AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Meta cakton datën e zgjedhjeve ndërsa Ruçi nis procesin e KQZ të re

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një komisioner ngjyen me bojë gishtin e një votuesi në Kamëz më 30 qershor 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Presidenti Meta dekretoi 25 prillin 2021 si datë zgjedhjesh ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të zgjedhë një numër zyrtarësh për të plotësuar institucionet e reja që do të zëvendësojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Një komisioner ngjyen me bojë gishtin e një votuesi në Kamëz më 30 qershor 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi grupeve aktuale parlamentare të bëjnë propozimet për personat kyçë të administrimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vend një ditë pasi presidenti Ilir Meta përcaktoi 25 prillin e vitit 2021 si datë zgjedhjesh.

Ruçi i kërkoi grupeve parlamentare, të cilat janë ato të Partisë Socialiste dhe tre grupeve të tjera të të ashtuquajturës “Opozitë parlamentare”, të propozojnë kandidatët e tyre për postin kyç të Komisionerit të Zgjedhjeve si dhe anëtarëve të një institucioni të ri të quajtur Rregullatori dhe ato të Këshillit të Ankesave dhe Sanksioneve.

Të tre institucionet janë krijuar nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara nga Kuvendi në korrik pas një marrëveshjeje politike mes Partisë Socialiste në pushtet me opozitën jashtëparlamentare dhe opozitën parlamentare.

Institucione të reja

Sipas ndryshimeve në kodin zgjedhor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është një individ që administron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe si i tillë, duhet të jetë jopartiak dhe që gëzon besimin e të gjitha palëve. Sipas nenit 13 të kodit, një individ i tillë duhet të ketë njëkohësisht eksperiencë në punë në administratë publike apo organizata jofitimprurëse, por njëkohësisht duhet të jetë ish-drejtues, d.m.th., jo drejtues aktual.

Marrëveshja për reformimin e kodit zgjedhor në aspekt të administrimit të zgjedhjeve ishte mes tre partive të mëdha, PD, PS dhe LSI, por aktualisht procedura e zgjedhjes së komisionerit do të jetë parlamentare. Aktualisht në kuvend, pas largimit të PD dhe LSI në fillim të vitit 2019, janë krijuar tre grupe të reja parlamentare. Njëri e ka emrin “Demokraci dhe Drejtësi” dhe përbëhet [link] nga tetë deputetë, ish-kandidatë të PD dhe LSI. I dyti e ka emrin “Grupi Parlamentar i Pavarur” dhe përbëhet kryesisht nga ish-kandidatë për deputetë të LSI [Link] ndërsa i treti, është grupi i demokratëve parlamentarë [Link].

Kuvendi fillimisht duhet të ngrejë një komision, i cili do të pranojë kandidimet para se të votojë në seancë plenare për të zgjedhur komisionerin me tre të pestat. Nëse kuvendi nuk arrin kompromis për kandidatin e pëlqyer, atëhere komisioneri zgjidhet me short mes kandidatëve për komisioner.

Komisioneri i zgjedhjeve do të ketë detyra administrative ndërsa detyrat normuese do t’i ketë një institucion tjetër i quajtur Komisioni Rregullator. Ky i fundit do të përbëhet nga pesë anëtarë që do të zgjidhen me të njëjtën procedurë me komisionerin për një mandat pesëvjeçar. Dhe përveç Komisionerit dhe Komisionit Rregullator, administrimi zgjedhor do të ketë edhe një institucion të tretë të quajtur Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, (KAS) i cili do të duhet të zëvendësojë Kolegjin Zgjedhor, institucionin e përbërë nga gjyqtarë apeli që ka trajtuar mosmarrëveshjet zgjedhore që nga zgjedhjet e vitit 2005. Anëtarët e KAS do të kenë mandat nëntëvjeçar.

Zgjedhja e zyrtarëve të rinj për administrimin zgjedhor nuk është problemi i vetëm. Një problem tjetër u hap më 31 korrik kur Kuvendi plotësoi dëshirën e Partisë Socialiste për të eliminuar koalicionet parazgjedhore dhe për “hapjen e pjesshme të listave” përmes ndryshimeve në Kushtetutë. Kuvendit do t’i duhet të bëjë ndryshime të reja në Kodin Zgjedhor për të caktuar se si do të funksionojë ajo që Rama e quan “hapje e pjesshme e listave”.

Etiketa: AdministrativeApeliBIRNdemokracideputetGjergj ErebaragjyqtarIlir MetaKamëzkandidatëtKASKomisionkomisionerKomisioneriKomisioni i Ankimeve dhe SanksioneveKQZKuvendKuvendiLSIMarrëveshjaMetaParaPartisë SocialistePDPSRamaSHshqipZgjedhjet
Tjetri
‘QAnon’ zë vend në Ballkan, duke pretenduar se COVID-19 “nuk ekziston”

‘QAnon’ zë vend në Ballkan, duke pretenduar se COVID-19 "nuk ekziston"

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.