AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Një fillim i ri për Malin e zi

Srgja PavloviqngaSrgja Pavloviq
6 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kushtetuta e Malit të Zi garanton të drejtën për informim publik. Foto: Vladimir Vucinic

Pavarësisht ndjenjave të përziera mes euforisë dhe mosbesimit pas zgjedhjeve, është e rëndësishme të mos harrojmë faktin se DPS pritet të pranojë ende rezultatet e zgjedhjeve dhe që nuk duhet përjashtuar mundësia e ndërrimit të kahjes politike që është traditë në Malin e Zi. Në këtë lojë të komplikuar zgjedhore, shpejtësia (festimi i fitores) nuk është virtyt.

Sidoqoftë, me shpresën se DPS do të njohë dhe pranojë rezultatet e zgjedhjeve dhe se ngjarjet paszgjedhore nuk do të konfirmojnë se i zakonshmi Drago Gjuroviç është fati i Malit të Zi, ajo që i pret qytetarët dhe qeverinë e re është një punë e gjatë dhe e vështirë për të ristrukturuar Malin e Zi në një shtet të vërtetë të të gjithëve, një shtet me të vërtetë të pavarur dhe sovran, me institucione të pavarura dhe efikase, një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, një shtet ku rinia  nuk pre bileta njëdrejtimëshe për në Gjermani, Suedi, Kanada, një vend ku nuk ka kuzhina supe ….

Nuk duhet të na gënjejë mendja se koha është në anën e fituesve të djeshëm të zgjedhjeve, sepse ata duhet menjëherë të angazhohen në punën e mundimshme të reformës së një shteti privat. Arritja e këtyre qëllimeve kërkon një angazhim të brezave që duhet të fillojë sot, në mënyrë që brezat e ardhshëm të trashëgojnë një themel të fortë shtetëror.

Megjithëse është ende herët për të bërë vlerësimet përfundimtare, rezultatet e zgjedhjeve të djeshme duket se janë, në pjesën më të madhe, produkt i dy faktorëve kompleksë.

I pari është sundimi disa-dekadësh i një partie dhe udhëheqësit të saj, i cili prej një kohe të gjatë tashmë nuk ofron shpresë për prosperitetin e të gjithëve. Nuk është e vështirë të dokumentosh pretendimin se gjatë pothuajse tre dekadave të qeverisjes, DPS privatizoi shtetin dhe e shndërroi atë në një kooperativë partiake, të dobishme vetëm për anëtarët dhe militantët e saj, drejt stacionit të fundit të pashmangshëm: autokracisë. Partia që ishte në pushtet deri dje dështoi (ose nuk kishte qëllimin / dëshirën) për të krijuar institucione shtetërore të afta për të përballuar sfidat e kohëve moderne, pavarësisht se kush ulet në karrigen e presidentit dhe kryeministrit. Nga viti 1990 e deri më sot, institucionet shtetërore të Malit të Zi kanë funksionuar në shërbim të partisë në pushtet. Ishte vetëm çështje kohe, deri kur të jepej një mundësi e favorshme, kur pakënaqësia e akumuluar e qytetarëve do të derdhej në rrugë dhe do të përcaktohej politikisht si nevojë për ndryshime politike dhe sistemore.

Faktori i dytë është ca i vështirë për t’u kuptuar: “vetë-dëmtimi” i DPS-së. Duke miratuar një ligj problematik mbi bashkësitë fetare, kreu i partisë hapi konflikt me Kishën Ortodokse Serbe në Malin e Zi. Kjo u pasua nga hyrja e kishës në politikë përmes dyerve të mëdha, litive, radikalizimit të politikës së identitetit dhe zgjimit të nacionalizmave. Kam përshtypjen se, bazuar në përvojat e mëparshme, Gjukanoviç besonte se ky konflikt mund t’i sillte atij një fitore tjetër zgjedhore. Mbase ai shpresonte që votuesit e DPS-së do të zgjidhnin partinë në vend të kishës dhe  altarit ku ndezin qirinj dhe që të ashtuquajturit “votues sovranistë” do të mblidheshin edhe një herë rreth retorikës së tij për një shtet të kërcënuar. Humbja në zgjedhje tregoi se Gjukanoviçi mbivlerësoi besnikërinë partiake të një segmenti të rëndësishëm të elektoratit të DPS dhe nënvlerësoi dyshimin dhe dekadat e frustrimit që sovranistët kishin mbledhur ndaj tij.

Rezultati është, de facto, fitorja e koalicionit e mbledhur rreth DF, udhëzimet politike , matrica ideologjike dhe vizioni i të cilës ankorohen fuqimisht në themelet e hegjemonisë së diskursit kombëtar serb dhe versionit shën-savist të Ortodoksisë. Aktiviteti paszgjedhor i drejtuesve të këtij koalicioni, me të drejtë, ka shqetësuar të gjithë ata që trashëgojnë vizionin sovran të shtetësisë malazeze dhe identitetit malazez. Gjegjësisht, akti i parë publik i Krivokapiçit, pasi njoftoi rezultatet paraprake që treguan humbjen e DPS, ishte të shkonte në Kishën e Ringjalljes së Krishtit dhe të takohej me Metropolitin Amfilohije.

Midis këtyre dy pikave, u formua thelbi i asaj që mund të bëhet themeli i një opsioni qytetar centrist dhe progresiv shoqëror. Koalicionet rreth Aleksa Beçiçit dhe Dritan Abazoviçit janë premtuese dhe një mundësi e mirë, dhe për këtë arsye meritojnë urime dhe mbështetje. Ata kanë detyrën e vështirë të përcaktojnë dhe zbatojnë reformat fillestare që do të mundësonin funksionimin e shtetit në një situatë të vështirë ekonomike dhe, në të njëjtën kohë, të veprojnë si faktor korrigjues në lidhje me partnerin e tretë të koalicionit të grupuar rreth DF. Ky funksion korrigjues në lidhje me koalicionin e mbledhur rreth DF duhet të lidhet kryesisht me retorikën dhe qëllimet e përcaktuara qartë politikisht që vënë në dyshim pozicionin ndërkombëtar të Malit të Zi, rikompozimin e marrëdhënieve brenda shtetit dhe dhënien përparësi të politikës së identitetit. Efikasiteti në këtë punë korrigjuese, ndër të tjera, do të jetë një masë e forcës së këtij opsioni progresiv qytetar.

Në fund, rezultati më domethënës i zgjedhjeve të djeshme në Malin e Zi është fakti që qeveria ndryshoi përmes kutisë së votimit, dhe jo në barrikada dhe nën vëzhgimin e snajperëve. Ndryshimi i djeshëm i qeverisë në një mënyrë paqësore dhe pranimi i këtij ndryshimi nga DPS është një shenjë e ekzistencës së kapaciteteve demokratike që duhet të zhvillohen më tej. Unë sinqerisht shpresoj që vendi të drejtohet nga ata që kanë një Mal të Zi të pavarur, sovran dhe Evropian në zemrat e tyre, duke pasur parasysh rimëkëmbjen ekonomike të shtetit të shkatërruar. Shpresoj që qeveria e re do ta shohë veten dhe punën e saj vetëm si hapin e parë në rrugën e vështirë të reformës.

************

Përktheu: Armanda Hysa

Etiketa: Armanda HysaBEfitoreGjermaniGjukanoviçKanadaKishëkonfliktLigjMal të ZiMASmbështetjePartiaPunëQeveriaSHVotuesvotuesitzgjedhje
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Vojsava Osmanaj –Gjykata e Apelit Shkodër

Skeda e pasurisë së deklaruar –Vojsava Osmanaj –Gjykata e Apelit Shkodër

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.