tjetër në një vend tjetër në ish-Jugosllavi.

Në deklaratën për përkujtimin e të vrarëve në kampin e përqendrimit të Jasenovacit në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila u botua të mërkurën, Qendra Përkujtimore Srebrenicë tha se do t’i ketë gjithmonë në konsideratë viktimat e pafajshme që vdiqën në Jasenovac ose në vende të tjera.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, rreth 83,000 serbë, romë, hebrenj dhe antifashistë u vranë në Jasenovac nga lëvizja kroate ustashe.

Mesazhi i Qendrës Përkujtimore Srebrenicë në nder të viktimave të grupeve të tjera etnike ishte një shfaqje e pazakontë e solidaritetit në një rajon ku përçarjet etnike, mohimi i krimeve të luftës dhe revizionizmi historik janë të zakonshme.

Për të kuptuar se sa e rëndësishme ishte kjo, duhet të dini se Qendra Përkujtimore Srebrenicë operon në një mjedis shumë armiqësor në entitetin me shumicë serbe të Bosnjës, Republika Srpska, ku mohimi i gjenocidit të Srebrenicës është i përhapur, kriminelët e dyshuar të luftës jetojnë të lirë dhe ka pak mbështetje shtetërore për kërkimin e së vërtetës dhe hulumtimin e krimeve të luftës.

Shumica e njerëzve që jetojnë pranë Qendrës Përkujtimore ose në qytete aty pranë dinë për krimet në Jasenovac dhe krime të tjera të kryera kundër serbëve, por nuk e pranojnë që masakrat e Srebrenicës në korrik 1995, kur forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8,000 boshnjakë, ishin gjenocid.

Duke pranuar vuajtjet e të tjerëve – një koncept thuajse i panjohur në ish-Jugosllavi – Qendra Përkujtimore Srebrenicë dëshironte të tregonte se mund të kishte një mënyrë tjetër të jetuari: krah për krah, së bashku në paqe.

Dikush mund të ketë menduar se kjo do të ishte mirëpritur nga serbët në Republikën Srpska dhe Serbinë fqinje.

Por shumë media në gjuhën serbe thjesht e shpërfillën atë, ndërsa disa të tjera, ai agjencia e lajmeve Tanjug dhe B92, vendosën ta portretizojnë atë si një përpjekje për të “barazuar viktimat” gjë që dëmtonte vuajtjet e serbëve në Luftën e Dytë Botërore. Mesazhi i dhembshurisë për vuajtjet e të tjerëve u interpretua në mënyrë të gabuar si përçarës dhe ofendues.

Propagandë, gënjeshtra dhe urrejtje

Karaxhiçi u shfaq në televizion duke u hequr si shërues shpirtëror gjatë kohës që ishte në arrati.

Mediat kryesore në Serbi luajnë një rol të madh në formësimin e opinionit publik dhe zakonisht pasqyrojnë narrativën mbizotëruese të klasës qeverisëse, duke forcuar përçarjet, nxitur konfliktet e brendshme dhe të jashtme dhe duke u përpjekur të ndërtojnë kohezion kombëtar me histori të vuajtjeve dhe viktimizimit të popullit serb.

Pavarësisht të tranzicionit të vendit në gjysmë-demokraci, shumica e mediave serbe nuk kanë hequr dorë nga roli që ato kishin gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, kur vepruan si një makinë propagande për presidentin Sllobodan Millosheviç, përhapën informacione të rreme dhe nxitën urrejtje.

Sot ato nuk raportojnë nga fushat e betejës, por i shpikin ato në titujt e gazetave dhe në faqet e internetit. Ato sajojnë histori lufte në kohë paqeje, nxisin frikë dhe i paraqesin të tjerët si kërcënime, i etiketojnë ata që mendojnë në mënyrë kritike si tradhtarë dhe spiunë dhe shpifin për ata që përpiqen të ndryshojnë status quo-në.

Gjykatat ndërkombëtare dhe vendore në shtetet ish-Jugosllave kanë dënuar 45 persona me një total prej më shumë se 700 vitesh burg, plus katër dënime me burgim të përjetshëm për vrasjen në Srebrenicë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur gjithashtu që masakrat përbënin gjenocid.

Por kjo nuk ka rezonuar kurrë në shoqërinë serbe. Ata që e quajnë Srebrenicën gjenocid në Serbi përballen me dënime dhe padi.

Elita në pushtet dhe shumica e serbëve e pranojnë se vrasjet ishin një krim, por besojnë se nuk kishte aq viktima sa kanë përcaktuar gjykatat, ndërkohë që mohojnë që Serbia të ketë pasur rol në mbështetje të regjimit serb të Bosnjës që ishte përgjegjës për masakrat.

Gjykatat serbe do të gjykojnë vetëm të dyshuarit e Srebrenicës për krime lufte dhe jo për gjenocid, ndërkohë që legjislacioni serb e ndalon mohimin e gjenocidit, por vetëm nëse gjenocidi është përcaktuar si i tillë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare – e cila nuk ka vendosur mbi Srebrenicën.

Ndërkohë në lagjen Zemun të Beogradit, mund të hani ende petulla me emrin Radovan Karaxhiç dhe mund të dëgjoni një të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të quajtur Vujadin Popoviç të mbajë leksione nëpër vente të ndryshme në kryeqytetin serb.

Raportimi i deklaratës së Qendrës Përkujtimore Srebrenicë tregon se hapësira për të vërtetën në mediat serbe është e ngushtë dhe se roli i mediave në pajtim pothuajse nuk ekziston.

Është e vështirë të presësh që mediat tepër të kontrolluara në Serbi të ndryshojnë brenda natës dhe të bëhen lajmëtare të paqes, por kjo nuk duhet të na pengojë të kërkojmë raportime me fakte dhe etikë.

Qendra Përkujtimore Srebrenicë bëri një hap të rëndësishëm drejt pajtimit që mund të frymëzojë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, por për sa kohë njerëzit vazhdojnë të mos hapin sytë para narrativave përçarëse dhe armiqësore të mediave, mbetet i vështirë trajtimi i dehumanizimit të “tjetrit” dhe krijimi i një mjedisi për një bashkëjetesë pa frikë.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: BIRNBurgdemokracigjenocidGjykatahebrenjish-JugosllaviJasenovacJugosllaviKrimKrimekrime lufteKroaciLuftembështetjeMediamediat serbeMjedisMjedisipadipaqeParapropaganderajonRepublika SrpskaromromëSerbiSerbiaSHSrebrenicaTanjugviktima
Tjetri
Policia arreston ish-zyrtarin e Kadastrës në kërkim për tërmetin

Policia arreston ish-zyrtarin e Kadastrës në kërkim për tërmetin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.