AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Vrasje dhe shpërdorim detyre; prokuroria nxjerr 17 urdhra ndalimi për viktimat e tërmetit

Geri EmiringaGeri Emiri
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Korrupsioni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i Prokurisë së Durrësit, Anita Jella, në një konferenc për shtyp me drejtuesit e policisë | Foto : Geri Emiri

Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar ndalimin e 17 personave që dyshohen se mbajnë përgjegjësi penale për shembjen e ndërtesave, duke shkaktuar dhjetra viktima në Durrës gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Kreu i Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, në një konferencë për shtyp me drejtuesit e policisë | Foto : Geri Emiri

Policia e Shtetit ka ndaluar të shtunën 9 personave dhe po punon për ekzekutimin e urdhrave të Prokurorisë për 8 të tjerë, të dyshuar si përgjegjës për ndërtim në kundërshtim me rregullat dhe shpërdorim detyre, veprime të cilat dyshohet se kanë sjellë dëmtimin e të ptaktën 4 ndërtesave gjatë tërmetit të 26 nëntorit, me pasojë humbjen e jetëve njerëzore.

Kreu i Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, deklaroi në një konferencë për shtyp të shtunën, se krahas hetimeve të kryera menjëherë pas tërmetit nga policia gjyqësore, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka hapur kryesisht procedimin penal nr. 2466.

“Ky procedim është regjistruar fillimisht për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe ndërtimit të paligjshëm dhe në këtë fazë hetimi, pas kryerjes së veprimeve hetimore intensive, të cilat kanë një natyrë shumë komplekse – bëhet fjalë për një procedim penal që ndodh për herë të parë, ka bërë të mundur nxjerrjen e urdhrave të ndalimit për 17 raste dhe po hetohet dhe në vijim,” tha Jella.

“Në këtë fazë të hetimit është çmuar se ndaj disa prej këtyre shtetasve të regjistrohet emri për veprën penale të vrasjes e krye me dashje indirekte,” nënvijëzojë Jella, duke shtuar se hetimet po vazhdojnë edhe për objektet për të cilat kanë pasur dëmtime.

Tërmeti shkatërrimtar 6.4 i shkallës Rihter i 26 nëntorit, shkaktoi 51 viktima dhe më shumë se 900 të plagosur në Durrës, Krujë, Tiranë dhe Lezhë, ndërkohë që qindra ndërtesa u dëmtuan duke u kthyer në të pabanueshme dhe mijëra vetë u lanë të pastrehë.

Mes të ndaluarave policia ka identifikuara ish-drejtorin e ALUIZNIT-të në Durrës, Arben Isaku, i cili dyshohet për shpërdorim detyre, drejtorin aktual të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, Ahmet Doda, i dyshuar gjithashtu për shpërdorim detyre dhe shefin e shërbimeve të kësaj shtëpia pushimi, Kujtim Hasa, i dyshuar për vrasje me dashje. Policia ka ndaluar gjithashtu dy zyrtarë të tjerë nga ALUIZNI dhe IKMT. Mes të ndaluarve janë dhe pronarët e hoteleve të shembur nga tërmeti, ‘Miramare’ dhe ‘Tropikal.’

Sipas policisë 8 nga të dyshuarit për të cilët është nxjerrë urdhër arresti por që nuk janë ndaluar, janë larguar nga vendi menjëherë pas tërmetit, ndërsa një prej të dyshuarave është larguar për arsyet familjare.

Lista e personave të ndaluar:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja      me      dashje”.

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera    cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës    penale  “Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Etiketa: Anita JellaDurrësEmriFalsifikimi i dokumenteveGeri EmiriGjyqHetimetIKMTPallatPiSPoliciaPolicia e ShtetitprocedimProkuroriaProkuroria e Rrethit Gjyqësor DurrësSHShpërdorim detyreviktimaVrasjavrasje
Tjetri
557746718 24844941641802576 8466110948877271204 n

Tregu i punës mbyllet në mënyrë të paligjshme për personat me aftësi të kufizuar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.