AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Komiteti Helsinkit: Masat arrest me burg për vepra penale të lehta

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Durrësit; Foto Geri Emiri

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka prezantuar një raport studimor mbi problematikat e lidhura me kufizimin e lirisë së personave të dyshuar për vepra penale si edhe caktimin e masave të sigurimit personal, numri i të cilëve rezulton i lartë krahasuar me kapacitet akomoduese.

Gjykata e Durrësit; Foto Geri Emiri

Në fund të muajit maj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka prezantuar raportin e parë studimor të llojit të tij në Shqipëri, i kryer lidhur me problematikat e personave që vuajnë dënimin “arrest me burg” apo “paraburgim” në Shqipëri.

Ky raport është bazuar në monotorimet që Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kryer gjatë 400 seancave gjyqësore dhe në studimin e 1821 vendimeve gjyqësore të dy Gjykatave më të mëdha të vendit,  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Durrës.

Raporti ndalet kryesisht në faktin se përdorimi i zgjeruar i arrestit me burg (paraburgimit) shpesh shfaqet si një simptomë e mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë penale, që ka si pasojë mungesën e mbrojtjes së të drejtave të personave të paraburgosur, duke sjellë potencialisht një trajtim degradues të tyre.

“Shpresojmë që gjetjet dhe rekomandimet e pasqyruara në këtë raport të kontribuojnë pozitivisht për aktorët e sistemit të drejtësisë penale drejt një njohje dhe zbatim më të mirë të legjislacionit procedural-penal si dhe standarteve ndërkombëtare, me qëllim që kufizimi ekstrem i lirisë në kuadër të një procesi penal, veçanërisht në formën e ‘arrestit në burg’ të bëhet në raste përjashtimore”, u shpreh drejtorja ekzekutive e KShH, Erida Skëndaj, në prezantimin e raportit të shkruar.

Një pjesë e institucioneve të sistemit të burgjeve në Shqipëri, duke pasur mangësi dhe kufizime në kapacitetet e tyre akomoduese dhe në infrastrukturë, shpeshherë kanë krijuar një mbipopullim shqetësues të strukturave me të burgosur.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i krijuar që prej vitit 1990, është i përbërë prej një rrjeti intelektualësh dhe ekspertësh, të cilët  bashkëpunojnë për të  vëzhguar dhe monitoruar respektimin e të drejtave të njeriut në vendin tonë me qëllim zhvillimin dhe demokratizimin e Shqipërisë.

Gjatë monitorimeve të këtij Komiteti, është vërejtur se masat e arrestit me burg në Shqipëri janë marrë edhe për vepra penale më të lehta që nuk përbëjnë rrezik të lartë për shoqërinë.

“Në 2015-ën, një vit pas ndryshimeve në Kodin Penal, vërehet një rritje të numrit të ndalimeve/ arrestimeve nga policia dhe prokuroria, për personat e dyshuar për vepra me rrezikshmëri jo të lartë shoqërore, të parashikuara në nenin 137 të Kodit Penal ‘Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike’ dhe nenin 291 ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ ”, shkruhet në raportin e prezantuar prej ekspertëve të  Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Një tjetër faktor shqetësues është edhe kostoja që ky  numër i lartë i rasteve të paraburgimit i shkakton buxhetit të shtetit.

“Paraburgimi, kur nuk respektohen standartet ndërkombëtare dhe legjislacioni ynë i brendshëm, përveç se rezulton me shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ka gjithashtu një kosto tepër të lartë për buxhetin e shtetit”, saktësohet në raportin e KShH-së.

Kostoja financiare në buxhetin e shtetit, për akomodimin e personave të paraburgosur në vendin tonë për vitin 2019, paraqitet në nivele të larta, përkatësisht rreth 2.29 miliard Lek (të reja).

Shkaku i nivelit të lartë të paraburgimit në vendin tonë, bazuar në monitorimet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, mbetet mbrojtja formale që iu ofrohet personave që kryejnë vepra penale.

Bazuar në të dhënat që ka mbledhur ekipi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, proceset e vëzhguara  dhe vendimet e studiuara evidentojnë se mbrojtja e personave në seancat lidhur me vleftësimin e ndalim/arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ka karakter formal,e si pasojë kjo mbrojtje nuk rezulton cilësore dhe rrjedhimisht nuk është as efektive.

Kjo ka ndikuar negativisht duke sjellë pasoja edhe në nivelet e larta të paraburgimit në vendin tonë.

Për më tepër, vëzhguesit e KShH-së kanë vërejtur tendencën e monopolizimit të skemës për caktimin e avokatëve në  seancat gjyqësore, të cilët kanë qenë pothuaj të njëjtët, në total rreth 6 avokatë.

“Konkretisht, rreth 57.8% e personave janë përfaqësuar me avokat të zgjedhur ndërkohë që vijon të ketë një numër të lartë personash të përfaqësuar me avokat të caktuar, përkatësisht 39%”, theksohet në raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

 

Etiketa: ArrestArrest me burgBurgDurrësErida SkëndajGeri EmiriGjykataGjykata e DurrësitGjykatëGjyqKodit PenalKomiteti Shqiptar i HelsinkitKomitetit Shqiptar të HelsinkitkostoKSHHkufizimeMASMbrojtjambrojtjendalimparaburgimpasojaPoliciaProkuroriaraportRaportirrezikSHshqipShqipëriVendimetVëzhguesit
Tjetri
Mashtronin turistët dhe i klononin kartat bankare, arrestohen 3 persona

Mashtronin turistët dhe i klononin kartat bankare, arrestohen 3 persona

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.