AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Policia dhe qeveria përballen me kritika mbi dhunën e së dielës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjësit e policisë u përplasën me protestuesit e mbrojtjes së Teatrit të dielën. Foto: LSA

Një kor i gjerë kritikash ra mbi Policinë e Shtetit, Ministrin e Brendshëm dhe Kryeministri Edi Rama gjatë ditëve të fundit, kur segmente të shoqërisë shprehën zemërim me atë që ngjante si një përdorim taktik i dhunës kundër protestuesve dhe keqpërdorim politik i Policisë së Shtetit nga partia në pushtet.

Punonjësit e policisë u përplasën me protestuesit e mbrojtjes së Teatrit të dielën. Foto: LSA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kryeministri Edi Rama dhe Policia e Shtetit u përballën me kritika të shumta gjatë ditëve të fundit, për shkak se refuzojnë të pranojnë apo kritikojnë dhunën e ndodhur të dielën gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar. Disa mendojnë se policët individualisht mbajnë përgjegjësi morale dhe penale për veprimet që ata i konsiderojnë të paligjshme, ndësa të tjerë dyshojnë se dhuna policore mund të ketë qenë e paramenduar dhe e përdorur si strategji për të diskurajuar popullsinë të bashkohet me protestën.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të mërkurën që të dënojë personalisht dhunën ndaj gazetarëve, duke sugjeruar se dështimi për të dënuar dhunën mund të nxisë dhunë të mëtejshme në të ardhmen.

“Në kushtet kur ende nuk ka një ndjesë publike dhe ndëshkim të autorëve me uniformë apo të fshehur në shkelje të ligjit për ato akte dhune, të cilat u pasqyruan nga çdo media, ne gjykojmë se dhuna ndaj gazetarit Lela dhe e kolegëve të tjerë nuk ka qenë e rastësishme, por e targetuar,” thuhet në deklaratë.

I sulmuar në faqen e tij në Facebook, Kryeministri Edi Rama në mënyrë të përsëritur gjatë ditëve të fundit mohoi që të ketë pasur dhunë në protestë. Edhe kur u ballafaqua me foton ku një polic i ka vendosur çizmen mbi kokë një protestuesi të ri të shtrirë përdorë, kryeministri sugjeroi se mund të mos jetë siç duket.

Ndërkohë, tetë protestues të arrestuar nga policia nën akuzat e kundërshtimit të forcave të rendit dhe organizimit dhe pjesëmarrjes në mitingje të paligjshme u dërguan në arrest shtëpiak ose në detyrim paraqitje deri në pritje të gjykimit nga Gjykata Penale e Tiranës. Masa e sigurisë për ta u dha në maksimumin e lejuar ligjor prej 72 orësh. Mes tyre ishte edhe Broiken Abazi, një nga udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, një organizatë degë e partisë politike me të njëjtin emër në Kosovë. Në atë që duket një huazim nga taktikat e Vetëvendosjes, Abazi publikoi një “letër nga burgu”, në të cilën akuzoi Ramën se po përdorte arrestime dhe dhunë në mënyrë që të frikësonte popullsinë e gjerë nga pjesëmarrja në protestë.

Ndërkohë, edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj protestoi ndaj kritikave në një publikim të gjatë në Facebook të martën.

Ai u mbrojt me argumentin që policia nuk merr urdhra nga drejtimi politik në Ministri për veprimet e veta operacionale, ndërsa theksoi se vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar nuk i përket policisë.

“Mjeranë udhëhumbur kujtojnë se ende Policia vepron me urdhra, sipas modeleve të mbrapshta që kanë në kokat e tyre të mallkuara nga totalitarizmi,” deklaroi Lleshaj ndërsa etiketoi kritikët si “të paturpshëm”, “skutha”, “skifterë” e epitete të tjera.

Gjithsesi, shumë vëzhgues nuk e mendojnë kaq lehtë dhe kanë frikë se një proces i gjatë i transformimit të policisë në një forcë e departitizuar dhe krijimi i një force policore që gëzon besimin e publikut është dëmtuar rëndë nga përdorimi i dhunës policore të dielën.

Sokol Bregu, një gazetar kronike që zakonisht nuk bën komente, e quajti dhunën të pakuptimtë.

“Teatri është një gjë, një luftë mes dy pricipesh, dhuna jote nuk është. Dhuna jote është e pashpjegueshme,” shkroi Bregu, duke argumentuar se dhunën e së dielës nuk e ka rastisur më parë në 24 vjet eksperiencë si gazetar.

Ai po i referohej një ngjarjeje pasdreken e së dielës, shumë orë pasi shtyrjet mes protestuesve dhe policisë kishin përfunduar, kur policia iu afrua një grupi të rinjsh që ishin ulur në rrugë për të protestuar dhe i ngriti ata me forcë. Videot e publikuara më vonë treguan se policia i sulmoi ata pa ndonjë arsye.

Sjellja e policisë është vënë gjithashtu në pikëpyetje për shkak se një pjesë e forcave të dislokuara në protestë kishin numrat e identifikimit të hequra nga uniformat dhe fytyrat e mbuluara me maska.

Një zëdhënës i policisë nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN se pse policia kishte hequr numrat e identifikimit por episodi krijoi hapësirë për spekulime, se ky veprim mund të jetë kryer për të penguar një hetim të mundshëm mbi dhunën.

Në lojë është marrëdhënia më e gjerë mes forcave policore dhe popullsisë në një vend që ka qenë shtet policor deri në vitin 1992, ndërsa policia u përdor për dhunë masive ndaj qytetarëve deri në vitin 1997.

Policia u bë më pak e dhunshme dhe më korrekte në marrëdhënie me qytetarët gjatë njëzet viteve të fundit dhe besimi i publikut te policia duket se u rrit me kalimin e viteve. Gjithsesi, ngjarjet e të dielës mund ta kthejnë këtë proces pas.

“Unë nuk mendoj si ty, që gjoja respektove ligjin, unë mendoj që nesër më ka ardhur radha për t’u dhunuar nga policët e tu, jo të mitë,” shkroi Bregu.

Etiketa: 1997ArrestarrestimeBIRNdetyrimdhunaDhuna policoreDhunëEdi RamaFacebookgazetarGjykataHetimKryeministri Edi RamaMasaMaskaMediaMITPartiaPoliciaPolicia e ShtetitprotestuesQeveriaRamaSHshqipTiranëVendimiVetëvendosje
Tjetri
Aktivistët protestojnë në Durrës për ruajtjen e trashëgimisë  kulturore

Aktivistët protestojnë në Durrës për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.