AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Policia arreston ish-zyrtarin e Kadastrës në kërkim për tërmetin

Geri EmiringaGeri Emiri
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës, duke kontrolluar autorizimin e atyre pak automjeteve që qarkullojnë gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes. Foto Geri Emiri

Policia e Durrësit ndaloi paraditen e së enjtes 1 prej 8 dyshuarve të shpallur në kërkim si përgjegjës për shtatë ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit, që shkaktuan 23 viktima në qytetin e Durrësit.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës, duke kontrolluar autorizimin e atyre pak automjeteve që qarkullojnë gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes. Foto Geri Emiri

Sipas njoftimit të policisë u ndalua Aldo Dakoveli, ish-shef sektori në Kadastrën e Durrësit. Për 30-vjeçarin Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Policia njoftoi se ndalimi i tij erdhi, “në kuadër të kryerjes së veprimeve për dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara dhe të dëmtuara nga tërmeti”.

Dakoveli është i dyshuari i parë që arrihet të ndalohet 6 muaj pas shpalljes në kërkim të 8 zyrtarëve publik dhe ndërtuesve. Në fillim të muajit prill u vetëdorëzua ish-kreu i ALUIZN-it Durrës, Flamur Gjuzi, i dyshuar për “Shpërdorim Detyre”. Ndaj Gjuzit Gjykata e Durrësit – në kuadër të situatës së krijuar nga COVID-19 për shpopullimin e burgjeve, vendosi si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi, nga arrest me burg që kërkoi prokuroria, ndërsa Apeli i Durrësit e ndryshoi masën në detyrim paraqitje.

Ndër të tjera Aldo Dakoveli dyshohet nga Prokuroria për firmosjen e lejes së legalizimit për Hotel Mira Maren, ku humbën jetën 2 persona, ndërsa Gjuzi dyshohet për firmosjen e një sërë dokumentesh që sollën legalizimin e shtesës prej 26 m2 të lokalit në katin e parë të një pallati që u shemb në lagjen 6, duke zënë nën rrënoja 2 banore.

Gjykata e Durrësit në dhjetor të vitit 2019 la në burg 9 personat e arrestuar si përgjegjës për shembjen e ndërtesave që shkaktuan viktima pas tërmetit në Durrës, mbi të cilët rëndojnë akuzat për “Shpërdorim Detyre”, “Ndërtim të Paligjshëm” dhe “Vrasje me Dashje”. Gjykata e Apelit lehtësoi masat e sigurisë në “Detyrim paraqitje” për disa prej të ndaluarve.

BIRN zbuloi më herët se betoni i dobët dyshohet si shkak për disa nga viktimat e tërmetit. Prokuroria e Durrësit po shqyrton të dhënat laboratorike të materialeve të ndërtimit nga 7 ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit, për të zbuluar përgjegjësit e vdekjeve tragjike të 23 personave nën rrënojat e tyre.

BIRN mësoi nga Prokuroria Durrës se hetimi vijon megjithëse me ritme të ulëta edhe për shkak të pezullimit të punës nga situata që krijoi SARS-CoV-2. Hetimi përveç godinave që u shembën dhe sollën humbjet e jetës është orientuar edhe drejt pallateve që pësuan dëmtime të rënda nga lëkundjet sizmike të 26 nëntorit, që i morën jetën 51 personave në të gjithë vendin.

Prokuroria për disa prej të ndaluarve dhe personave të shpallur në kërkim po heton edhe për dyshimet e veprave “Vrasja me Dashje” dhe “Vrasja në Rrethana të Tjera Cilësuese”.

Gjykata e Apelit në Durrës liroi një pjesë të të ndaluarve. Për drejtorin e Kavalishencës në Durrës, Ahmet Doda, specialistin e ALUIZNI-it, Albrend Qetkën dhe arkitekten Nevjana Isufi, u ndryshua masa e sigurisë nga “Arrest me Burg” në “Detyrim Paraqitje”. Më herët një prej të ndaluarve u lirua për arsye shëndetësore, duke lënë në burg 5 nga 9 personat e ndaluar.

“Theksojmë faktin se disa prej personave, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi janë larguar jashtë shtetit menjëherë pasi ra tërmeti”, u njoftua për mediat gjatë një konference të drejtueses së Prokurorisë dhe drejtorit të Policisë së Durrësit.

Në kërkim janë ende ish-zyrtarë të Kadastrës Durrës, pronarët e një prej hoteleve që u shemb në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pronari i një prej lokaleve të ndërtuar në katin e parë të një pallati të periudhës së socializmit dhe zyrtarë të tjerë vendor.

Etiketa: ALUIZNApeliArrestArrest me burgBIRNBurgCOVIDCOVID-19detyrimDurrësGeri EmiriGjykataGjykata e ApelitGjykata e DurrësitkonferenceMASMasaPoliciaPolicia e DurrësitProkuroriaPunëSARS-CoV-2SHShpërdorim detyreviktimaVrasjavrasje
Tjetri
Shqipëria miraton ligjin special “kundër krimit” pavarësisht shqetësimeve për antikushtetutshmëri

Kryeministri pranon se ka tërhequr padinë për shpifje në Gjermani

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.