AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A po e vret COVID-19 demokracinë?

Guy VerhofstadtngaGuy Verhofstadt
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Mediat globale janë përqendruar aq shumë te pasojat shëndetësore dhe ekonomike të COVID-19 saqë nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur rreziqeve politike dhe institucionale në rritje. Në fakt, nëse nuk tregohemi të kujdesshëm, viktima më e madhe e COVID-19 mund të jetë demokracia.

Foto ilustruese: Pixabay.

Pasojat ekonomike të krizës së shkaktuar nga COVID-19 zënë mendimet dhe bisedat e pothuajse të gjithëve. Dhe për një arsye të mirë. Bashkimi Europian po shkon drejt recesionit më të keq në historinë e tij, me ekonominë që pritet të tkurret me 7-12% këtë vit. Por shumë më pak po flitet për rrezikun që pandemia paraqet për demokracinë, edhe pse sinjalet janë po aq ogurzeza.

BE-ja veproi shpejt për të lehtësuar ndikimin ekonomik të pandemisë. Banka Qendrore Europiane ndërmori masa monetare të jashtëzakonshme dhe BE-ja prezantoi një paketë rimëkëmbjeje dhe rindërtimi me një vlerë prej 1-1,5 trilionë eurosh (1.1-1.6 trilion dollarë). Ka edhe mospajtime në lidhje me mënyrën e financimit të një pakete shpëtimi nga ana e BE-së, por objektivi kryesor është i drejtpërdrejtë: të arrihet një rikuperim i shpejtë në formë V-je, megjithëse një shërim më i ngadaltë në formë U-je mbetet një mundësi e dallueshme.

Megjithatë, përtej një rimëkëmbjeje të drejtpërdrejtë ekonomike, është ambicia e përbashkët për të ndërtuar një ekonomi europiane më të gjelbër, më të digjitalizuar. Praktikisht, të gjithë pajtohen që kriza e COVID-19 paraqet një mundësi të rëndësishme për të përshpejtuar një transformim të tillë.

Rezultati do të varet pjesërisht nga ndikimi i pandemisë në institucionet politike të Europës. Dhe, deri më tani, ka arsye serioze për t’u shqetësuar.

Nga këndvështrimi institucional, kërcënimi më i madh vjen nga Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë, e cila kohët e fundit vendosi që qeveria gjermane kishte shkelur Ligjin Themelor të vendit duke mos monitoruar në mënyrë adekuate blerjet e aseteve të sektorit publik të BQE-së. Ky vendim jo vetëm që është i shkëputur jashtëzakonisht nga realiteti – kursimi i ekonomisë europiane duhet të jetë përparësia kryesore sot – por gjithashtu reflekton një përbuzje të hapur për traktatet e BE-së.

Përgjegjësia juridike për BQE-në – përfshirë mbikëqyrjen nëse ajo po e tejkalon mandatin e saj – i përket Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, e cila vlerësoi blerjet e aseteve të BQE-së në vitin 2018. Megjithatë, gjykata gjermane, duke përdorur një logjikë krejtësisht torturuese, pretendon se ajo nuk është e kufizuar nga ai vendim – të gjitha në përpjekje për të imponuar paragjykime ekonomike gjermane në pjesën tjetër të BE-së.

Sidoqoftë, shumë më shqetësuese janë përpjekjet populiste për ta përdorur krizën për të minuar demokracinë. Kryeministri hungarez Viktor Orbán është një rast i tillë. Pasi e ka kaluar dekadën e fundit duke sulmuar shtypin e lirë, OJQ-të dhe kundërshtarët politikë, Orbán e ka përdorur krizën e COVID-19 si pretekst për të miratuar një legjislacion që i mundëson atij të sundojë me dekret për një kohë të papërcaktuar. Ky është rasti i parë në Europë që nga Akti Mundësues i Adolf Hitlerit i vitit 1933.

Në Rusi, sulmet ndaj institucioneve demokratike janë edhe më të mprehta. Tre mjekë që trajtojnë pacientët me COVID-19 kanë rënë në mënyrë misterioze nga dritaret në javët e fundit, pasi vunë në pikëpyetje ose kritikuan mënyrën sesi vendi po e trajton krizën. Askush nuk mund të ndihmojë, por le të kujtojmë fatin e Jan Masaryk, ministrit të jashtëm çekosllovak, i cili u gjet i vdekur poshtë dritares së apartamentit të tij në mars 1948, dy javë pas ardhjes në pushtet të komunizmit.

Ky trend nuk është i kufizuar vetëm në Europë. Demokracitë më të mëdha në botë – Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India – janë gjithashtu në rrezik.

Presidenti amerikan Donald Trump ka arritur ta politizojë pandeminë. Ai ka refuzuar të ndihmojë guvernatorët – veçanërisht demokratët – të sigurojnë pajisjet e nevojshme. Madje, u përpoq të gjurmonte pajisjet që ishin porositur në mënyrë private. Për më tepër, ai ka ushqyer rezistencë përsa i takon urdhrave për izolim në shtëpi në shtete të tilla si Miçigani dhe Minesota, të cilat drejtohen nga demokratët.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka ndjekur të njëjtën metodë, megjithëse në një mënyrë më të egër dhe oligarkike. Dhe, përveç zbatimit të një karantine të menduar keq dhe që la miliona indianë të papunë dhe të uritur brenda natës, qeveria e kryeministrit indian Narendra Modi e ka përdorur virusin për të çuar para axhendën e tij anti-myslimane.

Këto sulme ndaj demokracisë, deri më tani, kanë marrë pak vëmendje ndërkombëtare. Mediat globale janë përqendruar aq shumë te pasojat shëndetësore dhe ekonomike të COVID-19 saqë duket se kanë shumë pak hapësirë ​​për implikimet politike. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për mbulimin e aplikacioneve për gjurmimin e kontakteve – ndoshta kërcënimi më i madh për demokracinë e të gjithëve.

Duke informuar përdoruesit për ekspozimin e mundshëm ndaj COVID-19, aplikacionet për gjurmimin e kontaktit supozohet të jenë çelësi për t’u mundësuar ekonomive të rihapen ndërsa minimizojnë rreziqet për shëndetin publik. Megjithatë, edhe versionet më “të sigurta” – të cilat përdorin Bluetooth, enkriptojnë të dhënat dhe premtojnë anonimitet – ngrenë pikëpyetje serioze.

Kush e garanton sigurinë e të dhënave nga hakerat? Nëse dua të fshij aplikacionin, a do të fshihen të gjitha të dhënat e mia? Sa shpejt? Çfarë na siguron ne që qeveritë nuk do ti bëjnë këto aplikacione të detyrueshme? Nëse ata e bëjnë të detyrueshëm aplikacionin gjatë pandemisë, çfarë i ndalon ata që të vazhdojnë kështu edhe pas saj? Këto pyetje shkojnë në zemër të të drejtave dhe lirive tona kushtetuese.

Miratimi masiv i aplikacioneve për gjurmimin e kontaktit mund të çojë në diçka katastrofike. Së shpejti, europianët, amerikanët ose të tjerë mund ta gjejnë veten duke jetuar më shumë kinezët, me çdo veprim të monitoruar, çdo shkelje – madje edhe të rregullave të pashkruara – që ndëshkohet dhe një “vlerësim personal” që dikton qasjen e një personi në udhëtime dhe shërbime publike.

Kjo mund të duket e largët, por mund të marrim parasysh zhvillimet e fundit në Hungari ose Poloni për të parë se sa të ndjeshme mund të jenë institucione demokratike. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, viktima më e madhe e COVID-19 mund të jetë demokracia.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Is COVID-19 Killing Democracy?

Etiketa: Banka Qendrore EuropianeBashkimi EuropianBEBolsonaroBrazilibrazilianCOVIDCOVID-19demokraciaDonald TrumpekonomiGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGuvernatorHungariIndiaizolimKrizakushtetueseMasaMjekModimyslimanepandemiaParaPoloniProject SyndicateQeveriarrezikRusiSHShtetet e BashkuaraTrumpVendimviktima
Tjetri
Të uritur dhe të dhunuar: Shqipëria u privon refugjatëve të drejtat minimale

Monitori i të drejtave të njeriut i kërkon Shqipërisë të ndihmojë refugjatët

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.