AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ish-kryeministri Kurti kritikon “sulmin ndaj UÇK-së” nga ana e Gjykatës Speciale

Eraldin FazliungaEraldin Fazliu
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Albin Kurti, kryeministri i Kosovës. Foto: Facebook/Albin Kurti.

Ish-kryeministri Albin Kurti tha se çështjet e para të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kundër ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë një sulm ndaj forcës guerile të kohës së luftës.

Albin Kurti. Foto: Facebook/Albin Kurti.

Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (Vetëvendosje), i cili u rrëzua nga posti i kryeministrit të mars, ka pasur gjithashtu një vjeshtë të trazuar.

Më herët këtë muaj, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë konfirmoi një aktakuzë që akuzon Rexhep Selimin, kreun e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Selimi u padit së bashku me tre ish-figura të tjera të larta në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të cilët u bënë politikanë të lartë – presidenti i dorëhequr së fundmi Hashim Thaçi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli dhe kryetari i këshillit kombëtar të Nismës Socialdemokrate (NISMA), Jakup Krasniqi. Ata të gjithë janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Aktakuza, e cila rendit krime të pretenduara duke përfshirë ndalime të paligjshme, zhdukje me forcë, përndjekje, tortura dhe vrasje, e habiti Kurtin, i cili e përshkroi atë si një përpjekje për revizionizëm historik.

“T’ju them të drejtën, nuk e kam pritur një sulm të tillë mbi UÇK-në. Ky togfjalëshi Ndërrmarrje e Përbashkët Kriminale që vendoset si një lloj subversioni politiko-historik i UÇK-së”, tha Kurti në një intervistë për BIRN.

“Unë besoj se kjo do të jetë e dëmshme për shtetndërtimin e  Kosovës, për drejtësinë në Kosovë dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe vlerat e saj”, shtoi ai.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku do të gjykohen të paditurit, u krijuan për të gjykuar krime të pretenduara të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë nga viti 1998 në vitin 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të vendosura në Holandë dhe të pajisura me star ndërkombëtar.

Kurti kujtoi presionin ndaj deputetëve të Kosovës nga komuniteti ndërkombëtar për të votuar për krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në gusht 2015 pasi një votim i mëparshëm në qershor të atij viti ishte kundër krijimit të të ashtuquajturës “Gjykatë Speciale”. Ai e përshkroi këtë si “dhunë institucionale”.

Për Vetëvendosjen e Kurtit, shteti i Kosovës tani duhet të jetë i gatshëm të organizojë në mënyrë kolektive mbrojtjen e të pandehurve, edhe pse në thelb ai nuk pajtohet me Dhomat e Specializuara që gjykojnë anëtarë të UÇK-së.

“Unë i kam ambiciet më të mëdha për shtetin e Kosovës dhe rrjedhimisht dua që drejtësinë ta bëjnë gjykatat vendore”, u shpreh ai.

“Nuk kam qenë kundër Tribunalit të Hagës sepse ajo është marrë me krejt rajonin, por kjo është një gjykatë ndërkombëtare enkas vetëm për Kosovën”, shtoi ai.

Fitorja e Biden “diçka më e mirë për Kosovën”

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Joe Biden. Foto Facebook

Edhe pse tetori ishte traumatik për Vetëvendosjen dhe kreun e saj, zhvillimet përtej Oqeanit Atlantik i dhanë shpresë Kurtit.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe fitorja e kandidatit të Partisë Demokratike e gëzuan kreun e Vetëvendosjes, i cili i kishte bërë thirrje diasporës shqiptare të Kosovës që të mbështeste Joe Biden.

“Mendoj se për çështjen kombëtare shqiptare dhe për shtetin e pavarur të Kosovës, Biden është pakrahasimisht më përparimtar sesa këta që shkuan dhe nuk pata asnjë dyshim për ta mbështetur”, shpjegoi ai.

Biden mbështeti ndërhyrjen ushtarake të NATO-s që i dha fund luftës së Kosovës në 1999 dhe kohët e fundit tha se ai do të inkurajojë BE-në që të liberalizojë vizat me Kosovën në mënyrë që vendi të lëvizë drejt anëtarësimit në bllok. Një rrugë në Kosovë mban emrin e djalit të tij, Beau Biden, i cili u vendos në vend gjatë kohës që shërbente me ushtrinë amerikane.

Kurti mohoi që ai e nxiti diasporën të votonte për rivalin e Donald Trump për shkak të eksperiencës së tij personale të hidhur me të dërguarin e presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Kurti e akuzoi Grenellin se luajti një rol aktiv në përmbysjen e qeverisë së tij në mars të këtij viti në një përpjekje për të pasur një administratë në Kosovë që do të ishte më e përshtatshme për nënshkrimin e një marrëveshje me Serbinë, për t’i dhënë Trump-it “një fitore” në politikën e jashtme para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

Nën kujdesin e Trump, ai që zëvendësoi Kurtin si kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti, nënshkroi një marrëveshje “normalizimi ekonomik” me SHBA-në në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nënshkroi një marrëveshje të ngjashme, por jo identike gjatë të njëjtit takim.

Por për Kurtin, zgjedhja e Biden do të thotë që marrëveshjet tani janë të pavlefshme dhe mbesin të vlefshme vetëm për Hotin dhe të dërguarin e Trump: “Këto marrëveshje mund të diskutohen vetëm privatisht midis Hotit dhe Grenell”, tha ai.

Partitë e establishmentit “kanë kapur shtetin”

Albin Kurti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti vazhdoi duke kritikuar atë që ai tha se ishte mungesë transparence e qeverisë Hoti mbi dialogun e vazhdueshëm të ndërmjetësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbi në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve.

Është raportuar se midis Prishtinës dhe Beogradit është arritur një marrëveshje mbi çështjen e personave të zhdukur, por që nuk do të zbulohet derisa të dy palët të bien dakord për të gjitha çështjet e tjera nën negociata.

“Unë nuk besoj që Kosovës mund t’i vijnë gjëra të mira me qasjen jo transparente dhe nuk mund t’i konsiderojmë të vlefshme ato marrëveshje që nuk publikohen, por aq më tepër që bëhen nga një qeveri jo legjitime”, tha Kurti.

Ai theksoi se sipas sondazheve të publikut, dialogu i Brukselit është çështja e pestë më e rëndësishme për publikun e Kosovës.

“Nuk e kemin shpallur pavarësinë nga Serbia, që varësinë e dikurshme nga Serbia ta zëvendësojmë me varësinë e njohjes sonë nga Serbia”, tha ai.

“Duhet përkujtuar se prioritetet tona janë punësimi e drejtësia; pra zhvillimi ekonomik dhe lufta ndaj korrupsionit”, shtoi ai.

Receta e Kurtit për situatën aktuale është zgjedhje të reja dhe sondazhet e opinionit publik kanë qenë premtuese për të.

“Në zgjedhjet e ardhshme ne t’i fitojmë mbi 50 për qind, mbase jo vetëm por edhe me ndonjë subjekt tjetër varësisht se çka do të regjistrohet si subjekt elektoral”, tha ai duke iu referuar aleancës së Vetëvendosjes me Vjosa Osmanin dhe nismës së saj për të krijuar një parti të re pasi u përjashtua nga Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK.

Kurti tha se ai nuk beson më te bashkëjetesa në qeveri me të ashtuquajturat parti “establishmenti” – Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat kanë qeverisur vendin që nga fundi i luftës dy dekada më parë.

“Përderisa unë negocioj mbi tavolinë në dy rrafshe; për program e plan edhe për pozita në ekzekutiv, ata i kanë tri lloj temash përfundi tavolinës. Unë ato nuk i kam. Unë nuk negocioj nën tavolinë e ata edhe mbi e edhe nën tavolinë dhe këtë e bëjnë për punësimet e militantëve partiakë, për tenderat e biznesmenëve të partisë e të tjera”, tha ai.

Ai e përshkroi shtetin e Kosovës si “të kapur” nga këto parti, duke cituar si shembull faktin që dy politikanët më të votuar në zgjedhjet e fundit, ai dhe Vjosa Osmani, janë të dy në opozitë.

“Kjo tregon që nuk ka demokraci në këtë vend dhe se Kosova është një shtet i kapur”, tha ai.

Etiketa: aktakuzëAlbin KurtiAvdullah HotiBEBIRNBiznesmenBrukseldemokraciDhomat e SpecializuaraDonald TrumpDrejtësiaFacebookGjykata SpecialeGjykatësGjyqGrenellHashim ThaçiHotiJakup KrasniqiJoe Bidenkadri veseliKosovaKosovëKosovë-Serbikrime lufteLDKLuftaLuftemarrëveshjeNATOParaPartia DemokratikeRichard GrenellSerbiSerbiaSHBAshqiptareSulmtë zhdukurTrumpUCKVjosaVjosa Osmanivotimvrasjezgjedhjezhdukje
Tjetri
Kriza e shkaktuar nga COVID-19 nuk sjell rritje të interesave të borxhit publik

Qarkullimi ekonomik arrin nivelin e para-pandemisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.