AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Soreca i kërkon Lleshajt të përmirësojë kushtet për refugjatët

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca (i dyti majtas) në takimin me Ministrin Lleshaj (i dyti djathtas). Foto kortezi: Twitter

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca bëri të ditur në një status në Tëitter se i ka kërkuar atij përmirësimin me ugjencë të kushteve në qendrën për azilkërkues në Babrru të Tiranës. Shqetësimi i tij ngrihet pas një investigimi të BIRN që vuri në pah kushte të këqija dhe keqatrajtime të refugjatëve dhe migrantëve të bllokuar në Shqipëri.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca (i dyti majtas) në takimin me Ministrin Lleshaj (i dyti djathtas). Foto kortezi: Twitter

Soreca njoftoi të Enjten takimin me me Ministrin e Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj për të diskutuar “çështje të migrimit, përfshirë situatën aktuale në qendrën e Babrrusë”.

“Kushtet e jetesës në qendër duhet që të përmirësohen urgjentisht,” shkroi Soreca në Tëitter.

Kërkesa publike e Sorecës vjen pas publikimit të një investigimi të BIRN, ku përmes intervistave me migrantë dhe refugjatë që gjenden aktualisht në Shqipëri, zbulohet se kushtet e jetesës në qendër janë të këqija, qendra është shumë përtej kapacitevete të saj dhe ushqimi është aq i pamjaftueshëm sa shumë prej refugjatëve detyrohen të lypin bukë nëpër rrugët e kryeqytetit.

Lexo edhe:

Të uritur dhe të dhunuar: Shqipëria u privon refugjatëve të drejtat minimale

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk dha komente në rrjetet sociale nga takimi me ambasadorin e BE-së.

Shqipëria është vend tranzit për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, të cilët tentojnë të mbërrijnë në vendet e Bashkimit Europian përmes Ballkanit. Ata vijnë kryesisht nga Greqia, ku kanë qëndruar ndonjëherë me muaj të tërë pasi kanë kaluar Egjeun, dhe vijojnë rrugën drejt Malit të Zi apo Kosovës.

Prej vitit 2018, fluksi i emigrantëve të parregullt të ndaluar në Shqipëri është rritur në mënyrë eksponenciale, duke e kthyer vendin në një korridor të rëndësishëm të lëvizjes së emigrantë drejt vendeve të BE-së.

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Ministrinë e Brendshme i tha BIRN se numri i emigrantëve të parregullt të kapur në kufirin e gjelbër ishte 11 344 në periudhën Janar 2019-Shkurt 2020, i rritur mbi 10 herë krahasuar me vitin 2017.

Edhe numri i azilkërkuesve në Shqipëri pësoi rritje rekord brenda një kohe të shkurtër; nga 309 raste që ishin në vitin 2017, në 4386 raste në 2018-ën. Azilkërkuesit nga Siria zënë vendin e pare, të ndjekur nga irakenët dhe marokenët.

Shumëfishimi i numrit të azilkërkuesve e ka gjetur Shqipërinë të papërgatitur dhe me kapacitete minimale. Përveç Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit, vendi ka në dispozicion edhe qendrën e mbyllur në Kareç të Tiranës, por të dyja qendrat nuk mund të strehojnë së bashku më shumë se 400 persona.

Kapacitetet e pamjaftueshme strehuese shoqërohen edhe me keqfinancim nga ana e qeverisë. Shqipëria shpenzon vetëm 330 lekë [2.6 euro] si kuotë ditore për çdo refugjat; vlerë kjo e pandryshuar prej një dekade dhe e pamjaftueshme për të shuar urinë.

Etiketa: AfrikaAfrika VerioreazilkërkuesAzilkërkuesitBashkimit EuropianBEBIRNEuroGreqiaKosovëLindjaLindja e MesmeLuigi SorecaPunëRrjetet socialeshqipShqipëriShqipëriaSiriaTiranëTwitter
Tjetri
Fasoneritë, epiqendra e paralajmëruar e epidemisë së COVID-19

Rasti pozitiv me COVID-19 në fasoneri ngre shqetësim për vatër të re në Durrës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.