AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Natyra është ilaçi ynë më i mirë

Enric SalangaEnric Sala
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seychelles. Foto: Pixabay.

Shumë vende tashmë po demonstrojnë se si mund të krijojmë lidhje më të forta midis natyrës, ekonomisë dhe shëndetit tonë. Dhe nisma e fundit e Seychelles për të mbrojtur detin e saj ofron shpresë se nëse çdo vend, sado i vogël, të bëjë pjesën e tij, planeti mund të jetë më i sigurt dhe më i begatë për të gjithë ne – ashtu siç premton natyra.

Seychelles. Foto: Pixabay.

Seychelles, një varg 115 prej ishujsh shkëmborë në Oqeanin Indian, njoftoi kohët e fundit – në mes të pandemisë së koronavirusit – se do të mbronte 30% të ujërave të saj të kaltra nga përdorimi tregtar.

Mbrojtja e rreth 410,000 kilometrave katrorë të detit do të jetë në dobi të jetës së egër në stere dhe ujë, përfshirë 100,000 breshka gjigante dhe disa nga shkëmbinjtë koralorë të fundit të pacenuar në botë. Por, përveç faktit se kjo është në ndihmë të specieve të tilla, krijimi i Zonave të reja Detare të Mbrojtura – e cila u bë e mundur përmes një marrëveshje inovative – do të mbrojë gjithashtu shëndetin, mirëqenien dhe prosperitetin e banorëve të Seychelles, të cilët janë nën 100,000, por kujdesen për më shumë se 350,000 vizitorë çdo vit.

Aktualisht me një numër të vogël turistësh të bllokuar nga pandemia, vendi është nën një bllokim që synon të parandalojë përhapjen e mëtejshme të virusit. Vendimi i presidentit Danny Faure për të vazhduar përpara me këtë përpjekje, edhe pse vendi i tij po përballet me një emergjencë të shëndetit publik, shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së natyrës për mirëqenien fizike dhe ekonomike të njerëzve – dhe jo vetëm në Seychelles.

Pasojat njerëzore, ekonomike dhe sociale të përhapjes së shpejtë dhe shkatërruese globale të koronavirusit do të zgjasin edhe në vitet e ardhshme. Dhe me praninë ende të pandemisë, përparësia më urgjente është të mbështesim ata që preken direkt nga virusi dhe vështirësitë që shoqërojnë këtë.

Por kjo pandemi gjithashtu na ka siguruar një provë të paprecedentë dhe bindëse në lidhje me se sa ngushtë është i lidhur fati ynë me shëndetin e botës natyrore. Dhe tani, marrëdhënia jonë me natyrën është prishur. Ne kemi shkatërruar pyje, kemi mbingarkuar kullota, kemi ndërtuar porte dhe rrugë dhe kemi zgjeruar qytetet tona me një shpejtësi të madhe, duke shkatërruar habitate të panumërta natyrore. Në të njëjtën kohë, ne tregtojmë kafshë të egra kudo në glob, duke lëvizur specie të zakonshme dhe të rrezikuara në të gjithë botën njësoj sikur ato të ishin mallra pa jetë.

E gjithë kjo po afron më shumë dhe më shpesh me viruse që mund të përhapen nga kafshët te njerëzit, përfshirë koronavirusin COVID-19 dhe dhjetëra sëmundje të tjera vdekjeprurëse, nga HIV-i te Ebola. Po ashtu, degradimi që i kemi bërë ekosistemeve detare shkakton lulëzim të patogjenëve që mund të shkaktojnë sëmundje potencialisht fatale siç është kolera.

Lajmi i mirë është se liderët politikë largpamës dhe Kombet e Bashkuara tashmë po formojnë plane veprimi të përqendruara te natyra, të cilat mund të ndihmojnë për të ndaluar një pandemi tjetër para se ajo të fillojë. Këto strategji përfshijnë ruajtjen e ekosistemeve dhe jetën e egër që kanë mbetur ende pa u prekur nga aktiviteti njerëzor,duke ulur tregtinë e kafshëve të egra (përfshirë edhe duke i edukuar njerëzit për rreziqet nga konsumimi i kafshëve të egra), dhe duke rivendosur dhe mbrojtur zonave të rëndësishme toke dhe oqeani.

Bota tashmë mbron 15% të tokës së saj dhe 7% të oqeanit. Por, për hir të shëndetit dhe prosperitetit tonë, duhet të bëjmë më shumë. Në fakt, shumë vende janë në një mendje se ne duhet t’ia kthejmë gjysmën e planetit natyrës dhe ta përdorim gjysmën tjetër me përgjegjësi, dhe se ne duhet të fillojmë duke mbrojtur të paktën 30% të tij deri në vitin 2030.

Nga kjo do të përfitonin si natyra ashtu edhe njerëzit. Hulumtimet tregojnë se kafshë, bimë, insekte dhe mikrobe që jetojnë në ekosisteme komplekse mund të kufizojnë përhapjen e sëmundjes nga kafshët te njerëzit.

Por vendet natyrore bëjnë shumë më tepër sesa ofrojnë një rrjet sigurie kundër sëmundjeve. Ato gjithashtu na mbrojnë nga fuqia shkatërruese e motit ekstrem, na ruajnë nga vetë ndotja jonë dhe na furnizojnë me ushqime, ilaçe dhe na ofrojnë mundësi për të kaluar kohën e lirë.

Banorët e Seychelles mbështeten te toka dhe deti për të ardhurat dhe për ushqimin e tyre. Peshkimi punëson 17% të fuqisë punëtore të vendit dhe i siguron popullatës një burim proteine me kosto të ulët. Turizmi, i cili është përqendruar përgjatë vijave të bregdetit të Seychelles dhe nxitet nga bukuria natyrore e vendit në tokë dhe nën ujë, punëson rreth 25%.

Mbrojtja e 30% të ujërave të vendit do t’i japë fund aktiviteteve të dëmshme brenda zonave plotësisht të mbrojtura, ndërsa forcon peshkimin e qëndrueshëm përreth tyre. Dhe mbajtja pastër e vendeve natyrore aty, mund të ndihmojnë që Seychelles të mbetet parajsa natyrore që tërheq vizitorët të përgjegjshëm.

Kur pjesa më e keqe e pandemisë të ketë kaluar dhe bota të rinisë punën për të ushqyer njerëzit, shoqëritë dhe ekonomitë e saj të përtërihen përsëri, ne nuk duhet të anashkalojmë nevojën për t’u kujdesur për natyrën dhe ta lejojmë natyrën të kujdeset për ne. Një mjedis i shëndetshëm është ilaçi më i mirë për ne dhe mbrojtja një pjesë më të madh të tij do të na ndihmojë të marrim veten nga kjo pandemi dhe të ndalojmë një pandemi tjetër para se ajo të fillojë.

Shumë vende tashmë po demonstrojnë se si mund të krijojmë lidhje më të forta midis natyrës, ekonomisë dhe shëndetit tonë. Dhe nisma e fundit e Seychelles për mbrojtjen e detit ofron shpresë se nëse çdo vend, sado i vogël, të bëjë pjesën e tij, planeti mund të jetë më i sigurt dhe më i begatë për të gjithë ne – ashtu si premton natyra.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Nature is Our Best Antiviral

Etiketa: BanorëbllokimCOVIDCOVID-19HIVKombet e BashkuarakostomarrëveshjeMbrojtjaMjedisNdotjanismapaktpandemipandemiaParaPeshkimiPorteProject SyndicatePunëPYJeSHTokaturistTurizmiVendimi
Tjetri
Të gjithë dalin të fituar nga bashkëpunimi për gjetjen e një vaksine

Të gjithë dalin të fituar nga bashkëpunimi për gjetjen e një vaksine

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.