AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Opozita refuzon kërkesën e kryeministrit për rihapjen e bisedimeve për reformë zgjedhore

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke vendosur një maskë para se të flasë për median në Tiranë më 20 korrik 2020. Foto: LSA

Kryeministri Edi Rama kërkoi që marrëveshja e 5 qershorit për ndryshime në kodin zgjedhor të rihapet për të akomoduar atë që ai e prezantoi si kërkesë të opozitës parlamentare ndërsa opozita jashtëparlamentare refuzoi prerazi çdo propozim shtesë.

Kryeministri Edi Rama duke vendosur një maskë para se të flasë për median në Tiranë më 20 korrik 2020. Foto: LSA

Palët politike në Shqipëri përfunduan pa ndonjë rezultat të hënën një takim të nivelit të lartë ku u diskutua pa praninë e publikut kërkesa e kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar kushtetutën.

Opozita jashtëparlamentare kundërshtoi prerazi kërkesat e kryeministrit ndërsa ky i fundit u përpoq të justifikojë pozicionin e tij duke argumentuar se në parlament, një grup deputetësh të opozitës kanë vendosur kushte shtesë dhe kërkojnë ndryshime kushtetuese, të cilat ai i mbështet.

Në fund, Rama shpalli tryezën një hap pozitiv dhe kërkoi vijimin e bisedimeve ndërsa Gazmend Bardhi nga Partia Demokratike deklaroi prerazi se partia e tij nuk ka në plan të diskutojë asgjë tjetër.

“Kemi qëndrim sipas nesh shumë të qartë ka dhe një realitet politik i cili imponon një qasje qe për ne është e diktuar si forca më e madhe, por që kemi dhe detyrimin të krijojmë një proces dhe të arrijmë një rezultat ku nëse të gjitha palët nuk janë 100% dakord me të gjithë, së paku secila nga palët të ketë pjesën e vet le të themi,” deklaroi Rama në kërkesën e tij për të rihapur bisedimet për marrëveshjen e 5 qershorit.

“Sot na u konfirmua që ne do të duhet të rihapim edhe një herë çështje që ne kemi rënë dakord. Apeli jonë ishte që ne nuk mund të hedhim në kosh një punë 6 mujore të Këshillit Politik. Ne nuk mundemi që pas 6 muajsh të themi që kemi ndryshuar mendje,” deklaroi Gazmend Bardhi.

Shqipëria duhet të miratojë ndryshime në kodin zgjedhor të vendit jo më vonë se sa 30 korriku i këtij viti ndërsa diplomacia e aleatëve perëndimorë të vendit është angazhuar tashmë prej muajsh për të ndërmjetësuar arritjen e një marrëveshjeje.

Arritja e një marrëveshjeje për ndryshime elektorale konsiderohet me rëndësi nga njëra anë për shkak se përbën një kusht për hapjen e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe BE-së dhe nga ana tjetër sepse shihet si një mënyrë për të rikthyer partitë kryesore të opozitës në të bërit politikë brenda institucioneve.

Në 5 qershor, pas më shumë se gjashtë muajsh diskutimesh, partitë kryesore të vendit e arritën një marrëveshje nën presionin e vazhdueshëm dhe të hapur të ndërkombëtarëve për të kryer disa ndryshime në administrimin e zgjedhjeve. Por marrëveshja nuk është miratuar ende në parlament ku shumica socialiste duket se pretendon se nuk ka vullnet politik nga “opozita parlamentare” për ta votuar atë.

Opozita parlamentare përbëhet nga disa dhjetëra deputetë të cilët u kandiduan nga PD dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2017, kryesisht në fund të listave të mbyllura përkatëse, por e gjetën veten në parlament pasi deputetët e këtyre dy partive vendosën të heqin dorë nga mandatet në vitin 2019 në përpjekje për të krijuar një krizë parlamentare dhe zgjedhje të parakohshme.

Javën e kaluar, kryeministri Edi Rama shkaktoi kritika të gjera nga opozita vendëse dhe zyrtarë të ndryshëm në Europë për vendimin për të mbështetur kërkesën e “opozitës parlamentare” për ndryshimin e kushtetutës, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, rritjen e pragut në masën 5% dhe një premtim për hapjen e pjesshme të listave të kandidatëve të partive. Kjo pikë e fundit, ndonëse prezantohet nga Rama si ndryshimi kryesor, nuk është konkretizuar në një propozim formal dhe nuk dihet se si mund të funksionojë.

Etiketa: ApeliBEdeputetEdi RamaGazmend BardhiKryeministri Edi RamakushtetueseLSImandatetMarrëveshjamarrëveshjeMASOpozitaParaparlamentPartiaPartia DemokratikePDRamaSHshqipShqipëriShqipëriazgjedhjezgjedhje të parakohshmeZgjedhjet
Tjetri
Business newspaper article

‘Shpërndarje paniku’: Policia përndoqi gazetarët pas tërmetit dhe COVID-19

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.