AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të gjithë dalin të fituar nga bashkëpunimi për gjetjen e një vaksine

Susan AtheyKendall HoytMichael KremerngaSusan Athey,Kendall Hoytdhe1 të tjerë
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Pixabay.

E vetmja mënyrë për të prodhuar dhe shpërndarë një vaksinë për COVID-19 me ritmin dhe shkallën që kërkon kriza aktuale, është nëpërmjet koordinimit ndërkombëtar. Ndryshe nga strategjitë e nivelit kombëtar, një qasje kolektive minimizon rreziqet dhe maksimizon efikasitetin.

Foto: Pixabay.

Ndërsa vendet në botë mendojnë për strategji për zhvillimin e një vaksine për COVID-19, duhet të jetë e qartë se qasja më e shpejtë dhe më efektive është të punojmë së bashku. Më shumë se çdo lloj ndërhyrje tjetër, një vaksinë e shpërndarë dhe efikase do ta lejonte ekonominë botërore të rimëkëmbej. Me 375 miliardë dollarë pasuri globale që avullojnë çdo muaj, ai moment duhet të vijë sa më shpejt.

Deri më tani, liderët botërorë kanë premtuar 8 miliardë dollarë në fonde për Përshpejtimin e Qasjes në Mjetet për të luftuar COVID-19 (ACT), një partneritet global për të zhvilluar diagnostikime, barna dhe vaksina. Megjithatë, kjo është vetëm një pjesë e investimeve të nevojshme për të sjellë një vaksinë me shpejtësi të madhe. Më pak se një në dhjetë kandidatë për një vaksinë ose ilaçe që hyjnë në prova klinike përfundimisht miratohet për përdorim. Dhe, pasi ai miratohet, rritja e prodhimit në nivelet e nevojshme do të sjellë shumë paqartësi. Prodhimi i vaksinave është një proces i ndërlikuar, që kërkon aprovim nga rregullatorë në çdo fazë dhe në çdo strukturë. Me disa prej kandidatëve për vaksina COVID-19 që janë ndërtuar në platforma deri më tani të palicencuara, këto protokolle sigurie dhe kontrolli cilësie mund të paraqesin sfida shtesë për nxjerrjen në treg sa më shpejt të vaksinës.

Mënyra më e mirë për të menaxhuar këto rreziqe është bashkëpunimi. Investimi shumëpalësh në një portofol të larmishëm kandidatësh për vaksina do të ndihmojë në rritjen e kapacitetit prodhues sapo të jetë përcaktuar siguria dhe efikasiteti i një vaksine. Duke pasur parasysh se ka shumë gjëra që nuk dimë për koronavirusin e ri, vlerësojmë se një investim prej rreth 145 miliardë dollarësh (17% e PBB-së botërore) do të ishte ideale, por edhe një program sa gjysma e kësa madhësie do të sillte përfitime të mëdha. Edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe Kina po ndjekin strategji investimesh individuale, të dy vendet mund t’i çojnë para interesat e tyre kombëtare përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, qoftë me anë të Përshpejtuesit ACT ose nëpërmjet kontratave të negociuara drejtpërdrejt midis vendeve dhe firmave.

Ekzistojnë katër përfitime kryesore nga bashkëpunimi. Së pari, secili vend mund të zvogëlojë rrezikun e vet për të mos investuar në vaksinën e duhur. Duke diversifikuar investimet në një portofol të gjerë qasjesh teknologjike, të gjithë vendet mund të përmirësojnë shanset e tyre për të pasur akses në një vaksinë të suksesshme. Për shembull, analiza jonë për vaksinat e kaluara sugjeron që nëse një vend investon në dy kandidatë që kanë filluar provat klinike, shansi që njëra të rezultojë e suksesshme është një në tre dhe mund të jetë shumë më i ulët. Megjithatë, nëse ai vend do të investonte në një duzinë ose më shumë kandidatë, shanset e suksesit të afërt do të rriteshin në më shumë se tetë në dhjetë.

Për më tepër, sa më shumë qasje të ndryshme të ketë, aq më i madh është kapaciteti prodhues që mund të rivlerësohet kur disa kandidatë dështojnë. Por portofoli nuk duhet të jetë vetëm i madh. Ai duhet jetë gjithashtu i koordinuar, sepse vendet që veprojnë në bashkëpunim mund të arrijnë një diversifikim shumë më të madh sesa çdo vend që mund të veprojë më vete. Vendet individuale të gjithë mund të investojnë në kandidatë të ngjashëm, të cilët më pas mund të dështojnë për arsye të ngjashme.

Së dyti, bashkëpunimi ndërkombëtar lejon më shumë bashkimin e burimeve, i cili është i nevojshëm për të rritur investimet në kapacitetin prodhues. Nëse lihen vetëm me pajisjet e tyre, vendet individuale nuk kanë gjasa të investojnë në kapacitete të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e popujve të tyre, e aq më pak kërkesën globale. Nëse secili vend “mbyllet” brenda një grupi të vogël furnizuesish, do të ketë më pak mundësi për t’i detyruar ato firma të inovojnë dhe përshpejtojnë proceset e tyre të prodhimit. Dhe me një kapacitet të zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme, do të ketë më pak konflikte në lidhje me qasjen ndaj vaksinës pasi të dalin kandidatë të suksesshëm.

Së treti, koordinimi global zvogëlon rrezikun e ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit. Ashtu si mungesat e tamponëve dhe reagentëve kanë vonuar testimin e koronavirusit, ashtu edhe mungesa e flakonëve prej qelqi, bioreaktorëve ose ndihmësve (substancat e përdorura për të rritur reagimin imunitar të trupit ndaj një vaksine) mund të vonojnë përpjekjet për të shpërndarë trajtime dhe vaksina të reja. Prodhimi biofarmik mbështetet në një rrjet global të lidhur ngushtë, i tillë saqë edhe SHBA-ja, e cila renditet lartë në indekset për inovacion biofarmik, është një importues neto i shumicës së furnizimeve mjekësore.

Pa koordinim ndërkombëtar, kontrollet e eksportit të vendosura në përgjigje të pandemisë mund të ndërhyjnë në aftësinë për të rritur prodhimin në kohën e duhur. Ndryshe nga kjo, një përpjekje thelbësore globale do të siguronte burimet e nevojshme për të parashikuar dhe zbutur telashet e zinxhirit të furnizimit, si dhe rialokimin e përbërësve dhe materialeve thelbësore për kandidatët për vaksina që janë përparësia më e lartë për prodhimin në masë.

Së katërti, për të maksimizuar përfitimet shëndetësore dhe ekonomike të një vaksine, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe popullsia e cenueshme në të gjitha vendet duhet të kenë përparësinë kryesore në marrjen e tij. Këtu, bashkëpunimi ndërkombëtar do t’i lejonte vendet pjesëmarrëse të ndjekin një strategji për ndarjen e vaksinës bazuara te nevoja, e cila është thelbësore për përfundimin e pandemisë sa më shpejt dhe për rinisjen e tregtisë dhe udhëtimeve me rrezik minimal për të risjell në vend infeksione nga jashtë. Të gjithë vendet kanë një imperativ për të mbrojtur punonjësit thelbësorë, qytetarët me rrezik të lartë dhe ata që duhet të udhëtojnë. Dhe në botën e sotme të ndërvarur, çdo vend do të përfitojë nga aftësimi i sa më shumë të tjerëve për të rifilluar ekonomitë e tyre.

Vendet që këmbëngulin në ndjekjen e strategjive individuale të investimeve, e bëjnë këtë me një rrezik të konsiderueshëm. Këto vende do të ishin shumë me mirë me një qasje të garantuar në grupin e parë të vaksinave të suksesshme nën një mekanizëm global. Edhe një vend me një program investimesh të njëanshme do t’i shërbente interesit të vet duke bashkëpunuar ndërkombëtarisht. Nëse kandidatët e vet dështojnë, ai do të ishte ende në radhën e pritjes për një vaksinë të zhvilluar nga portofoli i larmishëm i sponsorizuar ndërkombëtarisht.

Ne kemi nevojë për kundërmasa mjekësore ndaj COVID-19 për të vazhduar me një ritëm dhe në një shkallë të paprecedent. Vetëm një përgjigje globale mund ta garantojë këtë përfundim.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Everyone Wins From Vaccine Cooperation

Etiketa: COVIDCOVID-19FondekandidatëtKinaKontrolliKrizaMASMjekmjekëParaPBBProject SyndicaterrezikSHSHBAShtetet e BashkuaraSiguriaTregvaksinvaksinavaksinë
Tjetri
Rritja e numrit të të infektuarve vë në dyshim planin e hapjes

Rritja e numrit të të infektuarve vë në dyshim planin e hapjes

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.